10 eurot për autostradat peshuan më shumë si relevancë për mediat se sa rreshtimi i Shqipërisë kundër Rusisë. U linçuar Edi Rama brutalisht për këtë. Gati paralelisht u linçua edhe shteti i Kosovës pse dhe si arrestoi njërin nga provokatorët më nënçmues serb të shtetësisë së Kosovës. Ç’janë këto kampanja kunder vetes, nga ku dalin dhe pse janë?
Nga Arbana Xharra
Pas Britanisë së Madhe edhe plotë shtete tjera dëbuan ata që njiheshin si spiunë rusë. Menjëherë pas vendimit amerikan për përjashtimin e agjentëve të njohur edhe Shqipëria, po në këtë vijë, bëri të njëjtin veprim. Ishte më shumë demonstrim se Shqipëria, njëjtë si Kosova janë prezente brenda agjendave të reja të Perëndimit sa i përket rikonfigurimit të sferave të dominimit – veçanërisht për në Evropën Juglindore.
Që nga bisedat e fundit në Bruksel, Vuçiç dhe Qeveria serbe shihet se janë të nervozuara më tepër se kurrë më parë. Gjë që e manifestojnë duke u përbetuar oreçast se nuk do hyjnë në NATO dhe duke i telefonuar Putinit (publikisht) për çdo gjë. Kjo do të thotë se jo vetëm letra ultimative e SHBA-ve, Britanisë, Francës e Gjermanisë drejtuar Serbisë, e cila kërkon nga ky vend që më në fund ta njohë realitetin e shtetit të Kosovës, ka “fundosur” aspiratat e Beogradit, por si duket më shumë serbët për çdo ditë e më shumë edhe vetë binden se nuk ndryshojnë gjë dot.
Këtë situatë nuk e kuptojnë as opozitat e as plotë media në Kosovë e Shqipëri. Këto vajtojnë riprishjen me rusët; reagojnë aq me “demonizim” të qëllimshëm ndaj veprimeve të Policisë së Kosovës, e cila në sajë të një urdhri ligjor arrestoi njërin nga njerëzit më provokues, nxitës dhe nënçmues të shtetit të Kosovës siç është Gjuriç. Nëse Kosova nuk ua dëshmon edhe serbeve se është shtet që menaxhohet me ligje ata kurrë nuk do të kenë as arsye pse të binden me realitetin e ri. Kanë edhe shumë më pak arsye të ikin nga hipnozat nacionaliste.
Fatkeqësisht, për shumë media e politikanë në Tiranë e Prishtinë, arrestimi ndodhi një ditë pas aferës së “taksës për rrugën e kombit” – me të cilin shkas u linçua Edi Rama dhe Shqipëria në formën më brutale sidomos nga publicistët e Prishtinës. Ta sulmosh me aq tërbim e urrejtje Shqipërinë – nëpërmjet Edi Ramës – dhe ta mbrosh gati paralelisht aq me urrejtje ndaj institucioneve tua, Serbinë – nëpërmjet Gjuriçit – ç’ka duhet të mendojë qytetari i Kosovës vallë, si do të të portretojë? Çka? Kur sulmon aq brutalisht shtetin tënd, ligjet e tua, Shqipërinë, je në gjendje të çmendesh për 10 Eurot për Shqipërinë dhe qorton shtetin tënd pse mbron kufijtë – me ato ligje që janë?
Inskenime? Kush, ku? A beson dikush vërtet se Kosova na është bërë aq “zojë e randë” saqë të dalë jashtë asaj agjendës që folëm në fillim, dhe të luajë “kaubojin me indianët” E shumadisë, me ato pak e dhjetëra policë duke pasur bondstillin brenda? Asociacioni i komunave? Ai është paralajmëruar moti se do të organizohet e bëhet? Është provokimi i Gjuriçit, trenit që pamundëson atë. Jo Republika e Kosovës. Po të ishin kosovarët, dakord, por a nuk është Serbia ajo që madje edhe financon shuma të mëdha për tërheqje njohjesh e shumëçka?
Ruana zot tu kërkosh mediave të Kosovës që të bëhen si ato serbe. Horror janë. Por ndoshta 1% të përgjegjësisë për vendin dhe shtetin siç e kanë ata, do ishte mirë ta kopjoni. Kështu siç veprojnë aktualisht jo ngase po krijojnë përshtypjen sikur të jenë vetëm ehoja e atyre që prodhohen metropolove kyçe të Serbisë.
Serbia është problem që provokon dhe nuk njeh Kosovën. Ajo fut e provokon me njerëz që janë fabrika e shovinizmit ballkanik. Pushteti i Kosovës deri tash ka toleruar gjithçka, dhe për këtë e kemi gozhduar me të drejtë. Po ç’kemi tash kur ai funksionon? Ia paska shtrënguar pak me tepër se duhet një miniputini serb që as i shkon mendja të kërkojë falje për mije¨ra viktimat dhe hynë e del në vendin tonë pas asnjë fije respekti? Plus: a i shikuam videot? Ishte një grup i madh që donte ta parandalojë aksionin e Policisë para se të hyjë në sallë?
Mendoj se nuk jemi objektiv. Ndaj tjerëve jo objektiv por edhe servil jemi – ndaj vetes jemi tiranë? Është kjo meritë e pushteteve të këqija? Ndoshta por kjo do të thoshte se jemi bërë pikërisht siç na donin ata – joobjektiv, joprofesional, irracionalë që zhvillojnë kampanja vetëlinçuese edhe kur nuk duhet.
Edi Rama, ver taksa dhe manaxho mire teardhurat nga ato, vendos drejtesi se keshtu forcohet shteti. Mbaj Rusine/Putinin sa me larg Shqiperise, forco alencen me SHBA dhe NATO me cdo kusht. Keshtu forcohet Shqiperia. Leri injorantet dhe dashakeqet e spiunet e Serbi&Rusise te lehin, ti vazhdo punene se ke marre votat e shumices. Deri dje keta maskarenj injorante shanin Enver Hoxhen qe u lidh me Tito e Rusi, sot lehin vete pro Serbi/Rusi dhe kunder vendosjes se rregullit e drejtesise. Shqiptare e Kosovare verini gishtin kokes, mjaft me brockulla, futjuni punes dhe arsyes se interesave pan shqiptare. Falemnderit Arbana, me pelqen llogjike dhe shkrimet tuaja
Ne fakt tolli eshte 5 euro dhe jo dhjete. Eshte madje 5 euro shku e ardhe. Nuk e di se ku e kane gjete mediat kosovare 10 euron. Kosovaret duhet te bejne te njejten gje me segmentin e tyre. Pese euro per te gjithe ata qe kalojne ne autostraden e tyre dhe gjithcka eshte a barabarte. Cdo person qe nget makinen ne keto autostrada duhet te paguaje nje shume. Keshtu bejne shume vende te europes dhe Amerikes.
Arbana Xharra esht dhe duket si nje tourk-alvanose. Shikoni greket qe jan puro evropiane nga pamja , jo ai kjo Arabo Islamike kosovare.
Arbana eshte simbol,(Keshtu ka dhe per te mbetur), I gazetaris shqiptare dhe me gjere,O,more vangjel greku…
Shume drejte e bene komentin e tij IP.Nuk mund t’i heq asnje presje.Ato qe thot ai,jane edhe te mijat.Edi Rama te shikoi pune e te ecin perpara,mos te degjojne qent qe lehin kundra tij,se ata ate pune kane.
A ka mundesi me na e bere nje oral -e te lutem se tek nje bythlepires si te ishe vella me Mero Bazen . Kurse qenit tim ja lepin vetem bolen e majt ok flm
A po na e merr pak ne goje karin e madh qe e kam une
Arbana, ti je nje cope injorante, bile edhe e deshtuar.
Gazetarja Arbana Xhara një mëndje brilante dhe një shpatë e fortë për pseudo shqiptarët dhe injorantët gazetarucë që vuajnë nga megallomania se janë të aftë ti japin mënd kombit duke u shitur lakrat në kokën e tyre të sëmurë dhe të pa aftë të ndërtojnë një konstruksion llogjik të ngjarjeve.
Edi Rama te eci para mor Bushi po jo i vetem. Taksat duhen, po te studjuara pasi vlera e tyre eshte e rendesishme. Taksa e rruges te mos kaloje mundesine e njeriut te thjeshte dhe as te frenoje levizjen. Ka nje studim qe thote se taksa e rruges se kombit duhet te jete1 €uro. Me qe ty 5 € s’te hyn ne sy, a shpjegon dot perse kjo takse eshte me e larta se ne gjithe evropen, kur ne jemi vendi me I varfer? Shqiptari thjeshte more zoteri punon gjithe diten per 5 €uro, pra duhet nje dite pune per te paguar taksen. Ti Bushi dhe IP duhet te jeni pensionista ish komuniste qe pasioni partiak u ka errur syte.
Albana Fatos Nanon kur Shqiperia u rreshtua ne krahun e Natos per luften e Irakut kur e pyeten se cdo populli shqiptar ne Irak tha fjalen lapidare se populli shqiptar eshte i ndergjegjshem qe duhet te antarsohet ne Nato por eshte fare i papergjgjshem per Luften e Natos ,keshtu qe Albana me shum na dhemb taksa e 5 euro sesa lufta me mullinjte e eres qe ben Edi Rama me Rusine apo e Thaqi me Serbine ne jemi popull qe duam marrdhenie te mira me te gjithe popujt e globit nuk na intereson politika e madhe por jeta jone e perditshme
Tema e mbremjes duhet te jete hoxha sherues i tiranes,dhe jo vetem politike se jane bere bajate.
leni ti del flaka rusit e te gjithve.
Kete gazetaruce do ta keshilloja qe mos botonte asgje ne shtyp pa ja redaktuar me pare Z KIMETE BERISHA.
Keni te drejte Zonja Xharra.
Mediat tona Financohen akoma nga Klani Berisha qe do te fusi ne Kaos Shqiperin dhe Kosoven.Klani Berisha ka punuar dhe punon me Ruset.
Ne se ka nji gazetare qe sa here e kam lexuar nuk i heq asnji germe eshte Albana Xhara. Shihi cehren shihi shpirtin kesaj zonje. Merrni shembull gazetare shqiptare apo kosovare pavaresisht nga gjinia!
Grate dhe vajzat tona jane jo vetem te bukura por edhe te mencura. Albana ka treguar dhe tregon me vepren e saj se eshte perfaqesuese e denje e inteligjences shqiptare. E pershendes kete shkrim te saj. Si gjithmone ajo mbetet nje pene e forte qe di ti vere pikat mbi “i”.
Ik mi kare, deri dje e shaje edi ramen sot del dhe e mbron, po keshtu eshte si te rreshtohesh me hashimin