Mbështetja franceze për Forcat Demokratike Siriane, që dominohen nga milicia kurde e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), ka zemëruar Ankaranë.
Turqia është duke luftuar milicinë kurde në veri të Sirisë, pasi të njëjtën e konsideron pjesëtare të organizatës terroriste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila lufton për autonomi brenda territorit turk.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Franca ka marrë “pozicionim plotësisht të gabuar” lidhur me Sirinë dhe shtoi se ka shkëmbyer fjalë të ashpra me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, javën e kaluar.
Zëvëndeskryeministri turk, Bekir Bozdag, tha se çdo grup që i mbështet terroristët, kthehet në objektiv të Turqisë, raporton REL.
“Ata që fillojnë të bashkëpunojnë dhe solidarizohen me grupet terroriste kundër Turqisë, do të bëhen objektiv turk, njësoj si terroristët”, tha Bozdag në Twitter.
“Ne shpresojmë që Franca të mos marrë një hap të tillë të paarsyeshëm”, shtoi ai.
Sipas “Express.uk“, Turqia është duke u përgatitur për të “pastruar” Sirinë veriore nga militantët deri në kufirin iraken dhe gjithashtu Irakun, siç tha presidenti Tayyip Erdogan të premten, ndërsa vazhdon të zhvillojë fushatën e tij agresive për të goditur grupin kurd “terrorist” YPG.
Erdogan tha se kjo tregon se vendi i tij “lufton terroristët brenda dhe jashtë vendit”.
Ai shtoi se Turqia nuk ka ndërmend të dëmtojë ushtarët e vendeve aleate të pozicionuara në këtë rajon, por që nuk mund t’i lejojë militantët të lëvizin pa paguar.
Trupat amerikane janë pozicionuar së bashku me militantët kurdë YPG në Manbij të Sirisë.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se kishte siguruar mbështetjen e tij YPG për të stabilizuar veriun e Sirisë.
TE KRIJOHET SHTETI I KURDISTANIT !
Lindja e Mesme dhe rajoni i perreth nuk do te kete as paqe, as stabilite dhe as qetesi pa ndrequr padrejtesite dhe genocidin e ushtruar si nga Persia, si nga sulltanet e Anadollit, si nga Iraku ashtu edhe nga Siria ndaj popullit Kurd.
Rruga me e mire dhe e vetme per paqe e qetesi ne kete Rajon strategjik eshte qe te krijohet shteti i pavarur i KURDISTANIT!
Eshte detyre e mision i shenjte i nenes se demokracise bashkekohore boterore Shteteve te Bashkuara te Amerikes, frymezueses se saj Frances dhe cdo shteti demokratik ne Bote te perkrahe krijimin e shtetit te pavarur dhe demokratik te Kurdistanit ne trijet e vera stergjyshore pa cenuar asnje pellembe toke te asnje shteti tjeter dhe pa u leshuar atyre asnje centimeter toke te asaj qe ka qene truall I kurdeve.
Perndryshe si rajon strategjik nuk do te kete ad qetesi be paqe !
Eshte detyrim historik e njerezor qe te ndreqen padrejtesite historike ndaj cilitdo populli e kombi ne Bote !
Franca e fshin nga atlasi turqin.
GJermani e Anglia vjen si fuqite e para ne evrope,franca e 3 ta,italia e 4 terta…..
Vetem me Francen mos e kruaj , o zagar islamik , se Franca te ha te gjalle me gjithe mustaqe , injorant teokratik .
Ky do te kete fatin e gadafit
Ky eshte idiot islamik franca nuk eshte kosova o derr anadollak eshte fuqi berthamore me ca do luftosh ti me pushke o mongolit