Ylli Manjani: Ajo nuk është rrugë fare. I bie të paguajmë për të hyrë në Tiranë

29 Mars 2018, 12:14Politika TEMA

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, thotë se me taksimin në “Rrugën e Kombit” i është thënë një pjese të popullsisë që duhet të paguash për të hyrë në Tiranë.

Sipas tij, nga pikëpamja juridike, për të mundur koncesionarin, shoqatat ose qytetarët mund të depozitojnë në gjykatë argumentin e mungesës së një rruge alternative kalimi.

“Si mund ta japësh një rrugë publike në administrim privat, si mund t’i thuash një pjese të popullsisë do paguash lekë për të ardhur në Tiranë?

Këtu fillon diskutimi, kjo tani se sa është shuma e lekëve që do paguash, është 5 euro apo është 1 euro, nuk ka fare rëndësi.

Diskutojmë në parim njëherë, a ka rrugë alternative apo s’ka rrugë alternative, ka rrugë publike ku i sigurohet aksesi njerëzve apo s’ka, dhe nëse ka, kjo rrugë për çfarë u bë?” thotë ish-ministri në një prononcim për TemA TV.

“Shiheni se si akumulohen këto probleme, pra duke mos i trajtuar në kohë fillojnë shfryjnë pastaj në fund.

E dyta, kur u bë kontrata e koncesionit diskutimi ka qenë, a është e gatshme kjo rrugë për koncesion, sepse duheshin edhe 150 milionë euro për ta mbyllur rrugën, se ajo nuk është rrugë fare”, shton ai.

4 komente në “Ylli Manjani: Ajo nuk është rrugë fare. I bie të paguajmë për të hyrë në Tiranë”

  1. shqip says:

    Ka rruge alternative . Po Jane si shtigje dhishe . Dhe per te zbritur ne Tirane , duhet te nisesh te Hene-n , e te mberrish te merkure . Gjithnje Nese mjeti nuk thyhet ne mes . Ore te çmendur ! Ne parim taksa e rruges aplikohet ne gjithe boten . E vetmja gje qe ka vend per diskutim , eshte qe te jete e perballueshme . Dhe me kryesorja kontratat te mos behen si Cez-i , Albpetrol-i , apo te tjera deshtime . Po duhet vene pika mbi I . Sepse te paguaj , Po ama rruga duhet te jete ” qylym ” . Plus qe Nese provohet qe nje mjet demtohet per efekt te kushteve te rruges , kompania duhet te paguaje asiguracionin ku ben pjese mjeti . Ne nje vend Ku makinat perdoren per xhiro , eshte propagande te besh oponence . Sa Here vij ne Shqiperi , te pakten ne Durres , shumica shkojne ne kafene me makina te shtrenjta . Dhe mundesisht makinen duhet ta parkosh afer tavolines . Leri keto Ylli , se Jane teori demode . Po s’pagove , No Party .

  2. VASIL says:

    ylli mos e perdor rrugen per te hyre ne Tirane,por perdore nje rruge tjeter.

  3. Lani says:

    O legen i LSI na haksh mutin komplet .po kush te pyt ty mor aman qe rri tu leh gjith diten .sepse ta heqi rama tepsin prandaj

  4. PD&Lesheli says:

    Ke qene je dhe do te mbetsh nje funderrine hipokrite e Monalikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje