Ramush Haradinaj kundër taksës së "Rrugës së Kombit": E tepruar, Rama duhet të mbarojë rrugën e nisur nga Berisha

29 Mars 2018, 10:59Rajoni TEMA

Reagimet në Kosovë ndaj taksës së vendosur në “Rrugën e Kombit” kulmuan me pohimet e bëra nga kryeministri Ramush Haradinaj në KTV se shuma e vendosur “është e tepruar”.

Shefi i ekzekutivit kosovar u tregua mjaft i përmbajtur në komentet e tij, duke lënë të kuptohet se Prishtina zyrtare konsideron që kjo është një çështje e Shqipërisë e si e tillë, zgjidhjen duhet ta marrë brenda kufijve, por më e pakta që qeveria “Rama” duhet të bëjë në këtë rast, sipas tij, është që të rregullojë rrugën e nisur në kohën e Sali Berishës dhe ende të papërfunduar siç duhet.

“Ta bëjnë atë autorrugë se ka mbetur keq shumë. Që të kalosh nga Morina e deri diku te tuneli është tmerr. Është e papërfunduar, ato ura, ato dynivelizime të këqija…

Është e rrezikshme. Është mandati i dytë i Edi Ramës dhe duhet ta përfundojë këtë rrugë.

Ka mbetur pjesa nga kufiri me Kosovën, në ngjitje të tunelit; ka mbetur pjesa kur mbërrijmë në Milot dhe pjesa deri në Vorë”, tha Haradinaj.

Taksa prek më së shumti kosovarët, thekson Haradinaj, i cili bën një llogari të thjeshtë: për shkak të mospërfundimit të rrugës, ata, sipas tij, humbin me amortizim makine e kohë, e duke i shtuar edhe 5 eurot e taksës, e gjithë kjo, për kryeministrin e Kosovës, është e ekzagjeruar.

“Për mua është e tepruar, sidomos për faktin se nuk po e shoh të jetë thënë që do ta përmbyllim këtë autorrugë vjeshtën e këtij viti.

Të thuhet do vendosim kritere, mirëmbajtje dhe këtë taksë, atëherë jemi në rregull. Unë e paguaj me qejf, jo 5 euro, por sa të duash, ama mos na e lë rrugën ashtu”, deklaroi Haradinaj.

Kamionistë nga kompani të Kosovës protestuan paraditen e së mërkurës në Morinë kundër taksës që për makinat e tonazhit të rëndë, parashikohet rreth 22 euro.

7 komente në “Ramush Haradinaj kundër taksës së “Rrugës së Kombit”: E tepruar, Rama duhet të mbarojë rrugën e nisur nga Berisha”

  1. kasem gahinji says:

    ti duhet te ishe kryeminister i shqiperise.sepse ke zbuluar qe salu,miku yt,e ka lene pa mbaruar,duke vjedhur fondet.beri gabim edi qe vuri,jo takse sic thua zotrote,por tarife kalimi.taxa eshte pagese e detyrueshme periodike.tarifae kalimt sa here qe kalon.mire do besh te mos futesh undet ne probleet tona,i zgjidhim vete,pa ndihmen tende.po ti i zgjidh dot pa shqiperine?.me fa,harrova,te ndihmon ai miku yt serb nga veriu i mitrovices.shiko nje here,si do ti dale tymi asaj vrasjes se politikait serb atje.jep dot kontribut per zbulimin e saj?

  2. Lura says:

    Shif punën e hallet e tua . Po s’ke 5 Euro, mos hajde në Tiranë.! Ne na fuhet të mbarojmë dhe mirëmbajmë rrugën që qoftëlargu, miku yt ??, na e la si çiban që qelbet!!??

  3. Kombi says:

    ZAGARI I BERISHES , MENDON SE BERISHES I DIGJET BARKU PER RRAMUSHIN .

  4. ela says:

    ik o truthare,ruaj pasurite dhe biznesin qe ke me Meten se e dime te gjithe,cfar te vjen keq ty? jo mo jo .ke plot halle ne kosove po mos u mer me hallet tona plehre

  5. SS says:

    BAJGEN E BENE DHE E VJEDH SALIU RAMA E PASTRON MUT I JATI MUT I BIREI MUT AI QE BERI TANE ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. Glauk says:

    ou kajana nanen edhe ketu klan ardhur bucet e Ridhjerjes me fol kunde rramushit dhe me ,mbrojt edvin drogen???

    hallall propaganda, nivel i ri

  7. don says:

    Foli dhe Haradinaj me Sidromin Down dhe po i ve kapak kesaj pune. Yt rrace e poshter e korruptuar. Katundar hesapi qe kur hypen ne pushtet kerkon te zhvase dhe te beje korrupsion. Tipa si ky i japin argument serbeve te thone se shqiptaret nuk kane aftesi shtetformuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje