Grupi Balfin si shumë biznese të tjera i është bashkuar nismës së Kryetarit të Bashksië Tiranë Z. Erion Veliaj për gjelbërimin e qytetit “Dhuro nje Peme”.
Në këtë fushatë, nëpërmjet kompanive SPAR dhe Mane TCI pjesë e këtij Grupi, është bërë i mundur dhurimi i disa qindra pemëve.
Ndër pemët e dhuruara qytetit mund të përmendim selvitë si simbol i qytetit të Tiranës, por dhe pemë të tjera si acera, qershi dhe dafina.
Këto pemë u mbollën përgjatë segmentit të Mbikalimit-Teg, si dhe në zonën përreth liqenit të Farkës duke i dhuruar Tiranës një burim të ri oksigjeni dhe duke mundësuar një frymëmarrje më të madhe për qytetarët.
Në të dyja eventet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj falenderoi përfaqësuesit e Spar dhe Mane TCI për pemët e dhuruara dhe theksoi se kjo është mënyra më e mirë se si kompanitë private mund të shprehin përgjegjësinë e tyre sociale ndaj qytetit, duke i cilësuar këto kompani si shembulli më i mirë i kujdesit ndaj jetesës së shëndetshme.
Grupi Balfin si një biznes mjaft i përgjegjshëm për shoqërinë, i kushton një vëmendje të veçantë shtimit të zonave të gjelbërta, pyllëzimit dhe çdo iniciative tjetër në mbrojtje të mjedisit në të gjithë vendin, pasi mbjellja e pemëve ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm tek fakti që qyteti merr një frymëmarrje më të madhe por gjithashtu ndikon në mirëqënien dhe shëndetin e qytetarëve, në cilësinë e ajrit, si dhe në përmirësimin e paraqitjes vizuale të qytetit.
Grupi Balfin është Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. Pjesë e këtij Grupi janë qëndrat më të mëdha tregtare TEG dhe QTU, rrjeti më i madh i pajisjeve eletronike dhe elektroshtëpiake në vend Neptun, rrjeti ndërkombëtar SPAR, Jumbo, markat ndërkombëtare si Mango, Springfield etj.