Njeri nder ish themeluesit e PD Neritan Ceka shprehet se Berisha ka ne dore te kryeje nje rol te forte ne Partine Demokratike.
Ceka u shpreh se “Berisha duhet të ndihmojë që në kongresin e thirrur për tu mbajtur më 28 dhe 29 Prill, të zgjidhet një kryetar i ri dhe një program i ri”.
Zërat kundër kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sa vijnë e shtohen, një i tillë si duket është edhe një nga themeluesit e kësaj force politike, Neritan Ceka.
Neritan Ceka është i pari që është larguar nga Partia Demokratike dhe doli kundër Sali Berishës.
I ftuar në “Të Paekspozuar”, Nerital Ceka iu kthye kohës kur ai dha dorëheqjen nga Partia Demokratike në dhjetorin e vitit 1991, kur mbante postin e kryetarit të grupit.
Neritan Ceka u shpreh që Partia Demokratike që po ndërtonte në atë kohë Sali Berisha ishte një parti që i ngjante Partisë së Punës.
“Partia që po bënte doktori ishte një parti që i ngjante Partisë së Punës, në lidhjet që kishte kryetari me strukturat.
Ky është modeli që u ndërtua PD dhe unë shoh se ky model nuk ka ndryshim në këtë drejtim, mes lidhjeve të kryetarit dhe strukturave të Partisë”, tha Neritan Ceka.
Më tej, Ceka shprehet se nuk ka pasur asnjëherë ambicie në atë kohë për t’u bërë president i vendit.
“Që do bëhesha president nuk e kisha menduar asnjëherë. Nuk kam pasur ambicie. Lidhjet me ambasadën amerikane dhe Presidentin Ramiz Alia, i kishte vetëm kryetari i Partisë.
Me Ramiz Alinë nuk kam pasur asnjëherë kontakt. Deri në dhjetor të 1991 ka qenë shumë herë më demokratike se çfarë ka ndodhur më pas”, tha Neritan Ceka.
Hahaha, edhe ky shpetimin e sheh tek Berisha. Po si nuk u bere dot pak burre njehere o njeri???
ti more pis ,sot e kuptove qe partia e delenxhinjve i ngjante ppsh.
ajo qe ne fillim ishte parti e sigurimsave dhe e sekretareve te partise,dhe ne krye uriah hipin komunist servil intrigant karierist saleh hum humin.
E si do ndihmoje Berisha me mentalitetin e tij te PPSh? Ai eshte ai qe eshte e nuk ndryshon tani ne pleqeri. Kontributi me i mundshem dhe maksimal i Berishes eshte te rrije ne shtepi dhe te mos hape facebook-un. Sa me pak te shfaqet ne publik, aq me sherbim do i beje PD-se. Madje po te mbyllet ne nje ishull tip “Elba” duhet te ndezim nga nje qiri te gjithe per moshfaqjen e ketij maniaku.
Neritan,
vazhdon te mbetesh i ndershem por i ceket (Neritan CEKA), sic e ke mbiemrin.
Saliu, te vetmin shqetesim ka te shpetoje femijet dhe veten nga burgu. Nese do t’i dukej qe Djalli mund ta ndihmonte, ai edhe diallin do ta vinte ne krye te PD-se!!