Një agjent shqiptar i FBI, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.
Mësohet se Hamdi Kosturi, 39 vjeç, ka ndërrruar jetë një javë më parë në Tiranë si pasojë e një ataku kardiak dhe problemeve në mushkëri.
Edhe pse me vite të tëra në karrierë në Policinë e Shtetit dhe kualifikime ndërkombëtare, Kosturi ka mbajtur gjithnjë një profil të ulët në publik, kjo edhe për shkak të punës hetimore që ai kryente.
Siç mund të shihni edhe në foto, Kosturi ishte në mesin e agjentëve që shkatërruan pak javë më parë 7 bandat kriminale, që çonin emigrantë klandestinë nga Shqipëria në Angli, SHBA e Kanada.
Vite më parë Kosturi ka emigruar në SHBA, atje ku kreu edhe studimet për agjent policie në radhët e FBI.
Ai ishte agjent special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara (DSS ose DS), është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara.
DSS është organizata udhëheqëse amerikane e zbatimit të ligjit jashtë vendit. Detyrat e Agjentëve Specialë të DSS-së, përfshijnë mbrojtjen e misioneve diplomatike të ShBA-ve, diplomatëve të ShBA-ve dhe vizitat e personaliteteve të huaja, kryerjen e hetimeve kriminale kundër falsifikimit të vizave dhe pasaportave, kundër-terrorizmit dhe kundërzbulimit brenda dhe jashtë vendit.
Agjentët Specialë të DSS-së të atashuar pranë Zyrave Rajonale të Sigurisë, këshillojnë ambasadorët e ShBA-ve për çështjet e sigurisë, çështjet e zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin ose zbatimin e programeve të sigurisë në mbarë botën).
Agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), konkretisht agjencia e Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve si dhe Dogana e Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve.
Sa i përket jetës private, ai nuk ishte i martuar dhe nuk la pas fëmijë. Ministria e Brendshme një ditë më parë dha një dekoratë në nderim të tij të tërhequr nga nëna e motra.(BW)
39 vjeç edhe atak ne zemer? Kush e besonMa mire eshte te hulumtohet kush e vrau…e ma cka.
Ngushellime familjes, kushdo qe ishte!
ataku?
agjeneti i FBI?
zbuloi trafikantet? sikur trafikantet po i sillnin dem Shqiperise dhe jo personit vete. Ka trafikim te detyruar, prostitucion dhe shitje njerezoreme ndihmene politikaneve dhe kriminelave te Parlamentit, sidomos ne kohen e Sali Berishes dhe ministrit te brendshem asaj kohe mafjozit rrugac qe bashkpunonte me bandat dhe me deshire , si ne rastin e atyre qe kerkojne jete me te mire ne Perendim duke sakrifikuar 7000 deri 120000 Euro
‘Ne asnje menyre nuk mbeshtes apo pajtohem me nje trafikant, pasi ata perbejne element kriminal. Eshte per te qeshur qe kjo pasqyrohet si fitore per shtetin mafjoz shqiptar.’
e ku eshte trimeria ketu te kesh zbuluar trafikante qe dergojne njerez jashte shtetit sepse shteti shqiptar krijon kete mundesi per njerezit ne deshperim?
Po milionat e Fullanit dhe milionat e Bashes e Ilir METES i zbuloi ky i famshmi?
E paskan helmuar ruset me vodka me sheqer panxhari !!! Eh ç’na ka gjet neve me qi kta ruset e poshter ….. spo lejn agjent e spiun ne kom !!!!! Ky Putini i paska pas fobi agjentet ene spiunet , i dashka te gjithe “horizontalisht” !!!
Nuk e besoj kete lajm,qe i ndjeri te kete mbyllur syte natyralisht.Eshte ne moshen me vitale te burrit ,,,,,,por mr nje detyre te rendesishme dhe delikate.
Pordhe me rigon. 39 vjec edhe i trajnuar nuk ben vaki ataku. 99% eshte eleminuar. Nje shiringe bolus me potassium chloride edhe atak ne zemer.
RUSET E PUTINIT APO PUTINET E TIRANES !?
Gjithkush mund te vritet apo helmohet, mbytet apo zhduket por jo raportet, informacionet qe Jane prone e shtetit per te cilin punon e aq me pak kur
behet fjale per FBI-ne, DEA-n apo CIA-n, ASK apo …..
Te gjithe qeniet e gjalla apo jo … bile edhe Galaktikat e Yllesite jemi vdekatare. O perjashtim !
Cdo fillim ka nje fund !
Hamdi Kosturi eshte nder per cdo shqiptar !
Drite i paste emri, puna dhe shpirti ne Parajse !
Ngushellime familjes, miqeve e shokeve, kolegeve te tij ! Amen !
Nuk ka vdekur, por shte gjalle!
Dihet qe, kur nje agjent ne moshe te re e deklarojne te vdekur, e kene nisur me ndonje mision sekret duke e infiltruar ne ambiente kunderzbulimi apo kriminaliteti internacional.
Ne perendim dhe muratoret e kane te detyrueshme te bejne kordiograme vjetore imagjino njerin e ketij rangu
Ndoshta kjo shpegon pse Lu eshte idhefuar me njerezet e pushtetit qe tregtojne vajzat shqiptare..
Ngushëllimet më të sinqerta familjes per këtë tragjedi. Kemi qenë komshinj 18 vjet dhe ndihem shumë i tronditur per këtë humbje të parakohshme.
I them gazetarit te tema se i ndjeri nuk ka motër por vetëm një vëlla