Këngëtari i njohur korçar Mihallaq Andrea ka qenë i ftuar pasditen e kësaj të marte në emisionin e Rudina Magjistarit.
Mes të tjerave, në këtë emision ai ka rrëfyer edhe dramën e madhe të jetës së tij, humbjen e dy këmbëve të tij.
“Në 1974 mua m’u ndalua çdo aktivitet artistik.
Ishte një goditje shumë e madhe për mua, pata goxha shqetësime.
Në 1978 më filluan dhimbjet e këmbëve, bëra një vizitë këtu në spitalin e Tiranës dhe e para gjë që më ka thënë doktoresha ka qenë:
“E ke nga stresi”.
Kjo sëmundje mund të ishte kuruar jashtë vendit, më përgatitën, por u ndërpre më pas. Unë kam hyrë në operacion i pavetëdijshëm dhe kur kam dalë kam mësuar që nuk i kisha këmbët. Atje më ka ardhur doktoresha dhe më ka thënë: Ti duhet të jetosh.
Pastaj jeta mori vrullin e saj, unë fola me veten dhe i thashe: Duhet të jetosh.
Dhe kam jetuar dhe jam i kënaqur që kam jetuar”, tha Andrea.(TemA)