Çështja "Tahiri", Alibeaj zbulon një skenar: Me mbrojtjen e tij Rama po mbron pushtetin

30 Mars 2018, 15:15Politika TEMA

Enkelejd Alibeaj thotë se ka provat zyrtare që implikojnë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në trafikun e drogës.

Ai thotë se këto dy ditë janë publikuar disa prova të cilat nën interpretimin e “selisë blu” dëshmojnë se Edi Rama i ka ofruar imunitet politik deputetit Tahiri.

Deklarata e plotë

Nga përgjimet e autoriteteve italiane provohet se Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm, Jaeld Çela, Drejtor i Policisë së Vlorës i emëruar nga Tahiri, Florian dhe Moisi Habilaj, trafikantë droge që përdornin makinën e Tahirit, Gentian Çeka, shofer personal i Tahirit dhe Orest Sota, mik i Tahirit që iu gjetën 863 mije euro me patentat e Tahirit, janë një grup i strukturuar kriminal, secili me rolin e vet, me qëllimin  e përbashkët, trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Por këto prova, që përbëjnë bazën e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të arrestuar drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, janë bërë të pavlefshme për arrestimin e Saimir Tahirit, sepse ish Ministri i Brendshëm, ka mbrojtjen politike të Kryeministrit të vendit. Këto prova të implikimit të Tahirit në trafikun e drogës, si dhe shumë të tjera për të cilat Edi Rama është në dijeni, janë arsyeja pse Kryeministri e ktheu Parlamentin në një Gjykatë Politike, duke mos lejuar Drejtësinë të bëjë detyrën. 

Me vendimin për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe për të mbyllur hetimet ndaj tij, Edi Rama nuk mbron thjesht ish Ministrin e tij të Brendshëm, por mbron pushtetin e tij, që i ka rrënjët tëk kanabizimi i vendit nëpërmjet kriminlaizimit të policisë, i vetmi projekt i suksesshëm i kryeministrit Rama.

Kostoja e imunitetit politik për Saimir Tahirin mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët, përderisa vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë Saimir Tahirin para drejtësisë që Shqipërisë t’i hapen negociatat e anëtarësimit.(TemA)

10 komente në “Çështja “Tahiri”, Alibeaj zbulon një skenar: Me mbrojtjen e tij Rama po mbron pushtetin”

  1. Titi says:

    Nuk kemi pare qe Rama ti beje ndonje mbrojtje Tahirit. Keto jane genjeshtrat e radhes. Hetimetv vazhdojne por nuk po gjejne gje. Eshte faji i Rames qe nuk ka pjesmarrje te Tahirit ne grupin e Habilajve. Kete e thote gazetari italian dhe hetuesia italiane. Po te kishte pjesmarrje te Tahirit do ta kerkonte Italia per hetime. Prandajn keto jane brockullat e radhes. Kjo parti e ndyresirave ka mbledhur vetem genjeshtare te ndyre qe vetem mashtrojne. Keta maskarenj jane te gjithe hajdute e kriminele. E ka fajin prokuroria e Berishes qe keta jane te gjithe te lire sot edhe pse bankat i kane mbushur me qindra milione euro dhe kane vene pasuri marramendese.

  2. xoni says:

    Pse ala gjalle qekan keta , une i pash ne afishe…..ju te gjallet kujdes se i mbyturi te mbyt prandaj hapni syte mos ju afroni,vetem Sala te shkoi me ta.

  3. gjergji says:

    Beni opozite.Mos u merni me genjeshtra.Lejani gjykates te vendos per Tahirin.Gazetari italjan tregon te kunderten qe thoni Ju e PD.POPULLI DO ALTERNATIVA QEVERISESE E JO GENJESHTRA PA FUND.Me kto qe beni fundi eshte shume afer.Gjynaf per ato qe investuan e besuan ne kte Parti.

  4. Koba says:

    Ky Alibeaj eshte i implikuar ne vrasjen e sekretarit te KOM.MYSLIMA .Te Ndjerit Tivari..E ka treguar veten qe eshte Soj i Kriminelit Isa Toska.
    Ne cfare duarsh ka rene PD .,Duke fillue nga Lul Hajduti dhe me rradhe.

  5. petrit says:

    Na çau menderen edhe ky Alieaj, e heq vehten se kush eshte, por sa duket deri tani eshte thjeshte nje vegel ne duart e Bashes, dhe tellall i tij.

  6. Cuku says:

    O Aliqehaja germo.se qenin e ngordhur do gjeni,,,,
    Te ishte I perzier Saimir.Tahiri I kishte vene zjarrin Shqiperise.Sali Berisha,sidomos me.ata prokurore qe rrastesisht jane nga Tropoja dhe me kurs plepash
    Po vazhdo lef ti se ate ben me mire,, ,

  7. titi says:

    eshte nje derr gomari ky Alibeaj

  8. Harilla says:

    Bjeri fyellit me nje vrim ti Alibeja,se do kenaqesh Lulin dhe muskotjeret e tjere, sidomos thuthuqin Paloqja.Leri keto mbroçkulla,me mire shko andej nga povelça jote e lindjes,dhe ha ndonje barke mena.Per tjeter pune ti nuk je.

  9. Lulka says:

    Ky halebajga kerkon te fshehi llumin ku jane te futur gjithe plerat vendit were kane masakruar.

  10. alphade says:

    Nipi i kryeballistit te Myzeqese,Isa Toska,tmerri i kesaj zone sot na
    ben gjyqin e pasardhesve te partizaneve. Cfare ironie ka ne kete
    jete: Ato maja rripa- rripa,……..!
    Pinjolli i ballisto- fashisteve , Alibeaj nuk le gje pa sajuar per te kryer
    qellimin e tij per denimin e nje ish- ministri por qe tash eshte nje
    flete e djegur,edhe per fajet e tij por ma do mendja jo ne lidhjet e
    tij me mafian e droges por se u tregua tejmase infantil me shiitjen
    e makines dhe ne se denohet per kete te fundit mire t’i behet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje