Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Beogradit, Marko Gjuriç është shfaqur për herë të parë publikisht një ditë pas arrestimit dje në Mitrovicë.
Gjuriç është pritur sot në një takim nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, apo ajo çka bie në sy është fakti se ai kishte të dyja duart të fashuara.
Arrestimi i Gjuriç ndodhi ne momentin kur ai dhe zyrtarë të tjerë serbë që kishin hyrë pa leje po mbanin një tubim në Mitrovicë, ku po diskutonin për çështjen e Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndërkohë pasi u mor në pyetje nga një prokuror në Prishtinë, Gjuriç u la i lirë ndërsa ai u dërgua në një spital. (TemA)