Epidemia e kullave në Tiranë kërcënon edhe sigurinë kombëtare. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimin e një kulle 9-katëshe ngjitur me Presidencën dhe objekte të tjera të rëndësisë së veçantë.
Top Channel publikon projektin e arkitektit Stefano Boeri, i cili mban datën nëntor 2017. Sipas tij, ngjitur me godinën e Presidencës ku ndodhet parkingu privat do të ndërtohet një pallat 9-katësh, duke shfrytëzuar një sipërfaqe prone 1788 metër klatrorë. Kompania ndërtuese është Invest Society shpk.
Por ky projekt ka shqetësuar Gardën e Republikës, për shkak se sipas saj cënon sigurinë kombëtare. Godina e Presidencës është vendi ku zhvillon mbledhjet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dhe kjo ka alarmuar gardën e cila në një përgjigje që i kthen Presidencës deklaron:
Nga ana e Akademisë së Arteve, Klinikës qeveritare dhe ish klinikës qeveritare për shkak të sigurisë së objektit të Presidencës duhet të krijohet një distancë sigurie të lirë me largësi nga muri rrethues prej 50 metër.
Por perimetri i sigurisë nuk është mbajtur parasysh. Sipas projektit të miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit me firmën e kryeministrit Edi Rama, ngjitur me presidencën do të ngrihet një kullë 9-katëshe.
Kjo nuk është hera e parë kur ngjitur me Presidencën tentohet të ndërtohet kullë. Edhe në vitin 1999 pikërisht në të njëjtin vend bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një pallat dhjetë katësh. Por leja u anulua me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, për të njëjtën arsye, atë të cënimit të sigurisë kombëtare.
Këtë herë siguria kombëtare duket se ka rënë dhe Presidenca e Republikës do të bëhet me kullë.
Top Channel
Lali Eri, ne fushate elektorale kur na kerkoj voten, premtimin kryesor kishte qe nuk do te japi me leje ndertimi ne zonat elitare te Tiranes, dhe aty ku ka koeficinet te larte ndertimi tashme. As ne lulishte dhe parkingje.
Erioni, vellai binjak i Lul Bashes per mashtrim. Gjithe sheshet e parkimeve private ne Tirane po i kthen ne pallate, pa ekzagjerim. Ato qe nuk u ben dot pallate as ne kohen e Brojkes, as te Rames, e as te Bashes, po i marton me shpejtesi Erion i pangopuri.
Cmimet e parkimit ne Tirane, po behen si ne Londer dhe New York, nderkohe qe per parkingun neper zonat rezidenciale, as qe ka ndermend te beje ndonje gje. Kujton se po genjen miletin, me pemet e Blendi Gonxhes (gjeni i korrupsionit), duke i mbjell bredhat si shkurre, 2 m larg njeri-tjetrit.
Anetari me i ri i kazanit mediatik Top-Channel eshte hedhur ne sulm kunder qeverise per pallatet e banimit 9-kateshe, te cilat ky tv i quan kulla.
Ashtu eshte moj shoqe! Shyqyr qe po ndertohen keto pallate se sic ka thene dhe lali jemi ngushte me strehimin se fundmi. Ky pallati qe minimumi do jete 2500€ m2 do sherbeje per te ardhurit rishtas qe do marrin kredi te buta nga bashkia. Ti aplikove?
Po ne keshillin e sigurise ka mare pjese edhe fazllici dhe se ka gjete gje dhe jo ta gjeje nga kullat.
Ik ore kazan i ri ….mire thote vjollca
Nuk keni pare gje akoma,
do behet kulle edhe mbi sahatin e Tiranes,
kullat sjelln fat…