"Zoti Rama, ç’plasje keni?", Alfred Trebicka: Nuk shkatërrohet teatri se është i vjetër!

24 Mars 2018, 14:07Kulturë TEMA

 Mendimi im është që ndërtimi, restaurimi apo bërja e ribërja e një institucioni siç është Teatri Kombëtar, apo edhe institucione të tjera si Teatri Kombëtar, të përmasave të tilla duhet të jenë plotësisht nisma dhe vepra të shtetit. Në këto nuk ka punë privati. Sepse bashkëpunimi i tillë është problematik. Në rastin konkret ky bashkëpunim do ketë këto pasoja.

Nuk ka privat në botë që e bën për hobi një sipërmarrje të tillë. Po pra, po bashkëpunimi është i rrezikshëm në rastin konkret, sepse të merr territor”.

Aktori e regjisori, Alfred Trebicka ndalet gjatë tek çështja e Teatrit Kombëtar në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.

Duke nënvizuar se teatri është lënë qëllimisht të rrënohet, ai vë theksin te memoria në art, e memoria e qytetit dhe vlerat e godinës përtej infrastrukturës.

Nëse, thotë ai, do i shembim të gjitha se janë të vjetra, çfarë na mbetet. Duke mos pasur dyshime për korrupsion, Trebicka, thotë se nuk mund t’i kërkohet transparencë, trafikantëve të drogës.

Për të, thelbi i asaj që po ndodh është përballja e komunitetit të artistëve me disa interesa të pastra biznesi. Ndaj, edhe në atë projekt që u prezantua, u pa që ishin kullat afër teatrit. “Nuk dua të gjykoj në bazë fjalësh po në bazë veprimesh konkrete.

Veprimet konkrete që janë bërë deri tani sa i takon pjesës së artit e kulturës, e këtu kam parasysh fatin e kinemave, “17 Nëntori” e “Republika”, nuk janë më.

Ndërkohë që në momentin kur është ndërhyrë është thënë që do bëhet një kinema me parametra evropianë”, thotë Trebicka.

– Që prej muajit shkurt një debat i madh ka lindur për çështjen e Teatrit Kombëtar. Nisi për ligjin e artit dhe më pas u bë një debat për teatrin. Si e keni ndjekur ju?

Natyrisht që unë jam pjesë e komunitetit teatror. Pavarësisht se administrativisht nuk jam pjesë e teatrit, por përderisa jam aktor dhe regjisor dhe në momentin që flasim jam në pikun e aktivitetit tim, sigurisht e kam ndjekur nga afër. Le të themi se kjo historia e teatrit është histori e vjetër. Është të paktën 20-vjeçare. Vitet e fundit ishte lënë në heshtje, jo se s’ka pas lëvizje nën të. Vetë nisma e ndërtimit të Turbinës ishte një paraprirje për të shkuar drejt kësaj, por se çfarë do të bëhej me teatrin nuk e dinte askush, nuk ishte artikuluar gjë. Thjeshtë u tha që do të spostohej teatri nga ku është për të shkuar të Turbina.
Por, nëse do bëhej rikonstruksion, apo do të ndërtohej teatër i ri, nuk artikulohej asgjë. Sigurisht, thashetheme kishte plot.

Në shkurt ishin dy pika që dolën njëherësh, e para ishte ajo e shpërnguljes së teatrit te “Turbina” dhe e dyta, qarkulloi dhe një ide që aty në Teatrin Kombëtar do të instalohej Teatri i Operës, çfarë, për mua e shumë te tjerë, nuk kishte sens, sepse ti heq një trupë dhe sjell një trupë tjetër. Më pas, ajo lloj infrastrukture që ka Teatri Kombëtar aktual, nuk ka lidhje fare me çfarë kërkon një Opera.

Unë e njoh operën dhe e di që Operat kanë stafe gjigante, orkestër, solistë, kor, balet, e të tjerë.

Teatri Kombëtar tani nuk është për opera. Gjërat precipituan shpejt. Nga momenti i artikulimit të shpërnguljes së teatrit dhe dalja e projektligjit për artin, u bë bashkë edhe komuniteti teatror përmes Sindikatës së Teatrit dhe Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, reaguan. Edhe unë jam pjesë, ndonëse nuk jam anëtar i asnjërës sindikatë. Gjërat u bënë më publike. Heshtja e gjatë që prej vitesh dukej si heshtje, u bë publike dhe u bë pjesë e medias dhe debatit publik.

Jemi në këtë situatë që jemi sot. Pas kërkesës që ne patëm për një takim me ministren e Kulturës, takim që nuk u realizua kurrë, erdhi prezantimi i menjëhershëm i një projekti.
– Para prezantimit, ministrja pati thënë se nuk ka projekt për teatrin se do hapej konkurs e do zgjidhej projekti…

Po, ministrja tha nuk ka projekt, por tha se do punojmë për të. Më pas doli që ishte një projekt i gatshëm dhe u bë një prezantim. Një prezantim që unë do thosha, që ishte jo ashtu siç duhej. Nuk dua të përdor terma të rëndë “diktatorial”, “autoritar”, etj.

– Ishit ftuar në atë prezantim?
Jo. Dhe nuk është problemi më ftuan a nuk më ftuan mua, sepse kishte edhe plot të tjerë që nuk u ftuan. Ishin kolegë që duhej të ishin ftuar. Është bërë si duket një seleksionim paraprak që disa nuk duhen thirrur. Fatmirësisht e ndoqa atë moment, atë prezantim në ERTV përmes telefonit. Ndoqa fjalën e kryeministrit dhe prezantimin e arkitektit, dhe po ashtu nëpër media të tjera dëgjova edhe fjalën e mjeshtrit Ndrenika.

– Si ju është dukur projekti?
Është e papranushme, e nuk ka sens një prezantim i tillë. Mbledh aty 200 njerëz nga komuniteti artistik, sepse kishte muzikantë, piktorë, regjisorë filmi dhe mos të krijosh asnjë lloj hapësire e mundësie për të bashkëbiseduar, domethënë, më duket pa sens. Dukej qartë që ishte marrë një vendim në vetvete që kjo do bëhet. Vetë fjala e kryeministrit filloi me frazën: teatri do shembet dhe do të ndërtohet një teatër i ri, sepse ai është i kalbur. Kuptohej që nuk la asnjë hapësirë për komunikim. Ai thjesht tha vendimin e tij.
Nuk kishte vend as për argumente, për gjëra që janë kërkuar gjithmonë që në debatet e para që janë bërë në vitet 1998-2000. Është kërkuar që të diskutohet për këtë, është kërkuar të diskutohet se si duhet të jetë teatri.

Momenti që duhet prishur ky teatër a jo, vjen më pas, por kur e nis me frazën që ky do shembet, tërë të tjerat bien, se për çfarë do diskutojmë? Pse do prishet, është histori tjetër, që as aty nuk ka transparencë dhe nuk ka se si të ketë transparencë, se ka korrupsion. Është njësoj si të kërkosh transparencë me trafikantët e drogës, çfarë transparence do t’i kërkosh atyre? Sa kilogram kokainë ke kaluar e sa ke fituar? Çfarë t’u pyesësh?

– Megjithatë bëhet fjalë për pronë e truall publik, apo jo?
Sigurisht që është pronë publike e truall publik. Mua nuk më pëlqen që çështja kalohet sa nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës.
Njëherë e merr topin bashkia e një herë ministria.

– Mbase ministria ka qenë e papërfshirë aq sa nuk e dinte që kishte një projekt?
Po. Mbase, sepse projektin e shfaqi kryeministri. Mënyra se si është bërë prezent ky projekt ka shumë pikëpyetje e lë shumë për të dyshuar në prapavijat që fshihen pas kësaj, e këtë e them duke mos dashur të përfshihem më thashetheme. Nuk dua të gjykoj në bazë fjalësh po në bazë veprimesh konkrete. Veprimet konkrete që janë bërë deri tani sa i takon pjesës së artit e kulturës, e këtu kam parasysh fatin e kinemave, “17 Nëntori” e “Republika”, nuk janë më.

Ndërkohë që në momentin kur është ndërhyrë është thënë që do bëhet një kinema me parametra evropianë. Por, sot nuk ka më kinema “17 Nëntori” as kinema “Republika”. Duke pas parasysh se çfarë ndodhi me kinematë, ke frikë, sigurisht që ke frikë.

– Ndaj e vini në dyshim bashkëpunimin privat-publik?
Mendimi im është që ndërtimi, restaurimi apo bërja e ribërja e një institucioni siç është Teatri Kombëtar, apo edhe institucione të tjera si Teatri Kombëtar, të përmasave të tilla duhet të jenë plotësisht nisma dhe vepra të shtetit. Në këto nuk ka punë privati. Sepse bashkëpunimi i tillë është problematik. Në rastin konkret ky bashkëpunim do ketë këto pasoja. Nuk ka privat në botë që e bën për hobi një sipërmarrje të tillë.

– Në fakt, kryeministri u shpreh në prezantim që privati nuk do të falimentojë duke nënkuptuar bashkëpunimin me të.
Po pra, po bashkëpunimi është i rrezikshëm në rastin konkret, sepse të merr territor.

– Nga ana tjetër, godina në vetvete ka probleme?
Godina në vetvete ka shumë probleme në aspektin e amortizimit, por unë them që këto lloj objektesh, këto lloj institucionesh, janë institucione që përveç memories arkitektonike kanë edhe një lloj memorie shpirtërore.

Nëse ti e shemb, e zhduk, ti fshin memorien. Në fund të fundit, historia e teatrit tonë fillon atje dhe deri më sot vjen atje. Nuk ka vend tjetër. Nuk është se kemi një vend tjetër që të heqim këtë e t’i referohemi një tjetre. Në këtë sens ajo lë hapësirë për debat. Për këtë kanë reaguar, nga specialistët e monumenteve të kulturës deri te Shoqata e Arkitektëve. Sepse këtu po ndodh një fenomen që për hir të marrëdhënies me biznesin e madh po shkatërrojnë çdo gjë. Ta shkatërrojmë këtë se është e vjetër, ta shkatërrojmë këtë se është e vjetër, po çfarë na mbeti?

Unë me aq sa kam parë kur kam udhëtuar e nuk kam udhëtuar pak, bota i ruan këto objekte, i mirëmban një herë në gjashtë muaj ose njëherë në vit, sipas mundësive që ka. Ajo si godinë ka probleme, por ku është kleçka, apo thembra e Akilit? Aty ka vite të tëra që nuk investohet asgjë.

– Është lënë vetë në këtë gjendje?
Po. Është thënë që ka këto probleme, por nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Dakord ka rreziqe, eja e ta rregullojmë. Por nuk u bë asgjë, as në infrastrukturën e brendshme të teatrit.

Thuhet rëndom që Teatri Kombëtar nuk ka banjë, Teatri Kombëtar nuk ka kabina, nuk ka pasqyra, etj. Pse nuk i ka? Sepse është amortizuar godina? Jo. Ky teatri tjetër që është në krah, “Eksperimentali”, brenda mundësive e hapësirave që ka, ka krijuar një ambient që është komod e komfort për të punuar, që nga banjat, ambientet e punës, skena e të tjera me ato parametra që mundet, por ama është një vend komod për të punuar. Është një vend ku nuk shkon me stres se “ku do shkoj në tualet?”. Imagjino që aktorët e TK-së vijnë e përdorin banjën e Teatrit Eksperimental. Por, kjo nuk ka të bëjë me amortizimin e godinës. Unë kam bindjen që është më tej.

– Pra, është lënë qëllimisht?
Sigurisht që po. Është lënë të degradojë edhe si ndërtesë, edhe si infrastrukturë e brendshme dhe ironia e tërë kësaj është se në këto vitet e fundit numri i spektatorëve është rritur. Pra, në një anë rritet numri i spektatorëve, e në anën tjetër, teatri duhet shembur. Kjo historia që do digjet e do bjerë është histori e vjetër, i ka dalë boja. Aty janë bërë dhe prova, në rast rënies së zjarrit, nuk ka pas probleme. Janë bërë prova që në kohën që ka qenë gjallë i ndjeri Agim Qirjaqi.

– Meqë jemi te raporti i shtetit me artin, doja t’ju pyesja për rishikimin e ligjit të artit. Një prej neneve u kërkon artistëve që për çdo projekt, edhe për ato private me financime private të kërkohet një leje në Ministrinë e Kulturës. Duket, se ndërsa Tirana diskuton për teatrin, ligji po miratohet. Sa kontrollues është ky nen?
Ai është thjeshtë e pastër, centralizim. Që çdo visto e çdo leje duhet të jepet nga qeveria, nga Ministria e Kulturës për çdo projekt, edhe për një projekt privat që për mua është një handikap i madh. Në thelbin e vet, është thjeshtë centralizim.

– Një ndërhyrje e tillë në ligjin e artit bëhet ndërkohë kur për statusin e artistin nuk u gjet kohë kurrë?

Për statusin e artistit nuk u vjen kurrë zëri. Ne e kemi artikuluar dhe e kemi kërkuar. Madje e kemi artikuluar edhe në shfaqje. Një kolegu im, thoshte vazhdimisht, në çdo shfaqje “na jepni more statusin, se nuk kemi status.

Edhe bojaxhiu ka status, edhe pastruesja ka status vetëm artistët nuk kanë status”. Për mua ka një moment shumë të rëndësishëm që është momenti i vullnetit politik për ta bërë këtë gjë. Nuk është puna vetëm te ligji e vetëm te statusi, puna është te mënyra se si janë trajtuar njerëzit e teatrit e Operës. Heqja e shpërblimit artistik për artistët është shumë e rëndë për mua. Është të funksionosh keq. Që në momentin që kryeministri thotë, nuk e kuptoj çfarë kërkojnë këta.

– Kryeministri tha: “nuk e kuptoj ç’plasje kanë”. Në fakt, duke e cituar atë, “ç’plasje keni ju artistët”?
Kjo shprehja ç’plasje kanë… Nuk mund të komunikohet kështu, në këtë lloj mënyre, e në këtë lloj forme me “ç’plasje keni”. Se pastaj mund të të vijë përgjigja. Komuniteti i artistëve është aq i aftë, sa mund të të vijë edhe ty një përgjigje: “po ti, ç’plasje ke, që do ta shkatërrosh këtë teatër”?

– A mundet komuniteti i artistëve të mblidhet, bashkë, për të kundërshtuar, qoftë fjalorin, qoftë sjelljen, qoftë projektin, qoftë ligjin?
Ne do bëjmë tonën. Do të bëjmë rezistencën tonë ndaj kësaj gjëje. Dhe unë jam optimist i dëshpëruar në këtë pikë, por optimist jam që do të ketë reagim, domethënë do ketë reagim pozitiv edhe nga ana e pushtetit. Kjo, sepse nuk bëhet fjalë për një gjë minorene, por bëhet fjalë për një institucion kombëtar, bëhet fjalë për histori, bëhet fjalë për memorie, bëhet fjalë për një pjesë shpirtërore të Tiranës edhe më gjerë.

Nuk është thjeshtë që po shembim një gërmadhë, një karakatinë aty. Po të udhëtosh në Shqipëri ka gërmadha e karakatina sa të duash që janë lënë ashtu dhe as që i bie ne mend njeriu për to. Në rastin konkret, nuk bëhet fjalë për karakatina e për gërmadha. Në rastin konkret bëhet fjalë për territor në zemër të Tiranës, dhe që është një territor i lakmueshëm për këdo që do të bëjë biznesin e vet. Kjo është evidente. Nëse ne nuk arrijmë të kuptojmë e të perceptojmë këtë gjë, jemi vërtetë miopë domethënë.

Jo vetëm komuniteti teatror, por të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë, duhet të ndërgjegjësohen për këtë gjë. Që këtu, thelbi i asaj që po ndodh është përballja e komunitetit të artistëve me disa interesa të pastra biznesi. Edhe në atë projekt që u prezantua, u pa që ishin kullat të ndërtuara me radhë aty. Probleme teatri ka sa të duash, po të futem të flas se si funksionon teatri, atëherë unë nuk mbaroj.

Çdo gjë që bëhet serviret si kryevepër, sikur u trondit bota e Evropa nga kjo shfaqja- dhe kur shkon në sallë sheh se treçereku i sallës bosh. Por, problemi jetik sot, është mbijetesa e teatrit. Në këtë shfaqjen e fundit që vura në skenë, më thotë partneri im në dialog: “Pse, rrallë herë kemi qenë ne si komb në zgrip të historisë”? “Dhe unë i them, shpesh kemi qenë, ne jemi në zgrip akoma”. Megjithatë unë jam optimist i dëshpëruar në këtë pikë. Them se do të gjendet një mënyrë.

15 komente në ““Zoti Rama, ç’plasje keni?”, Alfred Trebicka: Nuk shkatërrohet teatri se është i vjetër!”

  1. Ju lutem e prishni sa me shpejt qe te na bien veshet rahat nga keta qylaxhinj pa vlere qe nuk u ndjen kur u prishen te gjitha kinemat e vendit,kur u shkatrruan uzina e fabrika dhe te gjithe u hodhen ne rruge dhe nuk fitojne sot as pension.
    Pse nuk u ndjene kur u rrafshuan pyje e fusha e lumenj e sa e sa gjema te tjera .
    Dhe sot keta qe kane ngrene paret e shtetit pa punuar na shqetesohen per nje germadh qe ka mare formen e bujar asqeriut e co.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Privati te nderhyj per krijimin e nje skene te re.. Shteti te heqi dore nga keta aventurier kafenesh.. Fut per shitje teatrin egzistues dhe ndalo pagat per rregjizora dreq e shejtan.. Po deshen te marrin emigracjonin ose ti nenshtrohet privatit.. Leku gjen talent..

  3. Zigur Qarri says:

    Nje bravo te madhe Z.Trebicka,te lumte!Eshte e qarte,pislleku eshte i Kryeministrit Rama,eshte e qarte,Shteti eshte kapur nga nje bande
    gangsterash,eshte e qarte,Vetingu nuk do te funksionoi kurre normal,por vetem ne menyre selektive.Lubonja tregon një histori sinjifikative
    (të shoqëruar me dokumenta) që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembë për të humbur gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me
    qera të një institucioni duhet ta firmoste Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2
    në më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga
    74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit!

    1. mirel says:

      Po kusuri 70 mije ku vente?
      Vetem per kaq Edi Ramuti duher te jetene prangat e Vettingut.

  4. drino says:

    Aktor leshi qe rri gjith diten te lokali dhe me e turpshmja as leket e rakise qe pi nuk i paguan.

  5. mirel says:

    Ja dhe komentet e qelbesirave, qe shkaterrimit te uzinave e fabrikave duan ti shtojne dhe shkaterrimin e Teatrit Kombetar.
    Plerat kenaqen me zhgarravinat e artistit te deshtuar, qe si per cudi u kthye nga nje cope kafshe qe rrinte grate e botes dhe percmonte te birin, ne nje mbinjeri, qe fuqine e merr nga politika dhe ndertimi i kullave.
    Trebicka e thote qarte. Finaluzimi i ndertimit te Teatrit do jete privatizimi i territorit, dhe kjo eshte baraz me krim mafioz.
    Dhe plerat qe gjoja jane te zhgenjyet nga arti, nuk qenkan aspak te zhgenjyer nga shteti.
    Sipas tyre ky shtet qe po lengon nga korrupsioni dhe varferia, ky shtet i paska performancat ne shkallen me te larte, ndersa artistet e teatrit jo.
    Ta provoje Edi Ramuti njehere dhe lali Eri te shkojne dhe ata te behen qeveritare neper bote, do behen dot apo jo, ashtu si po jua kerkoni artisteve te shkojne dhe te perballen me ekonomine e tregut.
    Niseni qeverine te paren emigrante..ta kuptojme njehere sa do kene vlere si politikane ne France, Gjermani apo Amerike..te shikojme do arrijne dot te behen politikane atje apo jo?

  6. Zzzzzz says:

    TJETER HISTORI ESHTE TEATRI SI GODINE DHE TJETER JENI JU SI QYLAXHINJE……!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. Cuku says:

    Shurrtore Kombetare
    Mejhane Kombetare
    Bordello Kombetare
    Cdo gje mund te jete ,por vetem Teater Kombetar nuk eshte
    Mbase dhe Seli Partie ku mblidhen keta parazitet qe pine raki gjithe diten
    Kur do vije.ajo dite qe ti futib rruspat dhe mos ndertojne as Teater fare per keta parazite
    Teater Kombetar kishte kur kishte
    Iken gjithe ata Mjeshtra te Skenes..
    Teatri Kombetar nuk behet me parazite dhe te pa afte ,,,,,
    Te gjithe keta lepien per nje vend pune dhe jane te gjithe militante Partie …….

    1. Zigur Qarri says:

      …parazite dhe te paafte?!
      Cuku,Paga mesatare në shtet u rrit me 11.5 % më 2017,më e larta që nga 2007!
      Gjatë viteve 2011-2014 numri i punonjësve buxhetore ka shënuar tkurrje.
      Në vitin 2015, numri i punonjësve buxhetorë ndryshoi trendin e viteve të
      mëparshme duke i shtuar administratës shtetërore 2200 punonjës të rinj.

  8. sul korriku says:

    O artiste, o frikacake te skenes se madhe. Sa te vegjel jeni. Po mire mor te uruar teatri na qenka prone e 200 artisteve. Po une spektatori ku futem ? Perse te mos vleresohem apo respektohem ? Me kujtohet para nje viti kur kam shkuar per here te fundit ne nje çfaqe kam shkuar pas palestres me tuta dhe po thuaj qull ne djerse. Keshtu e doni ju spektatorin?
    Ju te luani pas daljes nga klubi, une pas daljes nga palestra !
    Jo zoterinj ne duam nje teater qe na respekton dhe na imponon kulture, artiste apo spektatore qofshim.
    Pastaj ç’ju duhet juve kush e nderton. Nuk ju degjova nje here te diskutoni per parametrat teknike te teatrit. Apo kini frike nga parametra bashkohore.

  9. AN says:

    O ZOTI RAMA PO LERI KETA LAROT ME ATE TEATER QE ESHTE SE KETA TE ASHTQUAJTUR ARTISTE NUK DUAN ASGJE TE RE KETA DUAN VETEM LEKE PA PUNUAR .PRANDAJ LERI ME ATE KALBESIRE SE PARAZITET PARAZIT DO MBETEN

  10. Coli says:

    Ky gjeti rastin te thote se eshte gjalle. Te perkedhelur, me mendesi komuniste, flasin pa lidhje, per troje e ndertesa dhe asnje fjale per artin. Po pronaret e atyre trojeve cfare thone, nuk kane te drejta ata, apo do behet sic thone keta qylaxhinjte. Prandaj shkoi per lesh ky vend se flasin e degjohen delenxhinjte jo pronaret. Prandaj u mbollen fushat me shtepi se u harruan pronaret dhe e moren ne dore horrat. Keta jane thjesht te punesuar, disa mendjepjerdhur qe duhet te mbledhin plackat e te gjejne vend per shfaqje. Koncepti “teater kombetar” eshte produkt I sistemit te vdekur, qe shteti paguante per te percjelle artin e vet. Kapitalizmi mbeshtet artin e lire, biznesin edhe ne art ku individi zhvillon talentin, performon dhe fiton ne kushtet e konkurences. Me ndertesat keta s’ kane lidhje, per trojet e kullat te bisedohet me pronaret e vertet te trojeve qe u eshte keputur shpirti duke duruar 75 vjet padrejtesi.

  11. shpresoj, por s'e besoj says:

    Ju, bashke me kete zotin Trebicka o jeni te lajthitur, o jeni te blere me para. Ju s’keni pune me ndertesat por te lozni sa me bukur rolet qe merrni, ose ndryshe e leni artistellekun dhe kthehuni ne parlament deputet si ishte Robert Ndrenuk, por me duket se nuk i pelqeu. Pretendon se ajo cope ndertese eshte memorja e kombit; pika qe s’te ra. Kur flet per memorjen e kombit qe ju e bete çarçafe dhe e bojatiset me çfare u deshi bytha. Merruni me punet tuaja dhe kur te mbaroni mire ato, kthehuni per te mbjelle ndonje peme tek Erjoni. Na u bete kaq te peshtirosur sa , kur u shikoj me duket se shikoj bashibozuke e jo artista. Si duket nuk beni dot punen tuaj dhe merreni me punet e te tjereve. Medioker.

  12. Ilirjan says:

    Per Ju, komentues anti Teater dhe qe cfaqni hapur Po-ne tuaj pro oreksit megalloman dhe ofendues deri ne percmim te Edi Rames ndaj artisteve aktual antikonformist me Ramen !
    Degjoni c’ tha ministrja Kumbaro, kumbare e zjarrte e orekseve te Edit tuaj, dje tek New24. pastaj merrni shkruani ofezat dhe fyerjet tuaja ndaj artisteve te Teatrit – kundershues te hapur me Ramen. U duk qarte se pamvaresisht mbrojtjes qe ajo i beri aventures se rradhes te kryeministrit te saj, ministrja e Rames beri hapa mbrapa, kur tha se projekti danez nuk ishte i plote, cdo PPP eshte e priteshme te sjelle projektin e vet, e tj., pra 1.-projekti nuk ka qene serioz dhe i plote, 2.- Ministrja dhe kryeministri kane shmangur rregullat e sjelljes ne raste te tilla, sic jane
    a.- marrja e miratimit nga Parlamenti dhe Opinioni Publik se bashku me artistet e Teatrit per shkaterrimin e godines egzistuese , sepse kjo e fundit me ligj eshte pjese e trashegimise kulturore dhe hyn ne Zonen e Objekteve te Paprekeshme .
    b.- marrja e miratimit nga Parlamenti dhe Opinioni Publik se bashku me artistet e Teatrit te ndryshimit te Pronesise se Truallit te Teatrit dhe perreth Tij : nga prone shtet ne prone private te PPP-se,
    c.- Ushtrimit te Konkursit Kombetar per nje veper te tille me Vlera Kombetare, pas marrjes se vendimit Pro te subjekteve Parlament dhe Opinion Publik .
    Ka edhe te tjera perfundime qe dolen nga ministrja Kumbaro te cilat juve, komentues pro Rama, cuditerisht keni te perbashket edhe ofezen ndaj artisteve, duke qene symbyllur qe Artistet dhe Godina e Teatrit kane qene dhe ndodhen nen trysnine e braktisjes kohegjate te nje tranzicioni te qellimte shkaterrimtar te shume vlerave, por qe per rastin u shtohen edhe orekset aventurore te Edi Rames, percmuese ndaj Tyre. Kakofonia juaj eshte sikur boja qe sperkat vlerat e Trupes se Artisteve.
    Artisti Trebicka dhe koleget e vet jane treguar shume tolerant qe kane vazhduar te mbijetojne nen kete trysni braktisjeje te Qeverive, ne vecanti te kesaj te fundit qe propogandoi “RILINDJE”. Sakrificat e tyre tashme duhet te orientohen drejt marrjes ne konsiderate dhe rivleresimit te vlerave nga “aktoret” e Politikes dhe Qeverise, marrjes seriozisht te qenies se tyre, te kerkesave te tyre. Dhe keto nuk plotesohen duke iu lutur ketyre “aktoreve” qe jane shkaktare dhe fajtore te mjerimit te vlerave te Trupes dhe Godines se Teatrit .
    Mirenjohje dhe respekt per gjithcka te vyer qe na keni dhuruar !

  13. star says:

    U prish Wembley dhe nostalgjiket moren nga nje cike bar ,rrjete apo ndonje cope shtylle.Keta te teatrit tone te marrin ndonje cope pupulit. Vjen arkitekt ndoshta me i miri ne bote dhe keta pijanecet tane duan rroga nga shteti por i perton bytha te shkojne tek turbina.Ne me ne fund po shohim pune spektakolare ne Tirane keta rryqot duan te ndalet zhvillimi.Ec lali me Edin qente le te lehin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje