"Rruga e Kombit", Rama sqaron taksimin dhe "thumbon" Bashën: Ka kushtuar një mal me para, pëgjigje të pandehurve në sallë

29 Mars 2018, 11:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në foltoren e Kuvendit skemën që po përdoret për taksimin e Rrugës së Kombit.

Shefi i qeverisë nënvizon se ka kushtuar një mal me para dhe ende nuk ka përfunduar.

Ai nuk ka lënë pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha apo ish-kryeministrin Berisha të cilët i quan “të pandehurit” në sallë për shkak të akuzave ndaj tyre në këtë projekt.

“Në gjithë diskutimet me ekspertizën ndërkombëtare, lidhur me banorët e zonës, përgjigja që ka qenë, është që nuk ekziston në asnjë vend të planetit një teori që përjashton banorët si kategori nga detyrimet, pasi ata janë përdoruesit.

Ajo që duhet të dinë njerëzit është, janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për ti përdorur për të lehtësuar barrën duke hequr plotësisht nga të gjithë ata që do përdorin transportin publik apo privat me autobusë apo furgon, pra nuk kanë asnjë tarifë për të paguar dhe nuk kanë asnjë barrë mbi këdo që do të përdorë këtë transport.

Jo, jo, jo, jo sepse pagesa e kompanisë për bashkinë është pikërisht që të gjithë operatorëve që japin këtë shërbim, qofshin publik dhe privat, kompenson dhe nuk i kërkon autobusit apo furgonit që të paguajë kur kalon.

Vetëm logjikë nuk ka kjo lloj historie që ju doni të ngrini. Gjashtë muajt e parë do të përcaktohet në negociata mes qeverisë dhe koncesionarit, ajo që quhet tarifa për përdoruesit e shpeshtë.

“Vendimmarrja për të vendosur jo taksë, se nuk është taksë, është tarifë për përdoruesit, e rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010.

Në atë kohë kryeministri i kohës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces. Ka thënë publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot si gjithmonë në karrierën e tij e mohon.

Ne e ndërtuam për ta mirëmbajtur, nuk e mirëmbajmë dot. Kjo nuk është një fjalë goje.

Vetëm dy rrugë ka, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë taksapaguesit, ose për mirëmbajtjnen e rrugëve paguajnë të gjithë përdoruesit e rrugëve në fjalë.

Sot është rivënë në diskutim dhe në të vetmin vend europian ku ende ska pagesë dhe ky vend është vendi më i zhvilluar europian, Gjermania.

Mirëmbajtja bazohet mbi fluksin e përgjithshëm vjetor.

Vetëm kostoja e mirëmbajtjes rutinë dimërore e tunelit, menaxhimit dhe operimit të rrugës shkon në 5.3 mln euro, atëherë në vend të tundet një flamur i rreckosur i një patriotizmi pervers që nuk kan vend far me patriotizmin është mirë të thuhet një formulë alternative.

Nëse formula alternative është formula e njohur e qeverisë së mëparhmëe, hyni rrugë sdhe lëreni rrugën pas në mes të rrugës, këtë formulë mbajeni për vete dhe ta gëzoni po për ne kjo nuk është formulë zgjidhje, po rrumpalle.

Formula e rrumpallës që ju bëtë sa herë u është dhënë mudnësia të merrni në dorë çelësat e këtij shteti, nënvizoi Rama. (TemA)

9 komente në ““Rruga e Kombit”, Rama sqaron taksimin dhe “thumbon” Bashën: Ka kushtuar një mal me para, pëgjigje të pandehurve në sallë”

  1. EdLuli says:

    E ka marre persiper vete Kapter Ramuti rrugen e kombit dhe ate punen e detit.
    U kry dhe kjo pune. Vec 13 milinoe i kushtoi Shqiptareve.

  2. Spartaku says:

    Bravo zoti Rama.Mire u pergjigje hajdteve tekesaj rruge.Bjeru ne koke.se ashtu e duan.

  3. Fahataret e Meros Polica says:

    mos bllokoni komentet o fahataret polica te Meros.. o plehrat e kazanit Tema

    1. palla says:

      Te tan militantet e sal ram sheqere birisha dhe ilir florini jane injorant e pushta. Duhet me i degjenerua ku jane. Zoti i ka mallkue edhe ma keq.

  4. Dan says:

    Vetem Shqipot nuk duan te paguajne per asnje gje the ti kene te gjitha te mirat…. hahahahaha
    Nese ke sherbim ne cfaredo lloj fushe ke edhe pagese per ate sherbim.
    Nga kush do vijne keto para o njerez te mbaruar qe se keni hic idene e nje shteti demokratik. Jeni mesuar si ne kohe te Enverit e di Shteti e di Partia…… Behuni njerez o frymore….

  5. tomorraku says:

    KESAJ I THONE TE HEDHESH GURIN E TE FSHEHESH DOREN OSE TE THERRESESH KAPNI HAJDUTIN PASI KE VJEDHUR MILJONAT E BANKES!EDHE SALIU ME BASHEN CIRREN E BERTASIN PER TAKSEN E LARTE TE RRUGES DURRES MORINE , KUR ATE TAKSE E KANE VENDOSUR ATA SHPENZIMET MARRAMENDESE QE NUK KANE PERFUNDUAR AKOMA !

  6. tomorraku says:

    KESAJ I THONE TE HEDHESH GURIN E TE FSHEHESH DOREN OSE TE THERRESESH KAPNI HAJDUTIN PASI KE VJEDHUR MILJONAT E BANKES!EDHE SALIU ME BASHEN CIRREN E BERTASIN PER TAKSEN E LARTE TE RRUGES DURRES MORINE , KUR ATE TAKSE E KANE VENDOSUR ATA SHPENZIMET MARRAMENDESE QE NUK KANE PERFUNDUAR AKOMA !

  7. kasem gahinji says:

    sapo degjova nje deputete te pd.ajo qe oli para ilva cakes.e dini si tha?”te hiqet taksa e rruges se kombit qe kosovaret te vine dhe te gezojne ne trojet e te pareve te tyre.”e zeze mbi te bardhe.se zonja me dialekt verior nuk dinte clexonte,ose nuk kuptonte se po shtronte ne kuvendin e shqiperise tezen serbe se shqitaret e kosove jae te ardhur dhe nuk jane ne ojet e tyre te te pareve dardane.mesim me te qarte nga akademiae serbeve nuk mund te marrim.gjendje e mjerueshme e pd

  8. tomorraku says:

    KESAJ I THONE TE HEDHESH GURIN E TE FSHEHESH DOREN OSE TE THERRESESH KAPNI HAJDUTIN PASI KE VJEDHUR MILJONAT E BANKES!EDHE SALIU ME BASHEN CIRREN E BERTASIN PER TAKSEN E LARTE TE RRUGES DURRES MORINE , KUR ATE TAKSE E KANE VENDOSUR ATA ME SHPENZIMET MARRAMENDESE QE NUK KANE PERFUNDUAR AKOMA !PRANDAJ KRYEMINISTRI MOS “TI THUMBOI” POR TI PADISE PER KETE SHPENZIM MARRAMENDES DHE TE KERKOI QE TE KTHEJNE PARAT E GRABITURA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje