FOTOT: Romi, llustraxhiu që na zbardh faqen nga ata që na e nxijnë

25 Mars 2018, 16:43Sociale TEMA

Nga Altin Bamllari

Nëse ndihesh faqezi, por edhe nëse ndihesh i turpëruar nga faqezinjtë, unë zbulova një llustraxhi në zemër të Londrës që ta zbardh faqen për 5 minuta. Quhet Romi Topi ose, ndryshe, llustraxhiu me kravatë.

Do pyesni ju: po ky llustron apo bën make-up? E pra, ky i bën të dyja. Anglezëve ua shkëlqen këpucët e shqiptarëve ua zbardh faqen.

Po si? – do thoni ju. Ja ashtu si Inva Mula e Ermonela Jahaj, si Rita Ora e Dua Lipa, si Tedi Papavrami, si Kledi Kadiu, si Fadil Berisha, si Ilir Shaqiri, si Ermal Meta, si të gjithë ata shqiptarë të mirë që na nderojnë anembanë botës.

Tani e teprove! – do më qortoni ju. Aspak! Ky djalë është një ambasador i shkëlqyer i njerëzve të thjeshtë, i gjithë shqiptarëve që punojnë e sigurojnë jetën ndershmërisht.

Ky djalë është një xhevahir, një shpirt bujar që rrezaton vetëm mirësi, që dashuron punën dhe familjen e vet e, për më tepër, krenar që është shqiptar.

Ky nuk është një llustraxhi i zakonshëm, ashtu siç e përfytyroni ju në rrugët e Tiranës. Ky është një artist me “audiencë” të lartë. 17 vjet në Burlington Arcade. 50 palë këpucë në ditë. Me mijëra e mijëra klientë, që u flet e u tregon të vërtetën tonë. E pashë vetë. Qëndrova aty. Ai ishte për ta si një magjistar.

Kur shkova për ta takuar, në celular kisha adresën e firmës, Shoes Shine Service. Me të mbërritur, në korridorin lluksoz pashë një djalë duke llustruar.

Desha ta pyes, por pastaj vazhdova drejt. S’mund të jetë ai. Unë po kërkoja një zyrë. Pastaj pyeta dikë. Ai buzëqeshi e më tregoi me dorë: Ja ku e ke!

U ktheva mbrapsht. I fola shqip. Ai u çua menjëherë. Hoqi dorezën e djathtë e më takoi si nga anët tona. –Është patrioti im, është shqiptar, i tha klientit, duke i kërkuar njëkohësisht edhe ndjesë. Ja mbarova. Kam edhe dy të tjerë e do ta mbyll.

Dhe ashtu bëmë. Ai paketoi gjërat, unë mbusha celularin me foto. Ai para, unë pas. Me Romin s’kishte llafe. Nuk ngeli njeri pa e përshëndetur. Matanë rrugës futemi në dyqanin më të famshëm të purove.

I madhi Churchill porosiste pikërisht këtu. Një burrë i vjetër përqafon Romin, i biri po ashtu, një i tretë i jep dorën. -Altin, kjo është familja ime, ky është babai im. Një atmosferë e parrëfyer. Ky djalë u bënte magji të gjithëve .

Më ka ardhur ky miku nga Shqipëria. Do shkojmë për darkë e do ta ndezim nga një puro. -Zgjidh e merr, foli “babai”. Ç’të zgjidhja? Zgjodha një Cohiba mesatare. Jo tha plaku. Po më kursen. Merr këtë dhe më zgjati një pako.

Nuk po ua them çmimin. Romi hodhi lekët, plaku ia fuste në xhep. Bëmë foto. Ikëm. Kalojmë në rrugën më të famshme të këmishave. Ndalojmë te një dyqan luksoz. Na përshëndet pronari. –Këto janë produktet e mia, më thotë Romi.

Unë e shoh si guak. Set furçash, bojërash, kremrash, lidhësesh ngjyra-ngjyra. –I porosis në Kinë dhe m’i paketojnë me logon time. Kam edhe tre llustraxhinj të tjerë që punojnë për mua, një italian, një polake e një indian. I kam shpërndarë në tre qendra të ndryshme. I kam trajnuar dhe e bëjnë punën si unë. Më ftojnë në evente të ndryshme edhe firmat e mëdhaja si Ralph Lauren, Gucci, Louis Vuitton, Dior e Breguet.

Këto po thoshim kur arritëm te Gaucho, restoranti me ëmër argjentinas. Aty ndërruam temë. Me këtë djalë mund të bisedoje për gjithçka. Më magjepsi me historinë e tij të dashuirisë me vajzën hollandeze, me të cilën ka sot tre fëmijë. Por ajo që më la pa fjalë ishte akti i tij human i para 4 vjetëve.

Kishte ardhur në Sarandë dhe notoi deri në Korfuz me idenë që të mblidhte fonde në ndërtimin e një monumenti simbol për gjithë të arratisurit dhe të vrarët në kufi.

Bashkia bëri sikur e mbështeti, por s’u kujdes aspak t’i bënte jehonë në shtyp, përveç një gazete të vogël lokale. Ndërsa media zhurmëmadhe, ngjarje të tilla s’i ka hiç në refene. Sidoqoftë, Romi bëri të vetën.

U ndamë vonë. Rrugës për në shtëpi, duke sistemuar disa mendime, bëra një paralelizëm midis bojaxhinjve të fasadave dhe Romit, korçarit që na e zbardh faqen përditë nga ata që na e nxijnë.

8 komente në “FOTOT: Romi, llustraxhiu që na zbardh faqen nga ata që na e nxijnë”

  1. meri says:

    Respekt per kete njeri puntor,une isha vet ne Londer dhe e pashe duke llustruar ,por nuk e dija qe ishe shqiptar.
    Pashe njeres qe rinin ne rradhe per te llustruar kepucet,e nje llustraxhi qe te linte mbresa kur e shikoje te veshur me nje uniforme zyrtari.

    1. Pellumbi says:

      Ore mike ka shkur ne kurbet per te ber pun dhe jo dengl si disa .

  2. Bushi says:

    Meriton fjalet dhe lavderimet me te medha ky shqipetar kaq punetor dhe i ndershem.Respekt dhe urime.

  3. Ju flet Bosi nga shtepia pa qera says:

    Ore Altin Bamllari .. po ç’eshte kjo bre mavri ???!!!! Po ç’thua ere derezi … po ky llustraxhiu po na i nxin faqen neve dhe jo po na i zbardhe !!!!! E kupton ti more , po si ore neve rraca superiore iliro – pellazgo – dardano – thrakase – epirotase – maqedonase e plot te tjera te punojme punera te rendomta si ky çapaçuli llustraxhi ???!!!!! Po pse ne qe i kemi dhene kulturen , gjuhen ,historine ,teknologjine moderne botes mbare te bejme punera te tipit …. Raxh Kapuri-t llustraxhi ????!!!!! Ne kemi (si popull) lindur te mbrejterojme , te drejtojme , te udheheqim , te jemi milionere …. e jo te bejme llustra !!!! Ke gabuar adrese ore djale …. punen ja u kemi lene te tjereve , nuk punojme ne per disa qindra apo mijera euro !!!! Meleona … meleona duam ta kemi diten e punes !!!! Ata djem qe i fitojne me gjak , duke u kacafytur me policine dhe me bandat e tjera per tregun e droges e prostitucionit e armeve …. ata jane nderi , heronjte , faqja e bardhe e popullit tone heroik e liridashes , kultur – dhenes , histori – beres , human – ngrenes !!!!! Per ata shkruaj ti , se me parate e tyre po zhvillohet e lulezohet atedheu yne !!! Lere Romi Topin nuk eshte pellazgo – ilir ai, eshte grek i zi …. lere te punoj , ate pune ka ai te na llustrose kepucet tona te ndotura me balte e gjak !!!! Shkruaj per pararojen , per VIP -at leri te ardhurit nga Magrebi !!!!!

    1. mik says:

      Ti bosi nga shtepia pa qe ra , sa vjec je, 12. ?
      Respekt per kete punetor.

  4. Lumi says:

    I lindur per pune, keta njerez bejne hajer. Ai punon, fiton e shikon jeten, ne meremi me komente, te prishet a te mos prishet teatri, ku do vene “artistet” e dengla te tilla me te cilat shqiptaret harxhojme gjithe jeten. Hi Romi, je rob zoti, pune te mbare se na kenaqe.

  5. Ai SHOKU.. says:

    KA PUNESUAR NJE ITALIAN,NJE POLAKE DHE NJE INDIAN,,,DHE ASNJE SHQIPTAR,,,,?!?!

    1. Ai shoku,nuk ka punsuar asnje shqiptar sepse shqiptaret jane pordh e madhe,ca fshatar injorant qe u ka rene bingo te jene ne perendim,duan pune te zgjedhur si morracak qe jane.
      shqiptaret jane te gjithe sali berisha e lul milioneri qe nuk ka punuar asnje dite e sa e sa zhulsa te tjere qe meren me pislliqe qe drejtojne grupet kriminale qe na nxijne me te vertet faqen sa nuk guxon te rhuash qe jam shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje