Bullizmit vetëm Kristi dhe Xheni ia ndiejnë lezetin

29 Mars 2018, 16:53Politika TEMA

Nga Iva Tiço

Mikesha ime, këtë vit i ndërroi shkollën fillore fëmijëve; nga një shkollë private i çoi në një tjetër, sepse kishte dëgjuar shumë histori me paraadoleshentë, që vuanin për shkak të sulmeve të moshatarëve të tyre (tashmë e kemi mësuar të gjithë që ky fenomen quhet bullizëm).

Nëse nuk kisha shoqe me fëmijë që po rriten, me siguri do mendoja që kjo puna e bullizmit është diçka që shihet vetëm në filmat amerikanë. Por, edhe pse nuk ia kemi përdorur kurrë emrin në anglisht, bullizmin e kemi pasur gjithmonë mes tonë. Madje edhe para ’90-ës, atëherë kur mendohej që të gjithë ishim të barabartë, sërish nuk kemi qenë ashtu.

Sot ndihem shumë keq të kujtoj se si një vajzë “me ngjyrë” (nuk di nëse i takonte komunitetit rom apo egjiptian, në atë kohë thirreshin të gjithë me një emër përbuzës, që përveç se në media, sot e gjithë ditën thuhet kudo me zë të lartë) rrinte vetëm në bankë të fundit dhe kjo ishte gjëja më normale për të gjithë, madje edhe vetë mësuesja kur na kontrollonte flokët të hënave për parazitë, atë nuk e prekte me dorë si gjithë ne të tjerët, por me vizore apo stilolaps…

Fëmijët edhe atëherë ishin të pamëshirshëm: ushtronin atë që sot quhet bullizëm ndaj atyre që ishin më keq, që visheshin me arrna, që vinin nga fshati, që shkruanin me dorën e majtë, që kishin syze, që kishin morra, që bënin çiçin pa dashje, që nuk dinin të kapërcenin kaluçin… Nuk ishte e lehtë as atëherë të pranoheshe, kërkonte luftë të pëlqeheshe, vuaje nëse përqesheshe dhe mbi të gjitha nuk e thoje askund dhe askush nuk merrej me këtë punë. Madje, ekzistonte dhe frika se nëse prindërit apo mësuesit e merrnin vesh, të bënin ty me faj. “Nuk të duan shoqet dhe shokët? Atëherë korrigjohu dhe bëhu i denjë”.

Sot ndodh e kundërt. Jo vetëm që të dëgjojnë nëse flet, por merren dhe masa për të edukuar fëmijët që në shkolla për të pranuar të ndryshmit nga ata. Dhe çdo gjë që bëhet nuk është asnjëherë e tepërt, asnjëherë mjaftueshëm.

Por ja që gjithë përpjekja e mirë për të zhvilluar fushata sensibilizimi kundër bullizmit nëpër shkolla ka përfunduar në debatin që ka në qendër komunitetin LGBTI dhe dy aktivistët e tyre të flaktë Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj.

Për dritshkurtësinë e medias apo për zgjuarsinë e aktivistëve, në vend që të flitet për bullizmin, sërish të gjithë e gjejnë veten në deklarata të vjetra dhe të reja pro dhe kundër komunitetit “gay”.

A thua se në Shqipërinë që zjen nga mëngjesi deri në darkë në një zinxhir bullizmi në çdo cep, halli i vetëm i adoleshentëve janë të kuptuarit apo të moskuptuarit e marrëdhënieve brenda gjinisë dhe asnjë formë tjetër bullizmi nuk ekzistoka!

Pikërisht mes atyre adoleshentëve që nuk duan vajzat e shëndosha. Por që nuk duan as vajzat e dobëta dhe pa forma. Mes adoleshentëve që nuk të pranojnë për shoqe nëse ke hundë të madhe apo shenja në fytyrë. Apo edhe nëse nuk di të kombinohesh. Ka bullizëm në shkolla për djemtë që nuk dinë të luajnë me top apo për vajzat që duan të luajnë me top dhe jo me kukulla.

Bota e fëmijëve ndonjëherë është e tmerrshme, e të rriturve po aq. Bullizëm ka në rrjet, ka ndaj personazheve të televizionit, por edhe ndaj të thjeshtëve që bëjnë një koment. Bullizëm ka dhe në lagjen time të “tironsave” ndaj ne jabanxhijve, por ka dhe të të gjithëve ne banorëve bashkë, jabanxhij e vendalij, ndaj tropojanit që ka lokalin ngjitur, sepse përveçse jabanxhi, ai është dhe me qira…

Ne që nuk kemi minimumin e ndjeshmërisë për ta vënë veten nën lëkurën e atij tjetrit, që nuk e pranojmë sepse është i ndryshëm nga ne, në këtë rast e kemi kapur alarmin vetëm me komunitetin “gay”, dy përfaqësues të të cilit na qenkan më të shkathët se gjithë “të shtypurit” e tjerë sa ta fusin axhendën e tyre nëpër kurrikula shkollash. Ndërkohë që ata vetë ushtrojnë bullizëm më shumë se gjithë të tjerët, ngrenë zërin dhe vënë me shpatulla për muri këdo që thotë diçka ndryshe nga ata, këdo që nuk është si ata.

Pikërisht Pinderi dhe Karaj, që duhet ta dinë më mirë se kushdo tjetër ç’do të thotë të jesh e mendosh ndryshe, janë dhe më jotolerantët. Jo se nuk dinë, por kështu ua do puna: vetëm në këtë mënyrë arrijnë që të shpien përpara shoqatën e tyre, duke ndërtuar përpara donatorëve të tyre imazhin e një kominitetit që e ka kapur veç me ta.

Dhe komuniteti bie në grackën e tyre: i merr seriozisht gjithmonë, në çdo provokim, duke shtuar bullizmin.

Vitin tjetër me siguri do kemi të njëjtin debat, me të njëjtët personazhe. Ndërkohë që nxënësit në shkolla do vijojnë betejat e tyre të përditshme kundër shokëve të klasës, për njëmijë arsye, siç kemi bërë dhe ne, që, në fund të fundit, nuk na bënin seminare as këta të LGBTI-së dhe as ata që duhet t’i bëjnë vërtet.

Dhe, pa merak, nuk ka asnjë rrezik që “sensibilizimi” apo “propoganda e gay-ve”, siç duan ta quajnë prindërit, nuk u bën asnjë dëm fëmijëve të tyre, sepse jo vetëm që homoseksual nuk bëhesh po dëgjove një rrëfim, por edhe sepse këta të sotmit janë brez aq i mençur sa të dinë gjithçka, madje edhe të tallin e vënë në lojë dhe nuk e kupton fare.

Janë një brez që e kuptojnë shumë mirë se çfarë janë marrëdhëniet homoseksuale dhe se gay në të vërtetë janë njerëz si George Michael dhe Elton John. Kurse Kristi dhe Xheni janë…

Epo janë ata që këtë e kanë punë dhe marrin fonde.

‘Tirana Post’

25 komente në “Bullizmit vetëm Kristi dhe Xheni ia ndiejnë lezetin”

  1. mandati meritohet says:

    Paska shkruar edhe kjo shoqja e ngushte e Mesila Dodes ahhahahahahahaha!!!!

    Po te mos ishte Xheni me Kristin, dikush tjeter do duhej te bente po te njejtin profesion, me po te njejtat fonde, nga po te njejtet donatore. Sepse ekziston nje komunitet LGBT qe ka nevoje per keto sherbime, nuk eshte nje komunitet qe nuk i duhen shoqata te tilla! Pra ideja se kauza LGBT po shfrytezohet nga Xheni dhe Kristi per perfitime eshte qesharake dhe ka nuanca palmaxhore si argument. Ku e ke teta bjonden, pse kaq e terhequr, u kenaq vetem me nje status te shkurter ne Facebook? Apo te nxorri ty, dronen e saj mediatike, per te shperndare propagande dashakeqe karshi nje komuniteti qe E LA PA MANDAT! Hahahahaha!!!

    1. MONIKA NEPËRKA PIKA - PIKA says:

      Ja , ky b.q…., paska ndejtur prapa perdes , per te shfryre dufin e tij shtazarak ,
      si perfaqesues i LGBT . Ky nuk dashka tia dije fare per shqetesimet kaq serioze
      qe sjell bullizmi , por shikon vetem ti beje hyzmet b…s se tij ! YYYt , ndyresire !
      Jini ju qe kerkoni te imponoheni e nuk iu ka asnje faj shoqeria e dlire shqiptare !

      1. mos na gajas says:

        Shoqeria e dlire shqiptare me azilkerkues pafund, me familje heteroseksuale te kalbura, gjysma ne varferi se kane pjelle 100 kelysh per te perfituar asistence qyl, gjysma tjeter tu rraf burri grun e gruja burrin, meshkuj te cmendur qe vrasin vajza qe i refuzojne, nuse qe helmojne vjehrrat me ndihmen e hoxhave. E njohim mire ne shoqerine e dlire shqiptare, nuk ka nevoje te na e tregoje nje lavire sllavike si ti.

    2. Blendi says:

      Booo si ia kisha hypur kembet tek qafa time kesaj,apo se ka pallosh

    3. Grigor says:

      Kush që ai pordhac qe perdori per here te pare fjalen “bullizem”, dhe sa pordhacë te tjere pa tru e ndoqën nga pas?
      Mire se bullying na e “perkthyen” ne fjalen e bukur shqipe “bullizem”, por per format e tjera te fjales çfare Kane menduar keta pordhacë gjuhësorë?
      Personit që bën “bullizem”, si t’i themi? Bullist? Apo bullizator? Apo bulliqar? Apo bulldozer?
      Po veprimin qysh ta quajme, pra folja cila eshte? Bullizon?
      Ai i bullizonte te gjithë në klasë. Të gjithë e therrisnin bullizator.
      Pordhacë pa tru, kopjacë idiotë.
      Keta njerez do egzistojne vazhdimisht. Edhe keta “bullizatorët” edhe pederastet, edhe vajzat lesbige.
      Fenomeni eshte i vjeter sa bota. Demokracia vetëm se i bëri te dalin nga lekura e tyre.
      Por kesaj sallates gjuhësore te pordhacëve tanë çfare t’i bejme, që nuk haet as me vaj as me uthull, siç thoshte dhe Jovan Bregut I shkrete?

  2. Kombi says:

    NKK ESHTE E VERTETE QE HOMOSEKSUAL VETEM LIND , POR DHE STIMULOHET . PRANDAJ DUHET PATUR SHUME KUJDES ME MOSHAT E PUBERTETIT ,SEPSE BIEN GRACKE E KETYRE MENDEREVE . A NUK E SHIKONI SA JANE SHTUAR KETA SPECJE TE NDYRA ??? ATA NUK LINDIN ,POR BEHEN .

    1. Ehaaaa says:

      Sa mire e dike mor shok. Qenke nga ata qe shajne neper komente dhe naten te liqeni ?

  3. Drini says:

    Iva Tiço, me vjen mire qe je gjalle dhe krijuese.
    NJe pyetje kam une : ke ndonje shoqe lezbike ?

    1. Krasti says:

      Epo se po ke shoqe lezbike duhet shkrujt ne CV. Nuk esht gje e thjeshte. Ky eshte nje fat i madh qe i ndodh njeriut ne jete. Jo te gjithe e kane kete fat. Tru peshk. Kam filluar te besoj se ti Xheni je lesbike thjesht per mode. Vetem se kjo te shkon me modelin qe zgjedh per floket. Krrau krrau krrau jam lesbike ti nuk jeee. Ke inaat? Un jam tip ti je monoton se je hetero…. Krrau krrau krrauuuuu. Ju duhet psikoanalist urgjent. Minimumi

  4. Andi says:

    Hahaha e dika edhe Iva barcaleten me homot dhe e ka shkruar bukur me kunje ne fund, ne menyre qe mos te dallohet e mos ta akuzojne per vulgaritet te tepruar per nje kauze ” te shenjte” si kjo e ketyre “viktimave” te vetme te bullizmit. Barcaleta, per ke nuk e di akoma, eshte pak a shume kjo.
    Nje djale kish kuptuar qe terhiqej vetem nga meshkujt e femrat nuk i benin efekt. Do sdo e pranoi fenomenin dhe filloi te praktikonte homoseksualitetin, homo me pak fjale, ose gay si i thone neper media . Problem kishte vetem si tia thoshte babait i cili heret a vone do ta merrte vesh.
    Nje dite merr guximin e i thote te atit : o ba duhet te te them dicka te rendesishme. Fol te keqen babi. Po ja si te te them…o ba une kam kuptuar qe… jam gay! E mire te keqen babi, i thote i ati. O ba, jam gay te thashe ! Po po, i thote babai, e mora vesh. Po jo se nuk me kuptove me duket, jam gay o ba…a me kupton !! Po ik mor bir…gay jane George Michael dhe Elton John…ti maksimumi je nje cope byth**r lulishteje !

    1. hehehe says:

      Ticos i falen disa prej ketyre sepse tashme i ka dale boja, por kam pershtypjen se ajo ne fakt mund te jete duke projektuar situaten e saj personale tek Kristi dhe Xheni. Sepse ne te vertete Kristi dhe Xheni jane LGBT-te me te famshem ne Shqiperi, ndersa disa te tjere jane te famshem por te padeklaruar dhe na hiqen si hetero. Madje krijojne edhe familje hetero per t’u kamufluar. Dhe tek keta prototipa mund ta gjejme bqizmin e vertete. Tico i njeh mire, por duke qene se nuk i hedh dot poshte per arsye interesi, mundohet te fitoje ndonje pike (e ndoshta edhe leke) me ta duke sulmuar Kristin dhe Xhenin. Sic duket refuzon ta kuptoje e shkreta se me ta nuk i ecen askujt, asnjehere, kurre. ?

  5. Spartaku says:

    Iva Tiço! Nuk jame dakord me krahasimin qe bene per bullizmin ne kohen e socializmit.Nuk eshte aspak e vertete se ateher kane mbajtur qendrime te ndyshme e te keqe me njeri tjetrin.Ateher behej nje politike per bashkimin e njerzeve.

    1. mirel says:

      Jam plotesisht dakort me ty. Bile mbaj mend qe kemi patu ca jevga ne shkolle. Shpuze fare. Jo vetem qe nuk ishin te druajtura, po te mernin erzin, jevga Vlore vlla.. Kur i shaje jevge ndodhte pasi e kalonin cakun dhe meritonin dhe ndonje dru. Eshte si te shash ndonje femer sot..psh po nuk qe lezbike i themi…kurve
      Si puna e kesaj gazecares tani, qe gjen nje teme shume te ndjeshme per te bere si cupe e ndershme.
      Bile mund ti medoj kesaj bibes qe kemi njohur dhe lezbike, e dinim qe ishin te tilla, por ama nuk u binim me qafe..besoj qe ky eshte shqip bullizmi. Ose nuk i gacmonimm. Thjesht i shanim ca nen ze me te qeshur, por ama nuk ua zinim ne goje e jo me te behej fjale ti zinim me dore
      Tani jane bere njerezit kafshe fare. Dhe te thuash kush e paska prishur kete shoqeri? Kristi Pinderi apo mentaliteti prej kafshe qe dominon shoqerine, ku ligjin e ben me i forti?
      Te mendosh sa pushta e buce te pafytyre ka pushteti, zor se i vjen rradha Kristi Pinderit ta shash. Dhe as nuk te ngelet me fuqi per tu marre me te.

  6. Nick says:

    Zonje nqs nuk ke femije ne shkolle eshte shume e veshtire te japesh opinion te sakte
    Je dhe paragjykuese me kete titull… por ke guxim dhe shkruan

  7. Dodona mbi Tomorr says:

    Si ne cdo gje tjeter edhe ne kete “komunitetin gei ka nxitje “per tu bere”. Shkaqet jane te ndryshme ,nga “tekat , perfitimet (perfshire ato materiale), shoqerore ,deri edhe vende te rendesishme ;jo vetem ne shoqate , por edhe ne administraten shteterore apo shoqeri te ndryshme ,kombetare e nderkombetare(sa shpejt u pasuruan keto shoqatat gei !)Po edhe mir e kane , shikoni se c’behet me “Jahovait”!po behen Shqiptaret Jahovai ; kot thone qe Shiperia eshte vend Mysliman ,Njoh shume njerez ketu ne Tirane qe kane qene ortodoks , katolike , ungjellore ne daci edhe jezuite dhe tashti mbajne ato revistat e panumerta qe mbushin kazanet e plehrave ,po edhe rruget e kanalet gjithandej qe mua me dhimset io revista por letra qe harxhohet dhe parat e panumerta qe mund te shkonin per nje pune te dobishme per njerzimin. Po shoqatat e shumta te mjedisit qe marrin miliona fonde e bejne nji “vrime ne uje”Te gjitha keto pasqyrojne krizen e madhe te shoqerise se sotme qe ushqen parazitizmin dhe cthurjen !

  8. Jeta says:

    Delenxhie-grua. Zë në goje deri dhe të vdekur (George Michael).
    Ptuuu, pise grua!

  9. Fatmiri says:

    Pershendetje Tico ! Si ne cdo gje tjeter edhe ne kete komunitetin gei ka ” nxitje per tu bere”. Shkaqet jane te ndryshme ,nga “tekat” , perfitimet (perfshire ato materiale), shoqerore ,deri edhe vende te rendesishme ;jo vetem ne shoqate , por edhe ne administraten shteterore apo shoqeri te ndryshme ,kombetare e nderkombetare(sa shpejt u pasuruan keto shoqatat gei !)Po edhe mir e kane , shikoni se c’behet me “Jahovait”!po behen Shqiptaret Jahovai ; kot thone qe Shiperia eshte vend Mysliman ,Njoh shume njerez ketu ne Tirane qe kane qene ortodoks , katolike , ungjellore ne daci edhe jezuite dhe tashti mbajne ato revistat e panumerta qe mbushin kazanet e plehrave ,po edhe rruget e kanalet gjithandej ( nga qe nuk i lexon njeri ) qe mua me dhimset io revista por letra qe harxhohet dhe parat e panumerta qe mund te shkonin per nje pune te dobishme per njerzimin. Po shoqatat e shumta te mjedisit qe marrin miliona fonde e bejne nji “vrime ne uje”Te gjitha keto pasqyrojne krizen e madhe te shoqerise se sotme qe ushqen parazitizmin dhe cthurjen !

  10. REZI says:

    Ajo që vë re në shkrime dhe diskutime të ndryshme( mbrëmë tek Topi ishin ca intelektualë e gazetarë- nuk e di paguhen ata që marrin pjesë në emisione të tilla?) se racizmi është ulur këmbëkryq në Shqipëri në këtë nivel. Shoqëri e hapur me mëndje të mbyllur. Jooo s’është e vërtetë që para 90-ës kishte ngacmime të tilla-bullizëm që i thoni sot, s’të linte opinioni përreth të veproje në këtë mënyrë. Me ato që lexoj tek kjo filozofja dhe ato që dëgjova mbrëmë nga gazetarë, opinionbërës, u ndjeva keq. Si është e mundur që 28 vjet që ka hyrë demokracia(borgjeze), dhe ka kaq urrejtje? Urrejtje e ushqyer me politikën e ndyrë të Berishës, gjuhë urrejtje përdorte në kuvënd edhe kur ishte president, edhe kryeministër. Respekt për Edi Manushin që vërtetë foli ashtu si duam të flasin të gjithë, për këngëtarin e grupit Piter Pan, arsyetim me mënd bëri kur e pyeti moderatori. Por me c’po lexojmë e dëgjojmë, kemi filluar të ndërrojmë kanal, s’po shohim më tv shqiptare.

  11. Ivan i madh says:

    Geji+lesbike=mushke dhe Kristi +Xheni =Mushke madhkull apo femer ska rendesi luftojne riperteritjen ose shkurt shtimin se dhe mushka kryen mardhenie si Kristi e Xheni po nuk prodhon po kenaqesine e provon. Prandaj hiqeni nga fialori jone fjalen e huaj LBGT dhe vendosni Mushke qe ne shqip tingellon me bukur.

  12. Miri says:

    Pershendetje Iva, analize e mire, te ndihmon te kuptosh shkaqet e agresivitetit te nje komuniteti si gjith te tjeret.

    1. dokrra says:

      Perkundrazi, te ndihmon te normalizosh urrejtjen ndaj LGBT duke e kategorizuar si gjithe te tjeret, kur ne fakt kane te drejta te mohuara dhe dhunohen nga familja e shoqeria pafund. Shkrimi eshte nje nder me te ultit qe ka shkruar kjo “gazetare”, dhe e ka bere per inate personale dhe me udhezim nga nje shoqeri e keqe, por e pershtatshme per nivelin e saj, qe ka zgjedhur te frekuentoje.

  13. Ska Rendesi says:

    Mendoj se kete here Iva ka goditur ne shenje. Me vjen keq kur mendoj qe komunitetit lgbt po i perkeqesohet nami prej histerise se kristi pinderit dhe xheni karajt te cilet i jane futur kesaj rruge per interesa personale.
    Une kam plot miq te mi te afert te cilet kane preferenca homoseksuale dhe qe me kalimin e viteve kam filluar ti njoh me mire e ti kuptoj me shume. Per ta kjo eshte nje aspekt i jetes qe e kane mbajtur per vete, por qe nga ana tjeter e kane vuajtur shume ne aspektin personal dhe shoqeror. Nuk ka pasur nje prej tyre qe nuk e ka pyetur njehere veten: Pse jam gay/lesbike/bi/trans/cdo forme tjeter e imagjinueshme…a ka dicka qe nuk shkon me mua?
    Ama asnjeri prej tyre nuk do donte qe ti ndihmohte Kristi apo Xheni sepse nuk kane sesi ti ndihmojne. As homofobet dhe bully-t nuk i ndihmon dot Kristi dhe Xheni. Shkollat kane nevoje per nje psikolog, sociolog dhe jo dy njerez te cilet te qenit homoseksual e perceptojne me te qenit agresiv dhe imponues. Nuk mund te te ndihmoje dikush qe e hap fjalimin me une jam krenar qe jam gay. Nuk mund te jesh krenar se je gay, si nuk mund te jesh krenar se je straight, si nuk mund te jesh krenar se merr fryme dhe se fle gjume… Ne fakt ana te njoh une do te jepnin cdo gje qe te ishin “si gjithe te tjeret”…
    Do doja shume qe njerezit te fillonin ti perceptonin komunitetit si te shkeputur nga Xheni dhe Kristi dhe ti gjuanin ata te dy me gura per padrejtesine e madhe qe po iu bejne komunitetit dhe te tjereve.

    p.s per popullin e thjeshte: nuk ka asnje studim qe thote se po degjove per gay-t bohesh gay ?

    1. Zgjohu says:

      Krenaria lind kur ka shtypje nga shoqeria. Atehere ti komunitetit tend duhet t’i percosh medoemos mesazhin e krenarise dhe vetevleresimit, si afirmim se nuk eshte ne rregull ajo shtypje qe po te ben shoqeria heteronormative? Cilat shtypje? Mosrespektimi dhe moszbatimi ne terren i ligjit te antidiskriminimit, mosdhenia e te drejtave te barabarta me heteroseksualet ne cdo aspekt ligjor. Mentaliteti “si gjithe te tjeret” zbatohet vetem kur zbatohet edhe barazia perpara ligjit. Nese ligji thote mos diskrimino dhe ti diskriminon, nuk funksionon me “si gjithe te tjeret”. Kur ligji thote se disa mund te perfitojne nga nje lidhje martesore ne nje menyre qe ti nuk mund ta besh sepse nuk i lejohet kjo gje nje cifti si ty, atehere nuk funksionon “si gjithe te tjeret”. Funksionon “une jam krenar” dhe “une ankohem tek nderkombetaret”, te cilet te kesh bindjen me te plote se do te ta parashtrojne si kusht teksa avancon per t’ju bashkangjitur ne union. Komuniteti LGBT aprovon totalisht Xhenin dhe Kristin, dhe te vetmit qe nuk e bejne jane ata pseudo-LGBT qe njeh ti, te cilet jetojne nje jete paralele duke u shtirur si heteroseksuale, sepse ndryshe nga LGBT e vertete, ATA NUK JANE KRENARE! E si rrjedhoje, nuk kane as si te luftojne per veten qe e urrejne dhe qe mundohen ta kamuflojne duke pranuar te shtiren e te fshihen ne vend qe te kene guximin per te qene vetvetja te pakten nje here ne jete.

      1. Ska Rendesi says:

        Po ti ndaj me pika ceshtjet qe doje te diskutoje se ishte nje pergjigje qe me frymezoi te flas me tej.
        1. Jam shume dakort qe LGBT kane nevoje per me shume vetbesim, me shume vetvleresim dhe thelbesisht duhet tu jepet cdo mundesi per te qene te lumtur. Nese e ke fjalen per “pride” mendoj fatkeqesisht se nuk perkthehet ekzaktesisht “krenar” ne shqip. Me vjen keq por mendimi im eshte qe nuk mund te jesh “krenar” per dicka qe eshte instiktive, “pride” mbase, gjithsesi nese ke deshire mund ta vijojme me tej diskutimin pse.
        2. Me vjen shume keq qe miqte e mi i targetove,i paragjykove dhe i diskriminove menjehere si te fshehur. Ceshte e verteta nga njera ane me flet per nxitjen e vetvleresimit te komunitetit dhe nga ana tjeter diskriminon ate pjese te komunitetit qe eshte vertete i shtypur dhe i ndrydhur. Biles, biles e thua kete gje me nje ndjenje peshtirosjeje dhe perbuzjeje, mah nuk e di, ju i njihni me mire keto problemet e komunitetit dhe kush meriton te quhet i tille ;).
        3.Ne fakt asnjeri prej miqve te mi nuk eshte i fshehur. Dua te theksoj se jo te gjithe jane shqiptare, shpresoj qe kjo mos te jete pika ku do kapesh next ;).Te gjithe jetojne nje jete te lumtur te hapur ndaj familjeve, miqve dhe te gjithe shoqerise. Ne fakt dy prej tyre u martuan bashke vetem disa muaj me pare dhe UNE smund te isha me shume e lumtur dhe KRENARE per kete veprim (ky eshte perdorim i sakte i fjales). Gjithsesi asnjeri prej tyre nuk i plas nese dikush i quan gay, nuk padit njeri ne polici kur dikush i ben nje batute, biles biles une shkrihem kur vete njeri prej tyre shan “ai gay i m*tit” kristi pinderin. Mesa me kane thene skane ndonje krenari qe jane gay, i kane vene gjerat ne terezi, jetojne jeten e tyre dhe kaq.
        4. Sme plas fare nese i do apo jo Europa. Une per vete nuk i dua, miqte e mi qe mesa duket smeritonin te quheshin pjese e komunitetit nuk i duan. Apo tani qe sjane te ndryshur quhen…apo mqs nuk duan xhenin dhe kristin prape squhen…. u bera shume konfuze ;). Dhe ta dish per kuriozitet, nuk i duan sepse e trajtojne ceshtjen fiks sic e trajton dhe ti… (shife dhe iher piken 2). Nese mendon se gjerat zgjidhen me ankesa dhe agresivitet te pabazuar sepse eshte e qarte qe asnjeri prej tyre nuk e njeh vertete kush eshte problemi dhe kauza e ketyre njerezve qe jane duke mbrojtur ath ke nje lufte te humbur o miku im ? nese e ben per fonde…ath ok ok justifikohet ?

  14. Kristina says:

    Gazetare e percipte. Mjedisi luan nje rol shume te madh ne farketimin e karakterit dhe personalitetit te femijve. Homoseksualizmi eshte nje çregullim i natyres por fitohet edhe me edukim te keq shoqeror

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje