FOTOT/ Bashkia nis rikonstruksionin e një tjetër rruge në kryeqytet, fund baltës dhe pluhurit

26 Mars 2018, 19:00Sociale TEMA
FOTOT/ Bashkia nis rikonstruksionin e një tjetër rruge në

Qindra qytetarë të cilët jetojnë në zonën pranë Liqenit të Thatë do të shpëtojnë njëherë e mirë nga balta gjatë reshjeve të shiut dhe nga pluhurat gjatë verës duke iu gëzuar një rruge me të gjitha standardet e nevojshme.

 Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e rrugës e cila kalon përmes pallateve të reja të ndërtuara pas viteve ’90, por ku nuk ishte menduar për përmirësimin e infrastrukturës gjatë kohës që kjo zonë ishte nën administrimin e ish-Komunës së Farkës.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, mjetet e rënda të ndërmarrjes Nr. 2 të Bashkisë së Tiranës krahas punimeve nëntokësore, aktualisht po shtrojnë çakullin duke e përgatitur për asfaltin.

Prej vitesh banorët e kësaj zone ankoheshin se mungesa e rrugës po dëmtonte automjetet e tyre, ndërsa krijonte mjaft probleme edhe për kalimtarët.

Gjatë këtyre tre viteve, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë projektesh të rëndësishme për sistemimin e blloqeve ndërmjet pallateve, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja duke menduar për herë të parë edhe për urbanizimin e këtyre zonave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje