FOTOT: Transformimi i Ad Quintum në Bradashesh

18 Mars 2018, 16:50Kulturë TEMA
FOTOT: Transformimi i Ad Quintum në Bradashesh

Këto foto tregojnë transformimin e  pabesueshëm të Stacionit Romak  Ad-Quintum (Nimfeu dhe Termat e Bradasheshit) pozicionuar në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka inspektuar punën e kryer nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Durrës, ku ka parë nga afër ndërhyrjet e kryera.

Fotot; të cilat janë publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës zbulojnë gjithë transformimin që ka pësuar ky vend, aq sa krijohet përshtypja se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë.

Të gjitha punimet, nga pastrimi i bimësisë së ulët e të lartë tek vendosja e tendës së mbulimit e deri tek tabelat informuese kanë dhënë efektin e tyre në tërheqjen e turistëve drejt këtij monumenti, një numër që rritet ditë pas dite.

Lënë në harresë, në mëshirë të fatit, Ad-Quintum ( Stacioni i pestë) tashmë zbulon me dinjitet të gjitha vlerat që mbart prej shekujve.

Nimfeu dhe termat përbëjnë një kompleks të vetëm arkitektonik, i cili mendohet se është ndërtuar rreth shek II-III të erës sonë.

2 komente në “FOTOT: Transformimi i Ad Quintum në Bradashesh”

  1. Tjetri says:

    Ja sa te bien disa shira dhe aty dhe te zhduket dhe ky monument kulture nga faqia e dheut.Sic e thame fain do e kene shirat e rrembyshem qe bien vetem kur eshte kumbarua ministre.

  2. Jak Boston says:

    Sa milione leke jane zhdukur nga buxheti per te vene ato 10 cope binare qe skane bere asnje dobi per vendin arkeologjik ne fjale, pervec lavderimeve te ministres qe ecen ne gjurmet e kryetarit boteror te brekusheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje