Vodhi 230 mln euro në “Rrugën e Kombit”, thotë që do e ribënte edhe 1000 herë...

31 Mars 2018, 11:21Politika TEMA

Kryeopozitari Lulzim Basha akuzoi qeverinë në seancën e fundit parlamentare se po i detyron qytetarët të paguajnë taksa të larta, një prej të cilave është për kalimin në “Rrugën e Kombit”.

Kryedemokrati, përveçse nuk është në performancë të mirë matematikore, (sepse “dihet” tanimë që 7×7= 42) por me të njëjtën formulë  përpiqet paturpësisht t’i mashtrojë për së dyti shqiptarët.

Njëherë i mashtroi me shifrat marramendëse me të cilat u realizua kjo rrugë, duke mosdeklaruar vlerën reale të investimeve dhe së dyti përpiqet t’i mashtrojë duke luajtur me kartën nacionaliste të atdhedashurisë.

“Vjedhja e Shekullit”

Shpërdorimet e abuzimet janë bërë edhe duke operuar me tarifat aspak të barabarta, me të cilat janë ndërtuar kilometrat e kësaj rrugë, ku një kilometër kushtonte afërsisht 22 milionë euro, ndërsa një kilometër tjetër i ngjashëm me të kushtoi 4-6 milionë euro.

Dosja e plotë për përllogaritjen ka qenë në KLSH, i cili e kishte bërë publik auditin e tij, duke deklaruar se nga këto diferenca, pa hyrë në detajet e gjetjes së volumit të punës, gjerësisë së rrugës, vendosjen e mbrojtëseve anash rrugës, mbi 230 milionë euro ishin marrë në mënyrë abuzive nga taksat e qytetarëve shqiptarë, destinacioni i të cilave nuk dihej.

Manovrat për t’i shpëtuar gjykimit

Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, çonte raportet mjekësore në prokurori, duke u shtirur si i sëmurë, për të shtyrë dëshminë dhe rikthimin e dosjes në gjykatë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, ja se si Basha nuk pranonte të njihej me dosjen e skandalit

“Lidhur me zbatimin e detyrimit, që rrjedh nga përmbajtja e pikës 2 të nenit 327 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit, prokurori para se të vendosë dërgimin e çështjes në gjykatë, duhet të sigurohet që i pandehuri ose mbrojtësi i tij janë njohur me aktet e fashikullit të procedimit penal, përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme parashtruan se:

Për shkak të mosparaqitjes së mbrojtësit të personit nën hetim Lulzim BASHA, më 05.12.2008 nëpërmjet korierit të Prokurorisë së Përgjithshme, tetë volumet e akteve të procedimit penal në ngarkim të tij u dërguan në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, prej nga, brenda ditës, u kthyen mbrapsht, duke u lënë tek dezhurni i Prokurorisë së Përgjithshme…”

Pasi ka marrë dy herë rradhazi shuplaka të rënda nga Shqiptarët, në zgjedhjet lokale 2015 dhe së fundmi ato Parlamentare të qershorit 2017, Basha përpiqet t’i imponohet popullit me forcë e mashtrime, duke u hequr si lider i pastër, e që frymëzohet nga e drejta dhe demokracia.

Mirëpo në rrjetet sociale është postuar së fundmi një video në të cilën qytetarët e akuzojnë Bashën si hajdut duke i renditur atij në mënyrë telegrafike të gjitha abuzimet që ka bërë me rrugët.

Pyetja që i parashtrojnë qytetarët “atdhetarit” Basha është kjo:

“Çfarë do bëje edhe 1000 herë të tjera Lulzim”?

3 komente në “Vodhi 230 mln euro në “Rrugën e Kombit”, thotë që do e ribënte edhe 1000 herë…”

  1. Genti says:

    Per te vjedhur ashtu sic edhe vodhen Basha e Berisha do e ndertonin 1 milion here rrugen e Kombit. Nje rruge qe duhet te ishe rentabel e jo te behej barre kaq e rende per buzhetin e shtetit. Edhe pse u harxhuan mbi 1.3 miliarde Euro dhe do duhen edhe 100 milion Euro te tjera akoma per ta perfunduar rrugen e inagurar disa here nga Berisha dhe hajdutet e tij. Gjithsesi tarifat jane teper te larta per nivelin ekonomik te vendit ne pergjithsi dhe te banoreve te atyre zoneve qe e perdorin me shume ate segment. Qeveria duhet ti rishikoje edhe nje here tarifat duke i ulur te pakten me 50 % dhe pjesen tjeter ta mbuloje nga taksat kombetare.

  2. i pandehur says:

    te Dhjefsha Shtetin Berishjan: NE VENDET ME TE VERTET DEMOKRATIKE..NESE I PANDEHURI, MERRE APO NUK MERRE DOSJET ..”NUK I PLASI KUJTE”…
    1- TE DREGOJNE NJE SHENIM TE “BUKUR” KU I PANDEHURI LAJMEROHET::APO ESHTE LAJMERUA::DHE NESE DOSJET E AKTAKUZES I KA DJEGUR:::KJO NUK DO TE THOTE SE PROKURORIA NUK DO TE VAZHDOJE PROCEDIMIN…
    2-I DERGOHET KREJTE DOSJA E MBYLLUR OSE PJESERISHT E MBYLLUR GJykates..dhe Gjykate..i DERGON SHKRESEN ZYRTARE PERSONIT TE AKUZUAR…dhe nese nuk PARAQITET NE GJYQE..ATHERE AI GJYKOHET NE MUNGES…dhe nese dokumenti kthehet mbrapa ATHERE GJYKATA AUTORIZONE POLICINE TE ARRESTOJ PERSONIN…
    NE RASTIN E LULIC BASHOVICIT:::TURPE PER QEVERINE SHQIPETARE…AKOMA EDHE PER EDI RAMEN QE BENE MARREVESHJE ME SPIUNIN E UDB-se FSB-s Russe….lol

  3. Free says:

    ky vjedh 230 ml euro dhe vazhdon te bej pall ariu ndersa fukarai spaguan dritat dhe perballet me ligjin …..ne kte realitet cfare te presim nga ligji dhe shteti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje