Ambasada e SHBA-ve ngre alarmin për sulme terroriste në Prishtinë gjatë Pashkëve

29 Mars 2018, 10:34Rajoni TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar qytetarët amerikan, se gjatë festave katolike dhe ortodokse mund të ketë sulme terroriste.

“Departamenti i Shtetit dëshiron të paralajmërojë qytetarët amerikanë për rrezikun e shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë, veçanërisht gjatë stinëve të festave. Qytetarët amerikanë duhet të tregojnë kujdes në festimet e festës dhe në ngjarjet rreth festimeve katolike dhe ortodokse të Pashkëve. Ekstremistët vazhdojnë të përqendrohen në vendet turistike, qendrat tregtare, bare [kafene], shtëpitë e adhurimit dhe objektivat e tjera. Ju lutemi të ushtroni vigjilencë shtesë në këto vende dhe vende të ngjashme”,- shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Në këtë njoftim ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka dhënë edhe disa këshilla:

Shqyrtoni planet tuaja personale të sigurisë: Kriminelët dhe terroristët mund të monitorojnë lëvizjet tuaja. Ndryshoni rrugën dhe kohën e lëvizjeve tuaja për t’u bërë një objektiv më i paparashikueshëm.

Jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj: Identifikoni vendndodhjen e daljeve emergjente dhe të shërbimeve të sigurisë kur ndodheni në vende publike.

Shmangni nga turmat / demonstrimet: Nëse jeni në një zonë ku grumbullohet një turmë (festim, demonstrim, etj.), përpiquni të largoheni nga zona ose të paktën, të shkoni në buzë të turmës ku mund të largoheni nëse është e nevojshme. Qëndroni të vëmendshëm në vende të frekuentuara nga turistët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje