Vendimi i papritur: Qeveria e Kosovës në kolaps, Lista Serbe zyrtarizon largimin

27 Mars 2018, 13:12Rajoni TEMA

Lista Serbe ka marrë vendim që të dalë nga Qeveria e Kosovës.

Këtë vendim e ka bërë të ditur kryetari i Listës, Goran Rakiç pas takimit që përfaqësuesit e këtij subjekti politik zhvilluan në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Njëherësh, Lista Serbe, sipas tij, ka vendosur që gjatë muajit prill të themelojë në mënyrë të njëanshme Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për këtë hap, ai tha se Lista Serbe ka marrë edhe mbështetjen e Vuçiçit.

Të hënën në mbrëmje, Lista Serbe ka zhvilluar një takim ku është miratuar nisma për largim nga Qeveria e Kosovës. Vendimi i Listës pasoi zhvillimet në Mitrovicë pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës.

Presidenti serb Vuçiq, ka deklaruar të hënën në Beograd se u takon serbëve të Kosovës që të vendosin vetë për çështjen e largimit nga institucionet.

Me largimin e Listës Serbe nga qeveria e Kosovës koalicioni aktual humb shumicën në Kuvendin, çka rrezikon mbijetesën e qeverisë dhe rrjedhimisht mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. (TemA)

 

3 komente në “Vendimi i papritur: Qeveria e Kosovës në kolaps, Lista Serbe zyrtarizon largimin”

  1. undefined says:

    Vende vakante per punesim hajdutesh.

  2. cici says:

    mos! kjo nuk duhej bere.

  3. opinion. says:

    pse ne kolaps;kur lista serbe perfaqson beogradin ne qeveri e parlament te kosoves.

    po edhe ps eshte ne aleance me partin greke te vangjel dules.
    me e keqja se tani serbia shfrytzon rastin per propaganda islamike terroriste,ku sipas gazetes express,gjuriqi po shpif dhe thote se policia e kosoves ka then ne autobliden e trasportit te gjuriqit per ne prishtine,allabu agbar…si al….da.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje