Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka emëruar Anila Trimi në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).
Njoftim i plotë i ministrisë së Brendshme
Anila Trimi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Urdhri i Ministrit të Brendshëm për emërimin mban datën 29 mars 2018. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn, i cili u emërua më herët në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.
Që prej Tetorit të vitit 2017, znj.Trimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në MB dhe ka punuar në Policinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. Znj.Trimi është diplomuar në Akademinë e Policisë, si dhe për Drejtësi.
Po kush është Anila Trimi
Anila Trimi, mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), që nga 29 marsi 2018.
Përpara se të merrte këtë detyrë, nga Shtatori 2017 znj.Trimi mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshme në Ministrisë së Brendshme.
Maj 2015 deri në Shtator 2017 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Antitrafikut dhe Azilit në Ministrinë e Brendshme.
Gjatë periudhës Qershor 2006 – Maj 2015 ajo ka punuar në Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit.
Ajo ka marrë pjesë në hetime të përbashkëta me autoritetet e zbatimit të ligjit të Gjermanisë, Zvicrës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, vendeve të Beneluksit dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit në Europë.
Znj. Trimi ka mbajtur leksione në rolin e trajnuesit në Akademinë e Policisë, Tiranë, për procedurat hetimore të trafikimit të qenieve njerëzore, identifikimin e viktimave të trafikimit, teknikat e intervistimit, mbrojtjen e viktimave etj. Ajo ka punuar për hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit, për identifikimin, referimin dhe asistencën e viktimave të trafikimit si dhe planeve të veprimit për luftën ndaj këtij fenomeni.
Në periudhën Qershor 2001 – Qershor 2006, znj. Trimi ka punuar në Sektorin për Mbrojtjen e Fëmijëve, në Policinë e Shtetit. Gjatë kësaj kohe, ajo është caktuar gjithashtu për të trajnuar punonjësit e policisë në shërbim të mbrojtjes së fëmijëve dhe në lidhje me hetimet e rasteve të abuzimit të fëmijëve.
Në vitet 2000-2001 ajo ka rishikuar dhe hartuar draft ligjet dhe aktet nënligjore për policinë e Shtetit në bashkëpunim me Misionin e Asistencës Evropiane të Policisë në Shqipëri si pjesë e Grupi të Menaxhimit të Projekteve, në Ministrinë e Brendshme,
Nga Shtator 1996 deri në Qershor 2001, znj.Trimi ishte pjesë e strukturës së analizës në Drejtorinë e Mbrojtjes së Personaliteteve, në Gardën e Republikës.
Znj.Trimi ka mbaruar Akademinë e Policisë. Më pas është diplomuar në Fakultetin Juridik në Tiranë. Ajo ndjekur studimet pasuniversitare në “Drejtim dhe Menaxhimin e Policisë”, Universiteti i Leicester, Mbretëria e Bashkuar. Studimet për Master “Krimi Global, Drejtësia dhe Siguria” i ka kryer në Universitetin e Edinburgut, Skoci. Është certifikuar gjithashtu nga “Programi Ndërkombëtar i Drejtuesve”, Akademia Ndërkombëtare, Bramshill, Mbretëria e Bashkuar; dhe “Akademia Ndërkombëtare e Zbatimit të Ligjit”, Budapest, Hungari;
Gjatë shërbimit në strukturat e rendit ka kryer një sërë kursesh kualifikimi, si: Programi i përbashkët i Policisë së Shtetit Shqiptar për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM); Përgatitja e Reagimit të Bashkërenduar të Komunitetit ndaj Dhunës në Familje; Program i posaçëm për “Të Drejtat e Fëmijëve dhe Trajtimi i tyre nga Agjencitë e Zbatimit të Ligjit”, i administruar nga UNICEF;
Program i Posaçëm “Analiza e Informacionit kriminal në Polici”, nga Policia e Kent, Mbretëria e Bashkuar; Program i Posaçëm: ” Policimi në Demokraci”, Mbretëria e Bashkuar etj.
Znj. Trimi flet rrjedhshëm gjuhën angleze, italiane dhe gjermane. (TemA)
Nje emrim jo partiak. Mbase po fillon ndryshimi . Urojme.
Nuk mund te kete ne shqiperi zyrtar i cfare do lloj rangu pas demokracise qe te mos jete HAJDUT!
Sapa, po te pergjigjem edhe une:
TURP TE KESH !!!
Keshtu sic mendon, gjykon dhe dyshon,
ti e ben dem te gjitheve, edhe vehtes tende,
por edhe familjes tende dhe miqve te ty.
MOS DYSHO PA PERJASHTIM TEK TE GJITHE !!!
Goni!Askush me mire se une nuk mund te provoje se sa i korruptuar eshte populli shqiptar.Une i nderuar nuk jetoj aty se kam ikur qysh ne 1990 por duke menduar dhe shpresuar qe dikur vendi do behej bleva nje toke ne 2004 e Shqiperi me letra te rregullta ndertova nje shtepi me dokumenta te rregullta dhe shpenzova mbi 150 mije euro te gjitha kursimet me djerse jo me droge as me prostitucjon te 28 vjeteve jashte shtetit.Nen sundimin e Saliut mu be mbivendosje dhe e mora vesh rastesisht ne vitin 2013,nen sundimin e Rames nje i korruptuar permbarues privat me zyre ne Tirane me emrin Lefter Cani pasi kishte marre shumen korruptive nuk pyeti as per letrat ne mars 2017 me prishi shtepine dhe e beri rrafsh me token.Ngjarje te tilla do i kishin zili vendet afrikane dhe te amerikes latine.Ku eshte shteti? ku jane zyrtaret dhe punonjesit e ndershem qe lejojne krime te tilla?ku jane institucjonet?ku jane te ndershmit qe duhet te pengojne te keqen?askund i nderuar dhe prandaj me jepet e drejta te mendoj dhe besoj se shumica e ketij populli jane te inkriminuar kur mbizoteron e keqja,e neqoftese dikush ndjehet i ofenduar ti beje pyetje vetes:a ka korruptuar ndonjehere sa do i vogel te kete qene ky akt?a e ka ndihmuar korrupsjonin duke i dhene dikujt dicka qe nuk i takon me ligj?a e ka shkelur ligjin sado pak?dhe ketu nuk e perjashtoj as une veten time as familjen time ashtu sic nuk mund edhe ti ta perjashtosh veten dhe as familjen tende qe te mos kete te korruptuar.Cdo njeri prej nesh ka ndihmuar korrupsjonin dhe hajduterine sipes menyres se vet ne vendin e krimit shqiperi.Prandaj eshte aty ku eshte sot.E neqoftese me te vertete ka tek tuk ndonje te ndershem ata jane nje numer i pakonsiderueshem per kete shoqeri te infektuar.Shumica e keqe e dominon shoqerine shqiptare.Por i nderuar Goni te keshilloj te lexosh albanologun e ndjere Robert Elsie qe i njihte shqiptaret shume mire me mirat dhe te keqijat e tyre.Pershendetje!
Ke te drejte ne gjithe sa thua. Me vjen keq per ty sikurse edhe per veten time qe kam perjetuar problematika te ngjashme. Megjithate mos hiq dore nga projektet e tua. Ndiqe ceshtjen ne te njejten menyre sic do ta kishe ndjekur ne vendin ku jeton. Shpesh edhe ne rastin e te demtuarit ne shqiptaret sillemi si shqiptare dhe nuk tentojme rrugen me te drejte per te zgjidhur problemet.
Me se e vertet sapa.i ke ven pikes mbi I.
Mos i vlresoni te gjithe so vetja juaj .
Soni
Sapa kete e ke me te degjuar besoj ? Une jam zyrtar prej 25 vjetesh. Nuk kam leke per te jetuar mw shume se tre muaj pa rroge. Dakort. Tung e mos i fut te gjithe ne nje thes.
Nuk na thate nga eshte?
PRANDAJ VEN PUNET PER MUTE KETU SE NUK LA ME SHURRA KY PSIKOPATI PA VENE NE DETYRA TË RENDESISHME ,DHE ATO KAPARDISEN E VJDHIN PER QEF TË VET ,KJO DO TENA NDRISI HAJT ROBET KU TI KENI O PLERA
Po Agim Hysi ç’u be?Nese jane te verteta ato qe u shkruajten per te ne blogun e djeshem per bemat e tij si gjyqtar atehere jo vetem qe nuk mund te emerohej drejtor por duhet pare nese duhet te jete me ne MPB.Po ashtu duhet pare se kush e propozoi per ate funkskion te rendesishem se duhet te jete “ortak” I tij ne te pathenat e bera nga Hysi kur ishte gjyqtar.Urojme qe zgjedhja e re te mos kete “cenet”e se pares!
Sa merak e paske!!!
Po Agim Hysi ç’u be?Dje sikur u njoftua se ai ishte caktuar drejtor.Nese jane te verteta ato qe u shkruajten per figuren e tij morale,eshte e udhes te informohet publiku dhe te shihet edhe se kush e propozoi per ate post se duhet te jete ortak I tij ne te pathenat e bera prej tij kur ishte gjyqtar.Urojme qe Trimi te mos kete keto probleme
E meriton kete vend pune.Suksese.
Urime dhe suksese Anila! Je profesioniste dhe njeri me integritet te larte. Ne qe te njohim e dime dhe vleresojme besimin qe te ka dhene ministri Xhafa. Ere e re ne rrugen e duhur .