Akuza e tmerrshme e Donald Lu: Disa drejtues të vendit kanë shitur vajza, ndjej neveri

30 Mars 2018, 14:17Politika TEMA

Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka kërkuar arrestimin dhe dënimin maksimal për të gjithë trafikantët e qenieve njerëzore.

Përmes një deklarate të fortë, kryediplomati amerikan tha se ndjen neveri që disa drejtues të votuar të vendit tonë, kanë shitur vajza të pafajshme në skllavëri.

Nje deklarate e forte dhe akuze e tmerrshme ne drejtim te politikes shqiptare.

“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri.

Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”, deklaroi ambasadori i SHBA ne Tirane.

Më tej, ambasadori Donald Lu i ka bërë një thirrje të fortë qeverisë shqiptare lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore. Donald Lu i ka kërkuar qeverisë të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit.

Në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kryediplomati amerikan tha se do të krijohet një rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku qëllimi është jo vetëm strehimi i këtyre ‘viktimave’, por edhe që ata të kenë siguri dhe vetëbesim.

Rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit. Qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehë, por që ato të kenë siguri dhe vetëbesim.

U bëjmë thirrje qeverive të rajonit, por veçanërisht Shqipërisë, të ofrojnë fonde për strehimin e grave dhe fëmijëve të trafikuar.

Këtu ka nevojë që qeveria jo vetëm të angazhohet politikisht për të siguruar financim, por të dorëzojë fonde pa vonesë për gratë dhe fëmijëve që janë viktima të trafikut”, deklaroi Lu.

46 komente në “Akuza e tmerrshme e Donald Lu: Disa drejtues të vendit kanë shitur vajza, ndjej neveri”

  1. Loni says:

    Po duke filluar nga termet peci i tepelenes etj si te majt e te djatht

    1. Isufi says:

      Por edhe mos tregimi i krimit eshte i denueshem mr. LU….prandaj deshmo me fakte e leri fjalet…

      1. Asi says:

        Isuf mos u nxito si plaka ne …….do te habitesh kur ta maresh vesh

        1. isufi says:

          Asi ,..!!!!!.
          une nuk kam perse te habitem sepse e di mire kush jane ne pushtet 15 vitet e fundit.
          Por, kam te drejte te kerkoj denimin e tyre si kriminel, jo veç largimin nga politika.
          Zoti Lu nuk ka pse I le akoma ata te livadhisin.
          Ne se ai e do Shqiperine dhe shqiptaret kete duhet ta bej nje ore e me pare.
          Mjafte me tregti peshku……..

      2. YLLI I Arvziut says:

        Akoma i besoni Arvziut, mikut te Sali Berishes dhe Lulzim Bashes?!

        _
        Kjo akuze e rende dergohet ne prokurori , sic duket LUlU po meson nga eksperience e horrave Shqiptare ne Parlament.

    2. Toni says:

      Coni emrat dhe dokumentet qe keni ne prokurori. Deklarata te tilla nuk ndihmojne asnjeri. Nje deklarate e tille i le kriminelet ne vendet qe jane. Ne kohen e Berishes dhe Lulit ne administrate vajzat e trafikuara ishin nje teme kryesore e dites. Tani ne keto vite te drejtimit nga z. Rama nuk po degjohen me histori trafikimi. Ka mundesi qe nje pjese e trafikanteve te Berishes tani jane bere te pasur dhe mund ti jene futur edhe politikes. Por do te ishte ndihme nese z. Lu i con dokumentat qe zoteron ne polici dhe prokurori. Por nese kjo behet per te vonuar Shqiperine te hape negociatat me BE-ne atehere kjo nuk eshte e mire.

      1. adi says:

        sepse tutoret e prostitutave dhe tafikantet e te gjitha llojeve RIPJELLJA nuk i la te lodheshin rrugeve te europes
        i beri deputete kryetare bashkish dhe drejtore!!!!!!!
        e di sa deputete ripjelles jane mare me kurva???
        e di sa kryetare bashkish ripjelles jane mare me kurva????
        e di sa drejtore dhe zyrtare ripjellja i hoqi nga rruga e kurvave dhe i futi ne zyrat e shtetit????
        kur te besh kete mbledhje do e kuptosh ku jane sot keta mostra!!!!!!!!!!!!!!!!

        1. Roberto says:

          Ti Adi! Sa per dijeni kete trafik e nisen bandat e Saliut me shoke,me Aziemin dhe plot te tjere. Te mbeti ripjellja ne goje a thua se ke qef te mbetesh me barre qe te pjellesh perseri. Cili do qofte ai zagar i majte apo i djathte te plaset brenda ne burg sepse ato femra mund te jene ndoshta njerzit e tu apo te dikujt tjeter. E dime qe ka prostituta plot qe kane ikur me deshire por ka po aq plot qe jane genjyer mga keta kingat qe rrine me makina te bukura neper rruget e Tiranes dhe jo vetem prandaj te pakten fol me arsye dhe jo mllef. Qe ta dish keto jane pasojat e shkaterrimit te Shtetit dhe shoqerise sepse hyri demokracia mbrapsh dhe te shkretet njerez kujtuan se u be deti kos. Kos ne fakt ishte per te gjithe qeveitaret por nese vertet ata kane arritur deri ketu une do isha i mendimit qe t’ja u merrnin grate dhe vajzat qe kane dhe t’ja u conin atje ku ata kane cuar ato te shkretat. Me ty kaq kisha Adi..
          …… Po ti kini nen kontroll keta trafikante Ok por nese nuk i kini kujdes se dhe ata do arratisen si shume te tjere sepse Ata e dine se c’kane bere dhe se c’fare i pret.

          1. Grigor says:

            O Robert
            E pse merresh me militantë koqe kandari. Neve si popull, keta militantët pa tru, te majtë dhe të djathtë, na kanë marre me qafë.
            Enveri kishte militantët e vet që te bënin gjëmën, pa e kuptuar, derisa gdhiheshe ne burg.
            Edhe Saliu formoi grupin e militantëve të tij, njesoj si idhulli I tij, Enveri. Prandaj e perdori Azemin njesoj si Arkani Serb. Tani ka Azemë dhe militantë të tjerë, si ky Adi Trapi.
            Partia Socialiste nuk vuan per militantë, sepse trashëgoi plot.
            Por militantë me te ndyre dhe me te peshtire nga ata te komunistit Sali, nuk besoj se mund te gjenden ne Shqipëri.
            Të pakten ata te LSI-se tregohen te ndershem ne pandershmerine e tyre, dhe e thone hapur qe shiten per nje vend pune te pamerituar.
            Ndersa ky trapi Adi, as vete nuk e di se pse eshte me PD-në – partine që lindi si ideal demokratik, dhe u shkerdhye ne ideal Sali-kratik.
            Ata qe Kane sot problem me Ripjelljen, duhet të kuptojne, që per tre vjet Edi Rama iken nga politika. Ndersa Sali Berisha do jetë perseri aty, si i vdekur i pakallur, që qelb Jo vetëm PD, por tere politiken shqipetare.

        2. I URTI says:

          Po , more z. Ado , e dime , sepse i pame ne parlament ,
          kur kembenin mesazhe nga me te felliqurit !

    3. s'kam ç'bej says:

      Ti Loni je me te vertete Loni apo je prej betoni? Behuni njerez se nje nga ata mund te jeshe ti. Kjo eshte me seriozja qe te trafikosh njerez si ne kohen e skllaverise e na del qe demokracia e Lonit = skllaveri. A kishte trafikim ne diktature? A kishte porno? A kishte vjedhje? Besoj se dhe mund te kete patur raste por jo qe te mbylleshin brenda si sot. A kishte nder, respekt, moral? Sot demokracia e Lonit thote se morali na prish demokracine! Ku mbriten keto gjallesa kur edhe deputeti Sali…apo Grida a grifsha bejne dashuri ne parlament!

      1. Loni says:

        Or ti me kete emer skam cbej nuk na tremb dot o ushtari i termet pecit as e rruaj fare per ty apo per termet trafikantin o ordiner

    4. Policia italiane says:

      I pari Sali Berisha që i pajisi me armë nga depot dhe pashaporta diplomatike, horrat e prostitucionit dhe drogës.
      Në 1997 policia italiane kërcënoi presidentin Berisha, që do ta akuzonte për favorizim shtetëror të drogës dhe trafikut të qënieve njerëzore dhe Mediasett bëri Strisca la Berisha, ku e tallte Berishën si një mafjoz injorant, orjental dhe qesharak. Qeveria italiane e kërcënoi seriozisht përsëri Berishën në 2010, kur nipi i Selmanllarit, trafikonte drogë me makinën e ambasadës dhe pashaportë diplomatike.
      Shkëlzen Berisha nëpërmjet Selmanllarit, Skejës, Mirit të Xhikes
      Truprojat e tij, Izet Haxhia, Luzhaj me të birin Arkimedin dhe Fatos Skeja.
      Azem Hajdari me bandën e tij.
      Flamur Noka.
      Fatmir Mediu.
      Aqif Rakipi.
      Mark Frroku.

  2. spartak says:

    Zoti Ambasador .
    Nuk janë pak ato që janë ngujuar ( deri fëmijë ) nga fenomeni i gjakmarrjes . Nuk janë pak ato që vriten e plagosen rishtas , duke e rënduar më tej këtë fenomen . Me armë kryhen edhe kërcënimet e trafikantëve ndaj femrave të trafikuara dhe familjeve të tyre . Përveç , që me armë po ndodhin dhe janë shtuar edhe grabitjet .
    Konkluzioni . Po desh Parlamenti , shteti dhe organizmat përkatëse , nxjerrin ligjin , vendosin afatin e dorëzimit ( jo ma shumë se 25-30 ditë , orë më orë ) dhe të fillojë kalbja në burg mbi 10-15 vjet kush kapet ose i kapet , jo më armë , por edhe 1 cm fitil , 1 gram dinamit , 1 gëzhojë e jo më fishek . Gjygji , është ligji taksativ , dhe s’ka diskutime . I pari , qoftë ishalla djali i presidentit të Republikës , në burg të shkojë . Pseudo presidentët e kompanive e firmave që kanë shkatërru fëmijët e vet me pare e armë , t’i thërrasin mëndjes . Kanë për ti qa kalamajt . Ma mirë të qajnë kalamajt tani , se sa të qajnë ato ma mbrapa .
    Kërcënimet në vazhdimësi përgjatë gjithë këtyre viteve , kanë frenuar dhe zhvleftësuar ç’do nismë dhe investim në këtë drejtim .
    Përsa i përket trafikantëve , Prokuroria dhe policia bashkë me gjykatat i kanë të gjitha liritë e veprimit për t’i masakruar e terrorizuar e konfiskuar gjithçka këtyre kriminelëve trafikantë të femrave shqiptare . Zerimi i pasurisë së tyre të vënë nga trafikimi e prostitucioni , ka efekt dhe vlerë aq sa nuk llogaritet .

  3. Shvejk says:

    Per Fatmir Mediun bien kembanat.

  4. Sit back and relaks says:

    He pra mo, kemi hall fondesh thuj mo na thuj jo kshu po ashu. Kap ca te kapesh para se te kalosh ne stol te rezervave.

  5. Tereza says:

    Te gjithe ata qi kon shit ene ble femna jone agjente e spiune Ruse ….. thuje troç or LU-je !!! Eshte e modes tani mo qe te keqinjte jane Rus ene Serb ene te miret jane Ameriqon ene pro -lepiresa amerikener .

    1. nacionalisti says:

      Amerikes ti rrush sqetllen ti mi tereza, se ste ka gjet gje nga amerika ty.
      Nese ke kujtese lepurushi pune per ty, por mos te ishte AMERIKA sot kishe 2 milion refugjate kosovare ne shqiperi.
      Ishte AMERIKA qe kur vllai i vogel i Rusit, serbi, filloi masakrat ne kosove me aprovimin e Rusise, i tha STOP dhe te beri ty te jesh rob si gjithe te tjeret.
      Nese ke probleme ti mi tereza me vendin tend e me shtetin ne vendin tend, nuk ta ka fajin Amerika, por tjeter kush.
      Po ta vrasesh pa trunin e lepurushit qe me ke, do kuptosh qe KGB dhe UDB punojne fort me ta prish ty terezine ne vendin tat.

      1. tereza jo May says:

        Ore nacionalist , une paskam tru lepurushi … por ti or plako qenkerke shume i moshuar ene ora te paska ngel ne kohen e URSS (KGB) dhe Yugosllavi-se (UDB) !!!!!!!!! Ore hije e moçme jemi ne vitin 2018 ene nuk ka mo URSS dmth KGB gjithashtu nuk ka Yugosllavi me UDB …. !!!!!!! Nuk te ben keq para replikes te lexosh per te rejat e dites mer plak …. gjonat ecin shpejt . Mua me duket se tani jane ……. SVR DHE BIA . Nje pietje kisham une ne forme testi : Sa km larg jane trupat amerikone jashte kufijve te USA-s dhe sa km larg jane trupat ruse jashte kufirit Rus ??? Duke bere testin do marresh vesh se i kujt eshte faji .

    2. moni says:

      Pse mi Tereza cfare te mire paske pare ti nga Rusia dhe Serbia? Njera tmerroi dynjane me gulage dhe sisteme cnjerezore, kurse tjetra i vuri zjarrin Ballkanit duke bere 3 luftra per 8 vjet. Po s’ke faj ti se kur ta provosh luften ne kurriz do flasesh ndryshe.

  6. A says:

    Prostuticioni marramendes qe ndodhi ne keto 27 vite ne shqiperi nuk mund te pershkruhet..nuk habitem fare dhe as me trondit fakti qe ne keto pune te turpshme qe e cuan dinjitetin e femres shqipetare ne nivelin me te ulet per te gjitha kohet kane marre pjese dhe bandit te veshur me petkun e politikanit dhe drejtus te shtetit..

  7. ali vlora says:

    Faleminderit AMERIKE o mikja e vetme e endit tim!

  8. Lani says:

    T‘u merren pronat qe kane perfituar. Vetem keshtu i ndeshkon.
    Ato pasuri t‘i ktheje shteti ne fonde per strehim dhe ndihme.

    1. Shqipetaret e sorem nuk dine te drejtojn me ndershmeri .Nji ka qene qe te priste koken po te theje ligjin.Drejtuesit e ketyre 28 viteve po vjedhin punen qe ka ber populli per 45 vjete .Politikanet duhet tu sekyestrohet pasuria dhe ne burg e ka vendin .Shqipwtaret te bejne nje refendum qe te kalije ne protektorat te Amerikes ose gjermanis

  9. Lirindesi says:

    E sigurt qe nuk eshte i madhi. Ai vetem i rreh.

  10. Escobar says:

    Nuk esht kopetence e ambasadorit te nxjerrim emrat , ai nuk esht prokuror. Por prokuroria Po te doje , ia merr informacionin nepermjet kanaleve zyrtare. Pse, a ka shqiptar qe habitet kur degjon dhe per krimet me ordiner te bera nga politikanet drogaxhive e plehra shqiptare?

  11. H says:

    Të gjithë i njohin krimet e njëri-tjetrit por bëjnë sikur nuk dijnë. Shoqëria shqiptare nuk ka moral. Ai që ka para është i ndershëm pavarësisht si i ka bërë. Ky është vizioni ekstrem i babëzitjes dhe shthurjes.

  12. Duhet denuar trafikant vajzash,por gjykata per drejtesi nuk ka..se ken ti arrestojn perpara.
    trafikant vajzash,apo trafikant me makina shteti ne trafik droge.
    qysh para 15-16 viteve kame degjuar nga tv e gazeta te evrpoes se ne qeverin fatos nano ilir meta etj ,ka pas trafik droge me gonone te kane bere trafike ne lligari te xhepave te ps-s.
    nuk perjashtohet as qeveria berisha,por me pak trafike dhe jo haptas si ps.
    vet me sy e vesh te ni kame degjuar ne nje tren zvicer -milano para 10-13 viteve femra shqiptare duke fole shqip pa e diture se une afet tyre ne tren ne kembe afer milanos jame shqiptar,duke fole ato per prostitucion e klienta sesa paguajn.per nje …)a 2 djem shqiptar pak me large tyre ne trene qe u kuptua se jane shefat e tyre ne prostitucion.

  13. Duhet denuar trafikant vajzash,por gjykata per drejtesi nuk ka..se ken ti arrestojn perpara.
    trafikant vajzash,apo trafikant me makina shteti ne trafik droge.
    qysh para 15-16 viteve kame degjuar nga tv e gazeta te evrpoes se ne qeverin fatos nano ilir meta etj ,ka pas trafik droge me gomone dhe kane bere trafike ne llogari te xhepave te ps-s.
    nuk perjashtohet as qeveria berisha,por me pak trafike dhe jo haptas si ps.
    vet me sy e vesh te mi kame degjuar ne nje tren zvicer -milano para 10-13 viteve femra shqiptare duke fole shqip pa e diture se une afet tyre ne tren ,jame shqiptar ne kembe ,afer zbritjes ne milano,,duke fole ato per prostitucion e klienta sesa paguajn.per nje …)a 2 djem shqiptar pak me large tyre ne trene qe u kuptua se jane shefat e tyre ne prostitucion.

  14. Viro says:

    Ambasador, jeni ok me problemet qe ngrini. Disa politikane kane mbritur ne politike permes pasurise se siguruar nga shitja e vajzave e femijve. Disa komentus nuk besojne ne ato qe thoni sepse Jane rritur ne ambjente krimi e padrejtesie.
    Zoti e bekoft Ameriken!
    Zoti te bekoft Donald Lu!

  15. taraboshi says:

    O z. Lu tashti mos hap front tjeter lufte se do lihet ne mes te rruges lufta kunder korrupsionit e do merren medjat opinonistat prokurorija e te gjithe me kete problem e harrohet korrupsioni vjedhjet masive se mire filloj puna se ne keshtu e kemi zakon asnje pune nuk çojme deri ne fund .

  16. berisha mbas ferres says:

    kete poshtersi mbolli ne shqiperi pikerisht njeriu qe mbeshteti amerika. ju nuk donit te shikonit qe pervec perversitetit ideologjik politik ne kete vend kishte nje jete, kishte njerez me familje e me kulture qe jetonin ashtu sic jetonit edhe ju me familjet tuaja ne amerike. Per ju cdo gje ishte zi dhe keshtu mbeshtetet kelyshin e serbise (indirekt rusise-frances-athines) qe shkateroi shoqerine shqiptare me themeli. njeriun qe futi ne politike llumin e shoqerise, qe shkaterroi institucionet dhe artin e kulturen. ju jeni vet poaq fajtor sa ai sepse ju e mbeshtetet ne emer te antikomunizmit. tani mos hani mut kot.

  17. Mihallaq Furxhi says:

    Vetem reforma ne politike,dhe vetem kjo reforme me sistem te paster maxhoritar do ta nxjere Shqiperine nga kjo gjendje dhe do ti rilinde Shqiptaret nga keto akte makabre.

    Mihallaq Furxhi

  18. shoku i klases says:

    Flamur Noka ,ka bere namin,duke bere gjithe poshersite e botes,pse nuk ja thote emrin….

  19. Alban Dega says:

    SHITBLERJE VAJZASH APO SKLLAVERI SEKSI !?

    – Faleminderit atdhetari me i madh shqiptar dhe Amerikan i ketij cerekshekullit te fundit

    – Donald Lu Nderi i Kombit !

    Ata kryebandite qe e rrenuan e zhbene mbi 13 here shtetin shqiptar ne 27 vjet qe me “ Kuoten Zero” e “ Cekun e Bardhi”, qe me Nenin Nazist 24 te Kodit te Punes e shkeljen e Embargos se Naftes è Armeve per Kasapin e Ballkanit dhe Vampiret e Ruandes, qe me vjedhjen masive te votave me 26 maj 96 e terrorin e 28 majit ne mbrojtje te asaj kusarie, qe me Piramidat salikrate e shterrethimin e shtetrrenimin e vetem ne histidine e Shqiperise per karriken e Sali Kadafit, qe me grushtin klasik made in Sali Milloshevic te 14 shtatorit 1998, qe me Hiroshimen shqiptare te Gerdecit made in Xen Medihoxhe kodoshat e Berishes, me atdheshitjen e kapur ne flagrance nga Myslim Pashai e Gjykata Kushtetuese, qe me terrorin e Nasa keen e 21 janarit 2011 dhe kuota nen zero ku e la “ Banda e Gangstereve” e “ Mafia jashte kontrollit” e Sali
    Toptan Milloshit….
    Ka edhe me… edhe me… edhe me zezona te kryezezones, kryebanditit, kryemafiozit, fatkeqesise e kobit te shqiptareve e Shqiperise Saleh Ramollah Vicidol Milloshevicit, qe bashke me Banden e tij biologjike e politike e ktheu Shqiperine ne nje ciflig te vet nga Keshi i Vujkut e deri ne Konispol, nga Ksamili ne Vermosh…
    Nga eksportuesi me i madh i kromit e telave te bakrit, I fruta- perimeve organike bio ne Evrope e ktheu ne eksportuesin me te madh te
    “ p…. jeshkave “ dhe “mishit te bardhe “ per fryme te popullsise ne Bote”.
    Gati gjysma e popullsise se Shqiperise dhe 64 per qind te intelektualeve e specialisteve me te mire shqiptare moren rrugen e kurbetit dhe benin cobanin apo fshesarin e afendikojve greke e….
    Nga diktatura komuniste e coi Shqiperine ne demokraturen saliiste !
    Premtoi e trumbetoi demokracine dhe solli Salikracine!
    Premtoi qiellin dhe Diellin dhe u dha shqiptareve
    nentoken dhe Hellin- Sketerren mbi 6000 shqiptareve ne 13 vjet salikraci, trefishin e te gjithe te ekzekutuarve dhe denuarve me vdekje per krime te renda lufte ne sherbim te nazifashizmit, per terror, per spiunazh me pasoja te renda ne sherbim te UDB-es serbe e Asfalise greke… per 46 vjet barbari komuniste !
    E pjese e kesaj katrahure eshte edhe shitblerja e grave e vajzave edhe minorene, tregtia e njerezve ose sic njihet sot Human Trafiku…
    E kjo tregti fitimprurese prej 15 000 – 35 000 dollare apo euro per koke nuk mund te mos kishte ne krye “ Banden e Gangstereve” dhe “ Mafien jashte kontrollit” te kryebandidit dhe Il Capi Dei Capi, kryemafiozin Sali Berisha.
    Ata kane emra e mbiemra konkrete !
    Kontrolloni emrat e mbiemrat e qindra e pse jo edhe mijera shqiptareve qe kane ardhur ne SHBA a kane shkue ne Evrope para heqjes se vizave e deri ne fund te Botes me Viza amerikane apo… te kerkuara me
    protokolle e kerkesa zyrtare qe te federatave sportive e OJQ-eve, shoqatave te ndryshme, ministrive , Kontrollit te Shtetit e deri edhe Kryeministrise e Presidences kundrejt pagesave 10-25 000 Euro ose dollare per misione deri si edhe audite ambasadash,
    apo inspektore shteterore…..pa pasur asnje lidhje me to…. !!!
    Te gjithe ato shkresa ruhen dhe gjenden jo vetem ne institucionet shqiptare ne mos jane zhdukur… por nuk hane zhdukur e ruhen perjete ne ambasadat dhe Deoettamentet perkatese te SHBA-se dhe shteteve petkatese…
    Eshte bere mastraf, spekullime pa fund, korrupsion masiv, poshtersi pa and, mashtrime te oabesueshme pa dallime ideje, feje, krahine…
    Paraja ben hatane
    Paraja prish dynjane
    Ka shkruar Hasan Zyko Kamberi ketu e mbi 250 vjet me pare !
    E lista eshte shume e gjate. Po permend vetem disa emra e mbiemra konkrete:

    ………….
    5- Fatmir Mediu
    6- Flamur Noka
    7- Genc Pollo
    8- Aldo Bumci
    9- Spiro Ksera………
    1001 +
    Human Trafik eshte edhe me i rrezikshem dhe me cnjerezor, edhe me barbar se Narkotrafiku….
    Sic e kam shkruar ketu e 15 vjet perpara Tregtia, shitblerja e grave dhe vajzave, perfshi edhe minore
    eshte forma me barbara e tregtise se sklleverve è perdorur nga regjimet me barbare dhe bandat me terroriste qe nga Kina e Lashte, Mongolet, Chinchizkhani, Kryqezatat, Sulltanet e Stambollit, sllavet, Conquistadoret e Amerikes Latine, militaristet japoneze me “ sklleveret e seksit “, KGB-ja ruse ….
    Faleminderit Z. Donald Lu !
    Donald Lu Nderi i Kombit !

  20. taze says:

    Te njajten gja ka ba dhe SHPETIM NURI KRASHNICA/KRASNIQI nga Sheq i Madh dhe sot asht nanshtets kanadez me tan tmirnat tu shit droge

  21. Ana says:

    Duhet filluar nga shkulja e kancerrt dhe metastazave te shoqerise shqiptare-Berisha-icily mbyti demokracine e brighter qe ne lindje,e drejtoi vendin me Qellim drejt paligjshmerise dhe marrezise kolektive duke ligjeruar instiktet me te ulta te dhunes e imoralitetit te nje pjese te shoqerise ,te cilve ju dha ne shtetin ,ju dha pushtet per te neperkembur te drejtat e cdo individi,installing ligjet e xhungles etj,etj Eshte e turpshme ,e pafalshme qe ky njeri guxon akoma te pengoje demokracine ,nderkohe qe duhet te hetoheshin veprimet e tij politike si dhe krimet ekonomike.

  22. Jak Boston says:

    Shqiperine e mori llumi shqipetar
    Shqipetar mos rri po duku shqipetar
    Mjaft pranove te udhehiqesh nga kriminele o fatkeq
    Plehrat, kriminelet, hajdutet, tradhetaret jane ulur shesh
    Shqiptari i ndershem eshte ai qe keta plehra duhet me i heq
    O sot o kurre ndryshe sdo behemi kurre
    Zoti e bekofte Shqiperine dhe shqiptaret dhe miqte e saj vecanerisht USA

  23. Alban says:

    FATKEQESIA KOMBETARE

    – Me gjuhen e fakteve

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    – Si Berisha !

    …. Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq… Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per “nenen parti” . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per “liderin e pavdekshem” dhe milionave te siguruara me korrupsionin dhe tenderat e Padrinos ne kembim te besnikerise dhe servilizmit te tyre pa kushte.
    Kane vetem emra te ndryshem: Lulezim Basha, Flamur Noka, Arben Ristani, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Fatri Balliu, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, …” Klan”, “ Gazeta 55” , “ABC” … Gjithcka tjeter eshte pike per pike si Berisha.
    Flasin si Berisha. Kercenojne si Berisha. Shajne si Berisha, Cirren si Berisha. Per te menduar nuk behet fjale. Kane vetem mendte, me mire te themi mendesine enveriste te Berishes
    Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se “nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”.

    Haraci i mercenarit

    Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte “virtyti” me i larte i tyre… Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine…
    Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren… ( !? )
    Nese jeni “vullnetare me zor ” te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 13 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha. Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o “Skuadronet e Vdekjes” se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrin e vetem real “Fatkeqesia Kombetare….”
    Genjeshtrat e tyre i kane kembet shume me te shkurtera se rrenat e tyre dhe te padronit te tyre qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur…. Po ….. Po… Nuk kane faj te gjoret. Nuk dine se cfare bejne. Eshte haraci i mercenarit

    Shifrat enigmatike dhe
    pasojat tragjike….

    Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!?
    Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Jane pyetjet e tij jo te miat.
    Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes. Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
    Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?!
    Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per ” Qoftelargun e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
    Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme …
    Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokracise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…

    Zi e me zi per Shqiptari

    Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se!?
    Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
    Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
    Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar

    Nga katrahura ne katrahure

    Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
    Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira vdekjeprurese e rrenim deri ne zhberje…
    Se dhjeti, organizimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te dmeorkacise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka ka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere. Po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
    Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit…

    Nga dhuna ne terror

    Se 12, tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha. “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
    Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Qeveri e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!!
    Se 13-ti, zullumi antikombetar i Berishes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e e anetar i NATO-s.
    Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror. Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emerimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!

    Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …

    Se 14-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve. Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishes
    me tendera pa fund. Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
    Se 15-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
    “ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!

    Qevezia e hajnave

    Se 16-ti,si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
    Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve … emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences !

    Fjalet plumba dhe ….

    Se 17-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe eshte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
    Se 18-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne shiftaret e njerkes eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare, qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere. Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
    Se 19-ti, kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelor te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.

    Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit

    Se 20-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar. Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
    “ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
    Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit lidhur me antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha.
    Perfundimisht ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.

    Si ta nxjerrim vdekjen nga politika shqiptare !?

    Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
    Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
    E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
    Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
    E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!

    SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM

  24. inf says:

    nuk kam cfare te shtoj por i besoj Ambasadorit dhe pik me kurva jane mare gjysma e adminisrades kampjone eshte LSI e like bllokut ajo udheheq Kurverine pastaj jane Horrat e sali kreminelit dhe pastaj ĺlumi i Nanos pik

  25. elbasanlliu says:

    Rektori i universitetit te Elbasanit, Skender Topi, ka bere se bashku me Tritan Shehu (kur iste minister mjeksie i Sali Berishes) trafik organesh (femijet xhitane) nga Shqiperia ne Itali. Dhe ky person na bon ligjin ketu ne Elbasan dhe na u gradu edhe REKTOR. Turp i zotit.

  26. Petrit says:

    Do futur Gjukacët të parët brënda, më pas lepujt e me radh

  27. Hajrie Homni says:

    Oooo Lu-je, lavdi Vepres dhe Jetes se Enver Hoxhes!!!!
    Poshte imperializmi amerikan!!!!

  28. Fiona says:

    Jam plotesisht dakord qe politikanet qe shesin ‘mish te bardhe’ duhet te ndiqen me gjithe fuqine e ligjit, por a eshte ambasadori dakort qe dhe politikanet qe blejne keto sherbime duhet te denohen me te njejten force? Duhet qemtuar me kujdes nese eshte oferta ajo qe ka lindur me pare, apo eshte kerkesa ajo qe ka nxitur krijimin e ketij trrgu per kete lloj sherbimi, si dhe ne cilin territor kryhet kjo veprimtari?
    Si dhe cilat jane veprimtarite e duhura qe ai sugjeron per mos krijimin e kushteve shoqerore e sociale dhe edukuese qe ky treg te mos jete i pranishem ne shoqerite tona.

    1. Ali Pashe Tepelena says:

      Kete duhet te arrish ti bashke me gjithe keta fshataret qe kane komentuar ketu…. perendimi e zhvillon prostitucionin dhe ne perendim prostitucioni promovohet…. vetem ne gjermani , spanje dhe france ke 1.3 milione prostituta…

      por ne perendim promovohet me shume ajo cka quhet prostitucion pa lek… degjenerimi masiv moral ku femra shkon me 400 meshkuj… divorochet disa here dhe tradheton burrin disa here…

  29. Glauk says:

    Amerika te shohi trafikimin masiv te miliona njerezve qe ndodh cdo vjit ne amerike, miliona femra amerikan ne porno dhe dhjetra miliona studente amerikane qe jan pjes e esiteve si ” sugar babies” ku kerkojne per dashnore ti mbajne me para.

    pa four per miliona femra ne strip clubs apo vet shoqeria amerikane qe eshte e kalbur dhe nuk mund te quhet me nje shoqeri e familjes, ku gocat shkerdh..ehen me 300 djem te ndryshem, divorcet jane masive, tradhetite bashkeshortore jane masive, sing clubs ku cojne grate burrat per tu pal..uar me burra te tjere eshte fenomen masiv, perzierja rraciale gjithashtu.

    Te rregulloje keto probleme ky pekinez pastaj te vi dhe te beje guverantorin ne shqiperi.

    Boll u be Shqiperia target mediatik qe te shiten gazetat apo te behet lajm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje