Me praninë e Michael Roth, Ministër Shteti për Europën, Ministria e Kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro Furxhi, shkrimtari Christoph Ransmayr, si dhe ministrave të kulturës të disa vendeve të Ballkanit dhe përfaqësuesve më të rëndësishëm të rrjetit TRADUKI, u festua dhjetvjetori I ketij rrejti perkthyesish.
Në fjalën e saj Kumabr theksoi se ne duhet të përballojmë e ta kapërcejmë jo vetëm kufijtë gjeografikë, por edhe për ata politikë, gjuhësorë, socialë, kulturorë, psikologjikë, apo dhe ata më të padukshëm mes njëri-tjetrit. Po për t’i kapërcyer së pari na duhet t’i kuptojmë, t’i pranojmë. Nuk do të mjaftonin shkencat e gjeografisë, historisë, psikologjisë për t’i shpjeguar. Për t’i kuptuar duhen ndjerë, dhe këtë ndjesi të plotë në emocione dhe mendime ta fal veç letërsia.
Duke situar Ismail Kadarenbë Kumabri tha se “Letërsia më çoi tek liria dhe jo e kundërta”.
Letërsia është e vetmja hapësirë ku njerëzit e kulturave dhe kombësive të ndryshme i bashkon bashkë thelbi njerëzor, thelbi që na bën të lirë, është vendi i lirisë së brendshme te secilit prej nesh, pavarësisht vendit ku jemi rritur: të madh a të vogël, të hapur apo të mbyllur, gjuhës që flasim: të lashtë apo të re, shumë apo pak të lëvruar, kulturës së cilës i përkasim, dhënëse apo pritëse.
Pikërisht se letërsia nuk bazohet në numra, në shifra, në fakte reale, po tek e bukura në ndjenja, në përjetime dhe në mendimet e individit, i jep vlerë të veçantës, unikes, së papërsëritshmes. Ndaj nuk mund të kishte urë më të mirë lidhëse, mes nesh se letërsia.
Traduki ia ka dalë ta krijojë këtë hapësirë lirie mes vendeve, këtë hapësirë vlerash njerëzore ku secili respektohet në vecantinë e tij, në thelbin e individualitetit që është gjuha.