Qeveria e Japonisë do të studiojë projektet e paraqitura dhe do të shikojë mundësinë dhe mbështetjes përmes Agjencisë së Ndihmës dhe Zhvillimit Ndërkombëtar Japonez – JICA për projektet e përmirësimit dhe fuqizimit të sistemit elektronik të inspektimeve online, si dhe sjelljen e ekspertëve më të mirë për fushat me interes të ndërsjelltë.
Kryeinspektori për Sigurinë Ushqimore Z. Akei Minami, si dhe Z. Akatsuki Hirao, shef i Laboratorit të Ushqimit në Karantinën e Tokios, theksuan se inspektimet kryhen vetëm duke u bazuar në për llogaritjen e riskut, përmes teknikave e mjeteve dixhitale. Për rastet e konstatimit të shkeljeve, masat e zbatuara kishin të bënin me sekuestrimin e të gjithë produkteve dhe shkatërrimin, asgjësimin e tyre. Nga ana e mikpritësve u shpjeguan dhe u prezantuan procedurat dhe rregullat e marrjes së kampionëve dhe verifikimit të tyre në laboratorët e specializuara, për të gjitha produktet ushqimore që hynë në Japoni. E veçanta e këtij procesi ishte se, kampionet u merren produkteve që në vendin e origjinës, pra në nisje nga vendi ku merren (importohen). Japonia kishte Laboratore të specializuara në të gjitha pikat kufitare të hyrje/daljes së produkteve ushqimore në Japoni dhe vetëm pas marrjes së miratimit të Laboratoreve, autoritetet e kufirit lejonin hyrjen e produkteve ushqimore për konsum në Japoni.
Nga ana e Inspektorit të Përgjithshëm pasi u trajtuan përpjekjet e puna për standardizimin dhe unifikimin e inspektimeve online, përmes sistemit elektronik “e-Inspektimi”, u trajtuan edhe projektet konkrete, fushat me interes të bashkëpunimit, fusha në të cilat Japonia është shembulli më i mirë në botë. Inspektori i Përgjithshëm e informoi Profesorin Iizuka me punën për reformimin e sistemit të inspektimeve, nga pikpamja strukturore dhe metodologjike. Inspektimet në Shqipëri, theksoi Inspektori i Përgjithshëm, do të kryhen vetëm online, në ndihmë të biznesit dhe ky do të jetë edhe thelbi i reformimit të inspektimeve.
Inspektori i Përgjithshëm Shkelqim Hajdari gjatë paraqitjes së projekteve konkrete shpalosi prioritetet e punës dhe nevojat për mbështetje, veçanërisht me sjelljen e ekspertëve për trainimin e Inspektorëve Shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, si dhe zgjidhjeve më të fundit teknologjike nga Industria Japoneze.
Lidhuni me Japonine merhuma se e mbyti skamja edhe padituria token e shenjte. Hapini dyert Japonise, Gjermanise, Suedise, Anglise, Norvegjise, Holandes etc , ne mjekesi,shkence, ushtri , arsim, kulture etc. 3 milion njerez jemi more qafe-thyer , do jetonim si mbreter te gjithe me ate klime, male ,uje,mirkpritje edhe tradite qe kemi. Do vini edhe plote njerez te moshes se trete po te ishte edhe shendetesia ne nivelin e duhur, nuk do kishte shtepi bosh . Te gjithe do hanin edhe te gjithe do iknin te kenaqur nga kjo bote , edhe brezave do kishim cfare tju lenim. Poshte shkerdhatat edhe qafirat e ketij populli.