Pas viteve ’90 shqiptarët e panë emigracionin si një rrugëdalje për të siguruar më shumë të ardhura dhe për një jetë më të mirë. Sot rreth 40% e popullsisë (1.2 milionë persona) jeton jashtë vendit, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një nga përqindjet më të larta në botë.
Kjo duket se na ka bërë më mikpritës me ata që tentojnë të ikin nga shteti mëmë dhe të zhvendosen në një vend tjetër. Një indeks global i Gallup, i publikuar në kuadër të Indeksit të Lumturisë 2018, e rendit Shqipërinë në vendin e 21 në botë përsa i përket shteteve më mikpritëse për emigrantët.
Vendi më mikpritës në botë është Islanda, i ndjekur nga Zelanda e Re, më pas janë Ruanda, Kanadaja, Sierra Leone, Mali, Australia, raporton Monitor.
Në Europë shteti më mikpritës është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Zvicra.
Në krye të shteteve që nuk i duan emigrantët është Egjipti, i ndjekur nga Iraku, Bjellorusia, Greqia (që mban vendin e parë përsa i përket emigrantëve shqiptarë).
Ndryshe nga Shqipëria, pothuajse gjithë shtetet e rajonit janë në listën e shteteve që kanë një nivel mikpritjeje për emigrantët më të ulët sesa mesatarja globale. Në krye është Rumania, e ndjekur nga Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Serbia, mali i Zi, Maqedonia.
Nëse migrimi rural-urban brenda vendeve është një fenomen i vjetër, migrimi ndërkombëtar në shkallë të gjerë është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të globalizimit, thekson raporti.
Në vitin 1990, në botë kishte 153 milionë njerëz që jetonin jashtë vendit ku ata kishin lindur. Deri në vitin 2015 ky numër ishte rritur në 244 milionë, nga të cilët rreth 10% ishin refugjatë. Kështu gjatë 25 viteve të fundit emigrantët ndërkombëtarë u rritën me 90 milionë.
Përveç kësaj, sipas një vlerësimi ka edhe 700 milionë njerëz të tjerë, të cilët dëshirojnë të lëvizin mes vendeve por nuk e kanë bërë ende këtë.
Nga numri në rritje i migrantëve të kohëve të fundit, mbi gjysma vjen nga migrimi midis kontinenteve. Ka pasur migrime të mëdha në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, të nxitur nga emigrimi nga Amerika Jugore / Qendrore, Azia dhe Afrika. Ka pasur gjithashtu flukse të rëndësishme të migrantëve ndërkombëtarë brenda kontinentit. Në Azi, për shembull, kishte emigracion të lartë nga India në në shtetet e Gjirit; dhe në Evropë kishte fluks të fortë emigracioni drejt Perëndimit pas rënies së komunizmit.
Në vendet e pasura, përqindja e emigrantëve është shumë e lartë. Në Evropën Perëndimore, shumica e vendeve kanë emigrantë në mes 10 dhe 15 për qind të popullsisë. E njëjta gjë vlen edhe për SHBA-të; ndërsa Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kanë ndërmjet 20 dhe 30%. Rastet më ekstreme janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti, të dyja mbi 70%.
haahaaahaaa…po kur thone kurdet e anastasit,na mban greku me buke hahaha
“mikpritese per emigrantet ne bote” ????????
ku ku mi ni none…..Kristali dhe Plepat te pakten ofrojne deri ne 6 muaj kurs… a ka kush te ma perkthej kete shqipe fshatareske te TEMES Kazan, njeri?
sa vini dhe e poshteroni gazetarine o Tema….. jo vetem me propogande por dhe shqipe analfabeti
Shqiptaret jane shume rraciste per ate pune.
Por ky sondazh varet nga indiferenca e shqiptare dhe jo mikpritja.
Shqiperia ende nuk ka fluks emigrantesh por kur te kete do e shikojme fytyren e shqiptarit. ..
HaaaHaaaHaaa, nuk e dija se ka “refugjat” ne albanistan.
Ata qe kan ardhur jane disa mijra turkoarab te cilet jane baballaret e arnavuteve te sotem.
HaaaHaaaHaaa
Greqia me teper se sa vend rracist eshte antishqiptar, per arsyet qe i dime! Sa me shume te forcohet e perparoje Shqiperia, aq me shume do te dalin ne pah te vertetat historike te manipuluara nga greket, gje, qe sigurisht i terbon ata.
Neo greket Jane jevgjit dhe bastarde re rracave te ndryshme dhe si te tille nuk mund te jene rraciste.
Padiskutim eshte kombi me fallco ne historine e europes.