Lista Serbe ka thirrur një takim me përfaqësuesit e katër komunave serbe në veri të Kosovës.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka njoftuar se në takim do të diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë në veri.
Por ajo që bie më shumë në sy është ora në të cilën do të mbahet ky takim. Në komunikatë për media, thuhet se takimi do të mbahet sot në orën 12:44 në veri të Mitrovicës.
E zgjedhja e orës së mbledhjes pikërisht në 12:44, është simbolikë që komunat serbe po e përdorin për të kujtuar Rezolutën 1244.
Ditën e djeshme, Lista Serbe kërcënoi me shpallje të njëanshme Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pikërisht në këtë takim.(TemA TV)
po akoma doren agresorit do i merrni per Kosoven o Perendim… ata humben luften, kapitulluan, kushtet u imponohen jo negociohen, nese flitet per asocion per agresoret, atehere i bie qe Presheve etj duhet te behen republike dhe e kane pak. NUk ka as minimumi reciprocitet kjo pune.