Lobimi rus, financieri i PD-së merret në Prokurori. Rama paralajmëron fundin e kreut e PD, Basha sulmon bankën amerikane

29 Mars 2018, 12:28Politika TEMA

Prokuroria ka marrë në pyetje financierin e PD-së, Ilir Dervishi.

Ai po pyetet për kontratën e lobimit të PD-së në zgjedhjet e qershorit.

“Kam firmosur 125 mijë dollarë për kontratat lobuese.

Gjithçka është deklaruar në thesa të KQZ-së.

Nuk ka asnjë shkelje, gjithçka është brenda ligjit”, mësohet të ketë deklaruar Dervishi, që nuk ka dhënë dot përgjigjie për 500 mijë dollarët e tjerë të paguar nga PD-ja.

Dervishi nuk dha asnjë shpjegim për kontratën me Biniata Trade.

Ai tha se nuk e njeh këtë kompani.

Por në Kuvend, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se kjo çshtje mund të sjellë fundin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Ai tha se lidhja me oligarkët rusë ia ka shkurtuar rrugën Bashës.

Por vetë Basha tha në Kuvend se është i hapur për të hetuar për lidhjet me rusët.

Madje Basha u hodh në kundërakuza.

Sipas tij, banka ku ka aksione gruaja e kryeministrit mbështetet me fonde që vijnë nga Rusia.

“Hajde bëjmë një hetim dhe i shohim ku i ka futur këmbët ariu rus,” tha Basha.

Rama ndërkohë iu përgjigj se ajo është një bankë amerikane.(TemA)

2 komente në “Lobimi rus, financieri i PD-së merret në Prokurori. Rama paralajmëron fundin e kreut e PD, Basha sulmon bankën amerikane”

  1. Pd e salise dhe serbo-rusise says:

    Fundi I karakurvave berishjane po afron
    Nje ore e me pare per mbare Kombin

  2. Harillaqi says:

    Ah te shkreti Bashe,po i ngushtohet laku,dhe nuk di çfare flete.Mbroçkulla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje