Stresi, ushqimet e përpunuara dhe me hormone, stili i jetesës, etj, kanë bërë që sëmundjet e veshkave të rriten në shifra alarmante, nga të cilat tanimë vuajnë edhe 30-vjeçarët, ndërkohë që më parë problemet me veshkat fillonin mbi moshën 40 vjeç.
“Rezultatet e fundit të këtij 4-vjeçari, janë të frikshme. Sot kjo shifër thuhet që ka shkuar në 14-15 %, çka do të thotë se është një situatë alarmi të jashtëzakonshëm për shëndetin, për cilësinë e jetesës, por pse jo edhe për buxhetin e shtetit dhe taksat tona. Kjo sepse një person që shkon për dializë, i kushton shtetit jashtëzakonisht shumë”, shprehet Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë, Myftar Barbullushi.
Mjekët thonë se çdo i sëmurë që paraqitet tek mjeku kardiolog, apo tek endokrinologu, për probleme të zemrës dhe diabetit, duhet të bëjë edhe kontroll të veshkave, pasi lidhen bashkë.
“Të gjithë mekanizmat e hipertensionit konvergojnë në një organ, që është veshka dhe që sjell lindjen e tensionit të lartë. Krahas sëmundjeve tumorale, diabetit apo sëmundjeve të zemrës, prioritet pritet t’i jepet edhe sëmundjeve të veshkave, në konferencën e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Barbullushi.(tch)
mos hani brumra mos hani gjellra, mos pini raki.
nese nuk doni te vuani nga veshkat, pini birr, hani mish te pjekur sallatra dhe fruta.
gjellrat jane armiku kryesao i veshkave. mishi dhe perimet duhet te haen te pjekura.
ne nje pjat gjell me 50 gr mish ka aq Shum krip sa me pjek nje vic te tere. pra nese ti han nje pjate gjelle me patate, ti duhet te rrish 5 dite pa ngrene deri sa trupi yt te konsumoje kriperat e pjates se gjelles. popujt qe nuk kane fare Probleme me veshket jane popujt qe konsumojne birr. gjermanet belget hollandezet austriaket zvicerianet anglezet . ne itali dhe France, eshte ven re se sa me Shum qe rritet konsumi i birres aq me Shum ulet niveli i te semundjeve te veshkave.