Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për RTS, ka thënë se ai kishte një diskutim të sinqertë me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini në lidhje me ngjarjet në Kosovë.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai gjithashtu i ka treguar asaj dokumente që tregojnë se drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, nuk e ka shkelur procedurën duke shkuar në Kosovë.
Gjithashtu, gjatë intervistës, ndër tjerash ai ka folur edhe për rolin që do të luajë Lista Serbe në institucionet e Kosovës, përkatësisht në Qeveri.
Ai theksoi se “Lista Serbe në opozitë do të luftojë për popullin e saj dhe do të marrë ndihmë nga shteti i Serbisë”.
“Nuk mendoj se qeveria në Prishtinë do të bie. Nuk do të bjerë, sepse kur ajo është kundër serbëve, të gjithë shqiptarët bashkohen”, citohet të ketë thënë Vuçiç.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të rrinë të qetë, duke shtaur se ata nuk do të jenë viktima të ndonjë sulmi apo agresioni.
Qeveria ne Kosove nuk do te bjere, jo Qeveria nuk do te bie.
Shqipe injorantesh.