Historiani Pëllumb Xhufi zemëron të mbijetuarit e kampit të komunizmit

29 Mars 2018, 20:19Politika TEMA

Pëllumb Xhufi zemëroi studiuesit dhe pasardhësit e të mbijetuarve të një kampi famëkeq internimi duke pretenduar se kushtet atje ishin ‘jo të këqija’.

Nga Gjergj Erebara

Pëllumb Xhufi, një ish politikan dhe historian më së shumti i njohur për punën e tij mbi historinë e Mesjetës shkaktoi tronditje të mërkurën në mbrëmje kur pretendoi se ka lexuar raporte të CIA-s që i vlerësonin kushtet në kampin e Tepelenës si “jo të këqija”.

Xhufi po i referohej një kampi famëkeq në Tepelenë, Shqipëria e jugut, ku mijëra njerëz, më së shumti gra e fëmijë, u izoluan nga regjimi komunist mes viteve 1945 dhe 1955 sepse ata ishin familjarë të “armiqve” të shtetit.

Të mbijetuarit kanë dëshmuar gjerësisht mbi kushtet çnjerëzore. Disa nga kujtimet e mbledhura nga studiuesit pas rënies së komunizmit tregojnë se si qindra fëmijë vdiqën si pasojë e mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve.

Gjithsesi, në një debat televiziv mbi historinë në Ora Neës, Xhufi e mohoi haptazi këtë.

“Absolutisht jo!” tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse ishte e vërtetë se rreth 300 fëmijë vdiqën.

“Kampi funksionoi si kazermë ushtarake deri në vitet -60. Ai qe ndërtuar nga italianët, ishte ndërtesë solide me tulla. Në dokument [e CIA-s] shkruhet se kushtet ishin ‘no bad’ jo të mira,” shtoi ai ndërsa pranoi e Tepelena ishte në thelb një kamp pune të detyruar.

Sipas Xhufit, është “banalitet” të krahasohet kampi me kampet e përqendrimit të Nazistëve.

Fatbardha Saraçi, një studiuese që ka mbledhur kujtimet e të mbijetuarve të regjimit komunist, përfshirë të nënave që humbën dy fëmijë të vegjël në kamp, i quajti komentet e Xhufit fyese dhe poshtëruese.

“Është fyerje, në veçanti tregohen të pashpirtë për jetët e njerëzve që vdiqën në burgje dhe në kampet e internimit dhe të punës dhe që s’iu nda asnjëherë lufta e klasave,” tha Saraçi për BIRN.

“Kushtet në kampin e Tepelenës ishin çnjerëzore. Në barraka të vogla gjendeshin qindra njërës që jetuan për vite, të interntuar pa gjyq dhe të përdorur në punë të rëndë në prerjen e pyjeve. Krimi i tyre i vetëm ishte se i përkisnin familjeve që komunistët i konsideronin “armiq’,” shtoi Saraçi.

Enriketa Pandelejmoni, një profesore e historisë në Universitetin e Tiranës, tha se një diskurs i tillë mbi vuajtjet dhe krimet është absurt.

“Mendoj se është kriminale. Çfarë do të thotë ‘kushtet ishin jo të këqija?’ Studimet mbi atë kamp dhe dëshmitë nga të mbijetuarit janë shumë të qarta. Në secilën prej gjashtë kazermave ngjesheshin 100 deri në 200 persona, të cilët flinin në dërrasa pa kushte higjenike. Ata duhej të mbijetonin me vetëm 500 gramë bukë në ditë,” tha ajo.

Shqipëria përjetoi një nga regjimet më të egra komuniste në Europën Lindore. Rreth 6 mijë njerëz u ekzekutuan nga një popullsi prej vetëm 1 milionë banorësh më 1945 ndërsa përgjatë 45 viteve të sundimit diktatorial kishte dhjetëramijëra të burgosur dhe të internuar, shumica e të cilëve përdoreshin si punë e lirë nëpër miniera, ndërtim dhe bujqësi.

Pavarësisht vuajtjeve, ka gjithashtu nostalgji mbi komunizmin, dhe ndryshe nga shumë vende të tjera të Europës Lindore, nuk ka pasur drejtësi për viktimat e regjimit komunist në Shqipëri.

“Shoh një dashje dhe një instrumentalizim të së shkuarës komuniste dhe një justifikim të krimeve, me ironira të tipit ‘ashtu ka qenë koha’. Ka ende ceremoni publike që legjitimojnë narrativa të bazuara në mite të kohës së komunizmit,” tha Pandelejmoni.

Sipas saj, vendi ka nevojë për ligj për de-komunistizimin si dhe hetimin dhe përndjekjen e krimeve, një proces që Shqipëria nuk e ka kryer.

Aktualisht shumë familje janë ende duke u përpjekur kundër kohës për të gjetur varret e të vrarëve, përfshirë atyre që vdiqën në kampin e Tepelenës.

“Ka pasur përpjekje sistemike për të fshirë gjurmët e krimeve,” tha Saraçi.

“Ka dëshmi që tregojnë se si viktimat u rivarrosën deri në tre herë dhe vendi i preferuar ishte pranë lumit,” tha ajo.

Shqipëria nuk ka nisur ende të kërkojë në mënyrë sistematike varret e atyre që vdiqën nëpër burgje apo u ekzekutuan dhe u varrosën nëpër varreza sekrete.

25 komente në “Historiani Pëllumb Xhufi zemëron të mbijetuarit e kampit të komunizmit”

  1. Osman Prifti says:

    Nuk krahasoet kampi Aushwicit me kampin e Tepelenes mos lini nam

    1. Kryqi says:

      Titulli i artikullit duhet te ishte ndryshe, Jo “Historiani Pullumb Xhufi” por Militanti,agjitatori, “Pullumbi” i ish bllokut,
      Nje Sorre nostalgjike e origjines se saje.

  2. xixa says:

    Une kam patur te aferm te mije ne kampin e Tepelenes. Sipas deshmive te tyre te degjuara personalisht ai ka qene nje kamp pune i detyruar ku nuk munde te largoheshe pa lejen e komandes, dhe nuk munde te takoje persona te jashtem pa leje ishin kushte te veshtira qe i pergjigjeshin kushteve qe kishte shteti shqipetar ne ate kohe, kerkohej realizimi i normave. Kane patur qendren e kultures,kinemane etj. Raste vdekjesh kane patur por jo ato shifra qe serviren. E veçanta ka qene puna a detyruar. Raste te keqtrajtimeve fizike nuk kan patur. Ata kane qene pjestare te famileve qe kishin persona ne arrati, Ne burgje te renda ose ata qe kishin probleme ne origjinen e tyre dhe ishin objekt i gjakmarrjes.

    1. mik says:

      Xixa – a mund te identifikohesh se kush jeni ju ? Te pakten per reference. Mbase historia duhet rishkruar.
      Apo nuk ke by…. ?

  3. Nipi i Shyretes says:

    hahahahahahah Fatbardha Saraçi
    hahahahahahahahahahahahhahahahahaha

  4. Kolombo says:

    Fatekeqesisht Xhufollaret nuk paten fatin te jejtojne parrajsen e kampit te Tepelenes
    Pinjolli i tyre ndihet krenar qe ka sherbyer per mireqenien e ati sistemi dhe kampeve te enver monstres
    Historia nuk shitet e blihet nga kolaboratoret e sistemit

  5. Lumi says:

    Ky budall meret me raportet e CIA-s kur njerezit Jane te gjalle e tregojne tmerret qe kane hequr. Eshte ceshtje jete, i vrane si kafshet dhe te afermit ende nuk kane nje varr per te afermit. Ik o I perkedhelur, leri njerezit ne hallin e tyre e mos u hap plaget.

  6. Lolo fendua says:

    Qe do dhe nje sakrifice ?? e do ,,,ti shkerdheshe prakun e portes ketij krimbi te qelbur
    duke e zvaritur si nje zagar neper rruge deri ne dalje te shpirtit,,, qe te mbushin breket
    zagarerija tjeter.

    1. palla says:

      Ckaf drecin po thoni or injoranta,90% e te burgosmave ne kohen e E. Hoxhes ka qen ordiner, hajduta, mashtusa, perdhunusa etjer, e tash te tan u ban te denum politik. Majr ja u ka ba E. Hoxha te tan plenave qe tash po na marrin paret tona e te femijeve. Ma tregoni nje te burgosum qe me te drejte ka qane politik.

      1. Anarko-Sindikalisti says:

        Ç’na merzisni akoma me keto dokrra. 5-6 mije te vrare ne 45 vjet, ne ’97-en u vrane vetem per 45 dite. Pa llogaritur faktin qe shumica e tyre ishin hajdute e kriminele, ja njesoj si keta qe drejtuan ne keta 30 vjet “demokracie” anadollake tribaliste. Ja beni nje llogari te thjeshte: ata qe kane merituar burgun + ata qe ja kane “hedhur” (per momentin) ndeshkimit + hakmarrje, gjakmarrje, a nuk behen te pakten 10- fishi i te “persekutuarve” prej Enverit? Sikurse pranon Znj. Pandelejmon, fakti qe shume prej tyre u rivarrosen tre here dhe kryesisht prane lumit (si qente do te shtoja), tregon “vleresimin” e shumices dermuese te popullit per ta dhe pinjollet e tyre. Te fala Tomorr Alizotit, Uran Butkes, pa harruar Bahri Fazlliçin !

    2. dolivici says:

      O lolo fenda!
      Se pari te pergezoj se qenke bir kurve!
      Se dyti na rrufsh sumen se e ke pase hallall plumbin pas koke!

  7. Loli says:

    Dhenderi I Hysni Kapos nuk mund te jete objektiv.

  8. do vijë një ditë says:

    Kur do ta kuptojne keta qe na japin lajme se personat e te denuarve jane ne konflikt interesi me historite qe tregojne? Pse si do thone ata, kane qene ne kushte te mira?! Ata duan leke dhe leket merren kollaj sot me miljona kur thua ka pase therje, vrasje, varje çnjerezore. Thjeshte: jane te pabesueshem te afermit e te denuarve.

  9. Feriku says:

    Ndersa sot?! akoma dhe ne vendet me te perparuara ka abuzime me mijera.Vetem te çrregulluarit menderisht kane pretendime se nje “kamp-burg” mund te jete normal.(aaaa,dhe shipot po ashtu)
    Çkane hequr keta te zezet nuk e imagjinojme dot ne qe po pranojme bytheqirat te “edukojne” femijet tane.Ja zgjidhi kush eshte me e flliqur,kampi apo bytheqirat?
    Ne kamp,ate te zeze femije kishin nje mami e nje babi…po te ishin tani do kishin nje babi e nje babi.

  10. Laku says:

    Po çfare mund te thote tjetr Kelyshi i kuq Sorre Xhufi. Atij akoma i duken armiq te klases te burgosurit politik.

  11. Aleksander Thana says:

    Ju qe fyeni kaq shume, kini 70 vjet “Tue luftue kamunismin”(!), per me teper qe Nuk dinit as nga lidhej gomari. Ate qe kane bere te afermit e paraardhesit e tyre, as me shume e as me pak, Jane vene ne sherbim te udb-es e asfalise dhe sherbimeve te tjera SI Mish per top per te permbysur nje regjim legjitim te Dale nga Lufta, te cilen e fituan me gjak. Kini 28 vjet qe me ne krye shokin-zotni sali kini xhvatur e Nuk ngopeni Duke rrjepur e shkaterruar ate vend sepse e “kane ndertue kamunistat”. Vazhdoni e thurrni ditirambe tradhetareve e ngrini munumente mercenareve seen ju ka ardhur (deri sate vije erresira perseri per ju se asaj I taking dhe andej kini dale).

  12. Populli. says:

    E gjithe shqiperia ka qene kamp internimi.Ku qendronte ndryshimi midis fshatareve te asaj kohe dhe te “internuarve”. Prandaj kta kalamajte e sotem mos te flasin kodra mbas bregut kur sdine asgje.

  13. Anarko-Sindikalisti says:

    Xhufi citon nje dokument te CIA-s. Tani, se s’po e marrim vesh, Skripalet shqiptare nuk jane dakort me ish-punedhenesit e padronet e sotem te tyre ?

  14. capi.dhia says:

    Une kam patur gjyshin, vellane e gjyshit, xhaxhane, burrin e tetos dhe te halles neper ato burgje. Madje vellai i gjyshit vdiq nga torturat i pagjykuar. Gjithsesi shifra 300 femije me duket shifer sensasionale mbas 27 vitesh rrenash, vjedhjesh te perbindeshme, degjenerim , tradheti kombetare etj.. te baballareve te demokracise. Ka hup besimi te e verteta. Kjo eshte instrumentalizuar si mjet per pushtetin e disave. Pra ish te burgosurit dhe te perndjekurit jane kthyer ne alete per te rruajtur leshte e pushtetareve kur ua lyp atyre nevoja per rregullime estetike fizike. Gjithca ka dekun, pervec kujtimit te gjymtuar te kaluares. Amin.

  15. Sali qeni qeni i qenit says:

    CIA flet per komuniste dhe flet me objektivitet. Une jetoj ne Perendim dhe jam shtetas perendimor, fatekeqesisht shqiptaret nuk kane mesuar per vuajtjet e fatkeqesite e kombeve te tjera dhe permasat tragjike te tyre, shqiptaret nuk kane pare lufte dhe as kane luftuar, nuk kane pare aushvic e Mathauzen. Ka shume rrena per komunizmin sidomos nga ata qe pretendojne se jane te persekutuar. Une kam punuar ne Minieren e Spaçit ne 1982 (isha 18 vjeç) nivelist e me pas minator jetonim ne te njejtat kushte qe jetonin te burgosurit nder te cilet kishte edhe maskarenj te jashtezakonshem. Ju tregoj per te burgosurit te cilet arrinin deri aty sa thyenin krahun vetem e vetem per te mos punuar. Linin vagonin aty ku kishte disheze qe te levizte per shkak te gravitetit, vraponin disa metra perpara dhe hynin midis malit e armatures nxirrnin krahun te mbeshtetur ne armature e kur arrinte vagoni qe levizte ne disheze krahu thyhej si nje thuper e thate. I dergonin ne spital e rrinin deri sa Komisioni Mjeko Ligjor jepte okey. Jane gjera qe i kemi jetuar qe nje dite do ti pershkruaj ne Roman mbi te gjitha vuajtjet e te padenuarve.

  16. spartak says:

    O Xhuf . Ç’ke që ngacmon një plagë kombëtare .
    Kurse , për ato , që kanë qenë vendosur atje , në Tepelenë , e në Tepelenat e tjera , si dhe internimet në sa e sa vende , nuk gjykohen nga kushtet , që vetëm normale për njerëzit nuk mund të quheshin , se sa nga dramat e mëdha shpirtërore .
    Si pat thënë Tef Palushi në varrezat e Shkodrës ” Na të tjerët , jena t’dekun e të pa kallun n’dhe “

  17. Aleksander Thana says:

    lutem botoni komentin

  18. Anarko-Sindikalisti says:

    Ç’na merzisni akoma me keto dokrra. 5-6 mije te vrare ne 45 vjet, ne ’97-en u vrane vetem per 45 dite. Pa llogaritur faktin qe shumica e tyre ishin hajdute e kriminele, ja njesoj si keta qe drejtuan ne keta 30 vjet “demokracie” anadollake tribaliste. Ja beni nje llogari te thjeshte: ata qe kane merituar burgun + ata qe ja kane “hedhur” (per momentin) ndeshkimit + hakmarrje, gjakmarrje, a nuk behen te pakten 10- fishi i te “persekutuarve” prej Enverit? Sikurse pranon Znj. Pandelejmon, fakti qe shume prej tyre u rivarrosen tre here dhe kryesisht prane lumit (si qente do te shtoja), tregon “vleresimin” e shumices dermuese te popullit per ta dhe pinjollet e tyre. Te fala Tomorr Alizotit, Uran Butkes, pa harruar Bahri Fazlliçin !

  19. Bushi says:

    Zoti Xhufi eshte me realist per kete problem.Saraci dhe ajo Pandejlemuti e ekzagjerojne shume. Sot lavderohet Ai qe shan dhe shpif me shume kudra socializmit dhe Enver Hoxhes.

  20. Riku says:

    A nuk do ishte me mire te merreshim me te tashmen dhe me te ardhmen? Si mendoni? A do ti interesonte „stomakut“ per te kaluaren e larget kur ka qene „bosh“ , apo do i interesonte cˋfare do te hidhte ne moment per ta bluar? Me vjen keq, por a nuk eshte me e mençur te shqyrtohet e tashmja, dhe te mendojme per te ardhmen qe duket akoma me e zeze? A nuk eshte dita e sotme, nje dite e humbur, e cila nuk do te vije me, sepse e zvendeson e nesmja? Çfare mendoni per jeten qe po e konsumoni per tju bere „ndere“ te tjereve? Si p.sh.ti pasuroni pak ata te cilet nuk i kane plotesuar milionat e enderruara nepermjet jush dhe gjakut te femijeve tuaj. Mendoni se jeta eshte nje litar, qe sa here te doni te blini nje tjeter dhe ta shtoni sa here te doni? Shume breza kane ikur duke enderruar si Robinsoni ne ishullin e thesarit. Doni me te vertete te ndiqni traditen duke „enderruar“, per tja lene trashegimi brezit tjeter? Doni akoma tju beni pernderime atyre qe po vazhdojne tju keqperdorin e ju pine gjakun? Mendoni se do ju shkaketoje dhimbje te provoni te merrni ate qe e keni tuajen, ajo qe ju takon? Apo mendoni se do ta merrni nje dite dhurate, pa qene nevoja as te mendoni per te? Apo ndoshta mendoni se te gjitha keto gjera keni kohe ti shijoni ne jeten e „pertejme“? Mos u hamendni shume per kete. Ja u them une, dhe kjo eshte e sigurte; te mjeret „krimba qe ju presin ne jeten e pertejeshme, do te jene aq te zhgenjyer, sepse nuk do kene çfare te hane“. Ata skane dhembe qe te hane kocka, dhe per kete do te jene me te lumtur kur do te vizitojne“gjakpiresit tuaj“ kur ti vizitojne ne „jeten e pertejme“.
    Prandaj, me mire perpiqunni ne kete jete te merrni gjerat qe ju takojne, qe pastaj keto krijesa te cilat mund te hane vetem mish dhe jo kocka, te gjejne kenaqesi edhe me ju kur te shkoni ne „boten e pertejme“.
    Ju lutem, nuk dua te paragjykoj asnje njeri. Keto vargje i shkrojta vetem per te menduar me teper per te tashmen dhe te ardhmen, sesa per te kaluaren te cilen se kthjejme dot mbrapsht sido qe te ket qene.
    Si perfundim, te bejme ate qe eshte e mire dhe me vlere sot, dhe me te gjitha forcat. Atehere mund te shpresojme sadopak per ato qe shohim „çdo nate ne enderr“.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje