Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka komentuar në Kuvend tarifën e vendosur për automjetet që zgjedhin të lëvizin në Rrugën e Kombit.
Ministri thekson se kjo rrugë ende nuk ka përfunduar ndaj është e nevojshme ndërhyrja në disa segmente dhe mirëmbajtja e saj.
“Politizimi pseudo-patriotik me projektin e sigurisë dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, është thjesht vënia e interesave të vogla politike mbi interesin kombëtar, interesat publike e qytetare.
Sharjet e mallkimet e një procesi jo vetëm normal, po edhe jetik për qendrueshmerinë në vite të atij aksi me rendësi strategjike, janë një shprehje e mjerë e verbërisë politike dhe e shpërfilljes të së ardhmes”, nënvizon Gjiknuri. (TemA)