FOTOT: Për në analet e historisë: Xhamia e Madhe sipas Maks Velos, publikohen skicat

19 Mars 2018, 16:02Kulturë TEMA

Te numri i fundit i Milosao-s, një e përjavshme  e njohur kulturore, gazetari Ben Andoni cek dhe njëherë çështjen e stilit arkitektural të Xhamisë së Madhe në Tiranë.

Tashmë ajo po lartohet e po shkon drejt fundit, por debati mbetet: nëse duhej të qe ky model apo diç tjetër, që në të tilla raste thjeshtëzohet duke u quajtur “më modern”?

Siç dihet, për Xhaminë e Madhe në Tiranë pati një tjetër projekt dhe një tjetër vend, ai i studios daneze BIG, fituese e një konkursi ndërkombëtar me 100 studiot nga më prestigjozet në botë dhe që do ngrihej pas Pallatit të Kulturës.

Ndërsa ky që po zbatohet, është një projekt që nuk kaloi nga asnjë lloj oponence, debati apo konkurimi, e që në një moment të caktuar u imponua nga KMSH.

Por më interesante në shkrimin e Andonit, janë ca skica që ai sjell dhe që kanë për autor Maks Velon.

Nuk janë projekte, por thjesht skica, vizatime, që duken si një englendisje e autorit për të ofruar disa modele alternative se si duhej të ishte Xhamia e Madhe e Tiranës, ne trajta paksa jo tradicionale.

Dhe ky përbën një rast unikal, kur një njeri i cili mban vulën e islamofobit – ndoshta ai mundet mos ta pranojë këtë, por që përgjithësit ka një ligjërim me nota negative ndaj elementit musliman  – në një rast të caktuar mendon të ofrojë dhuntinë e tij si piktor e arkitekt për ndërtimin e një xhamie. Ja vlen të futet ky fakt në analet e historisë.

Këtu nuk është rasti të thuhet nëse skicat e Veloës, modelet që ofrohen në to, do ia vlenin vërtet të ishin projekte konkuruese.

Në këtë rast vlen vetëm fakti që dhe ai, që për shpirt ndoshta nuk do donte të shihte xhami mbi faqen e tokës, është ulur, ka marë laps e letër dhe e ka ndërtuar një sosh, edhe pse virtualisht. (tesheshi)

8 komente në “FOTOT: Për në analet e historisë: Xhamia e Madhe sipas Maks Velos, publikohen skicat”

  1. Skenderi says:

    E ku eshte xhamia ktu . Mire minarja ne form harku simbolizon gjysmehenen po e pranojm po xhamia ajo veza eshte ?

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    Max,thjesht ka tallur bolet…………

  3. Moisi Golemi says:

    Ah gazetar i groshes dhe pilafit!!

  4. pal pidh noka says:

    pushtiimi otoman vazhdon

  5. arben says:

    Mos u merni me budallenjte qe tere jeten kane qene te pjerdhur nga trute e kokes.Objektet e kultit jane te shenjta per besimtaret qe ato u sherbejne dhe jane vete ata qe do vendosin se si do ndertojne objektet e kultit te tyre.Nuk mund te pyesesh nje mysliman se si duhet te ndertohet kisha dhe po ashtu te pyesesh nje te krishter se si ndertohet xhamija.Rendesi ka qe te gjitha tu sherbejne njerezve dhe te predikojne per miresi dhe atdhedashuri.Te tjerat jane propagande e peshtire dhe percarese.

    1. ehhh says:

      Kishat dhe xhamite, “predikojne” vetem injorance dhe idiotizem, duke bere shpelarje truri! Jane keto “institucione” qe ende rreken sot ne shekullin e 21-te t’u mbushin mendjen njerezve se shiu eshte dukuri hyjnore dhe jo dukuri natyrore ? Kishat e xhamite jane thjesht mjete sundimi shpirteror te nerezve mbi njerezit! Njerezimi ka nevoje per arsimim, dije e kulture e jo per pallavra qe zune myk nder tempuj ? Nese njerezimi do kishte mbetur teresisht nen sundimin e ketyre pallavrave, sot toka nuk do rrotullohej rreth diellit dhe nderlidhja do behej me gamile ? ? ? Por FATMIRESISHT ne histori ekziston Rilindja Evropiane, ajo qe per here te pare vuri ne DYSHIM ekzistencen e “zotit” dhe si pasoje e saj ishte menjanimi teresor i institucioneve fetare dhe “pushtetit hyjnor” nga jeta e shoqerise njerezore, ku njeriu mori ne dore fatet e tij. Ky ishte kufiri ku njerezimi beri zhvillimin e madh ne histori dhe per 400 vjet shoqeria njerezore perparoi shume here me shume se ne 40.000 vjet. Ky zhvillim eshte i pandalshem…

  6. Coli says:

    Komente injorante, pa lidhje me kulturen.

  7. xoni says:

    Maksi ka pjerdh me kohe nga trute,kjo i ngjan nj shpate dhe mburoje turke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje