Kina i bën thirrje SHBA dhe Rusisë: Zgjidhini mosmarrëveshjet me dialog

31 Mars 2018, 16:21Bota TEMA

Moska ka vendosur të dëbojë 60 diplomatë amerikanë në Rusi, pas dëbimit të 60 diplomatëve rusë nga SHBA-ja. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Jashtme, Lu Kang shprehu shpresën se Rusia dhe SHBA-ja do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe problemet ndërmjet tyre me anë të dialogut, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, njoftoi CRI-ja, raporton ata.

Duke folur në një konferencë të rregullt shtypi dje, zëdhënësi i diplomacisë kineze tha që vendimi i qeverisë ruse është në vazhdimësi të një sërë incidentesh që kanë ndodhur ditët e fundit, duke shtuar që, prej njëfarë kohe, marrëdhëniet ruso-amerikane kanë pasur disa vështirësi.

Lu shtoi që “Rusia dhe SHBA-ja janë dy vende të mëdha me ndikim të rëndësishëm në botë, si edhe janë dy vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, prandaj mbajnë përgjegjësi të madhe për paqe e sigurinë ndërkombëtare”.

“Dëshirojmë që të dyja palët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet dhe problemet ekzistuese me anë të dialogut, duke u mbështetur në respektin e ndërsjellë”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lu Kang.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje