Parkimi me pagesë në Tiranë, ja si mund të paguani më pak

26 Mars 2018, 09:44Sociale TEMA

Prej datës 16 mars ka nisur tarifimi i vendparkimeve në disa rrugë të tjera që janë përcaktuar si pjesë përbërëse e Zonës B në kryeqytet.

Por në ndryshim nga rrugët e Zonës A, ku parkimi me pagesë është 100 lekë ora, tarifa e parkimit në rrugët e Zonës B është40 lekë ora.

Ndaj për të shmangur çdo lloj keqkuptimi dhe ngatërrese me masën e tarifimit të parkimit publik, është e nevojshme që qytetarët që zotërojnë automjete duhet të jenë të saktë në momentin e dërgimit të mesazhit për pagesën e parkimit.

Tirana Parking i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të jenë të vëmendshëm për të evituar çdo lloj ngatërrese që do sillte një tarifim me vlerë më të madhe se ai që është përcaktuar për Zonën B.

“Në rast se jeni duke parkuar në një nga 10 rrugët e Zonës B, ku pagesa e parkimit kryhet vetëm me një SMS në numrin 50500 (1 orë/40 lekë), ju lutemi të tregoni kujdes në dërgimin e mesazhit duke shkruar Targën e automjetit, HAPËSIRË, Zonën e tarifimit. Shembull (AA111AZ B) ose (TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira”, shkruan Tirana Parking në thirrjen e saj për qytetarët.

Rrugët e Zonës B, të miratuara në VKB Nr. 49 datë 11.11.2015, me tarifën 1 orë/40 Lekë janë:

BLV. Zhan D’Ark (Seg. Arkitekt Kasemi – Odhise Grillo)

Petro Nini Luarasi

BLV. Bajram Curri (Seg. Kavajës – Sulejman Delvina)

Janosh Huniadi

Liman Kaba

Perlat Rexhepi

Dëshmorët e 4 Shkurtit

Skënder Luarasi

BLV. Bajram Curri (Seg. Konti Leopold – Teodor Muzaka)

Rr. e Kavajës (Seg. 21 Dhjetori – Pallati me shigjeta)

 

2 komente në “Parkimi me pagesë në Tiranë, ja si mund të paguani më pak”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Te rafte ndonje semundje familjarisht o lali suma. E vuajtsh sa ma gjate.
    Hajdute, shushunja, te pa bese. Viti 2018 na vjen uji me orar. Taracat plot me kazan. Ti na ben demagogjira.

  2. Vëzhguesi says:

    Njerëzit po trgohen tepër të pandërgjegjshëm.
    Ky lloj tarifimi është i paligjshëm
    Edhe nê vendet e tjera zbatohet por vetëm
    në qendër dhe pranë vendeve me rëndësi
    turistike dhe qeveritare.
    Veç kësaj bashkia nuk pi zbaton rregulin e mbrojjt-
    -jes së parkimeve për banorët.
    Pranë vendeve ku ka kafene dhe të tjera shërbime
    as që bëhet fjalë të gjesh parkim apo të qarkullosh!
    Rrugët kryesore pranë tyre janë me pagesë dhe
    njerëzit qe pinë kafe gjithë ditën parkojnë brenda
    Lagjes duke vêshtirësuar parkimin e banorëve!
    Shkulini ato mut tabelash! Rrugët i kemi paguar një milion herë! Të gjenden vjedhësit e tu merren paratë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje