Këshilli Bashkiak kërkon lirimin e të arrestuarve dhe largimin e RENEA-s nga Kukësi

1 Prill 2018, 19:54Sociale TEMA

Edhe pse ditë pushimi dhe festë, zhvillimet në qytetin e Kukësit pas protestës në Rrugën e Kombit kanë detyruar Këshillin Bashkiak të këtij qyteti të zhvillojë një mbledhje emergjente.

Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit kanë dalë me një kërkesë ndaj Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit dhe Prefekturës, ku i kërkojnë në mënyrë të menjëhershme lirimin e banorëve të arrestuarve dhe ndalimin e arrestimeve të mëtejshme.

Gjithashtu, Këshilli bashkiak kërkon largimin e Forcave Speciale nga qyteti, të cilat, sipas tij, kanë ushtruar terror gjatë arrestimeve.

Duke e deklaruar si të panegociueshme tarifën për Rrugën e Kombit, Këshilli Bashkiak Kukës deklaron se çdo tentativë për negociata nga pushteti qëndror nuk do të merret në konsideratë deri në lirimin e të arrestuarve.

Të njëjtin qëndrim deklaroi më herët edhe kryebashkiaku Shehu.

Ai tha se nuk do të takonte të hënën kryeministrin Rama pa liruar më parë qytetarët e tij.

12 komente në “Këshilli Bashkiak kërkon lirimin e të arrestuarve dhe largimin e RENEA-s nga Kukësi”

  1. Toni says:

    Nuk ka asnje lirim te krimineleve. Kush jane keta ti vene kushte qeverise qendrore. Keta i marrin fondet nga qeveria qendrore. Preju fondet dhe leri pa buke nese duan te bejne protesta. Perndryshe ata duhetv te paguajne plotesishtv demin qe i shkaktuan publikut dhe taksapaguesve shqiptare me djegjen e stacioneve te pagimitv ne rrugen e kombit.

  2. Ben says:

    Keto jane ultimatume te tipit PD. Qeveria duhet te perdore mjetet e saja juridike qe te shperndaje kete keshill rrugacesh qe kerkojne qe te lirohen rrugacet qe shkaktuan deme materiale me akte dhune.

  3. Vjosa says:

    Le ti paguajne nga xhepi tyre maloket e keshillit Bashkiak te Mulit, demet e shkaktuara ne rrugen e hajduteve dhe pastaj le te lirohen dhe te vene ne hale. Une jam nga Vlora, ne ate rruge nuk me bije te kaloj kure dhe nuk kam pse jap leke nga djersa ime si suvaxhi per qejfin e bashibozukeve. Dhe kam nje kerkese: Po qe se na pranojne ne Europe bashke me keta njerez te eger, une nuk vi

    1. North Star says:

      Bitch Vjosa per ty n.q.s nuk futesh ne Evrope me Maloket shko dhe merr ndonje zezak se Keto u vine hakut.

  4. Nipi i Shyretes says:

    Po te njejten gje kerkoi PD e Lazaratit dhe pastaj trimat moren armet.
    Nese ka deklarata publike se do sulmohet komisariati i policise, dmth ka thyerje te rendit kushtetues dhe aty duhet RENEA.
    Nese ka sinjale qe jane inflirtuar kosovare qe punojne per serbet per te destabilizuar rajonin verior ( si veriun e Mitrovices ) perseri duhet RENEA.
    Keta me siper duhen ndare nga hajdutet qe vodhen kondicioneret dhe kompjuterat e firmes, sic duhen ndare protestuesit e vertete.
    Kur te dalin pamjet e vjedhjeve kuksianeve do u vije turp sepse do damkosen si hajna pa shkak.

  5. Dimeri says:

    Rama nuk duhet te ulet per te biseduar me perkrahes te dhunes dhe shkaterimeve te peones publike apo private.
    ATA qe Kane shkateruar dhe djegur duhet ti konfiskohet pasuria e tyre,ti paguajne.
    Populli nuk ka pse te paguaj.

    1. AL-Nakba says:

      Shume e sakte.
      Ata qe kane vjedhur, djegur dhe shkaterruar duhet ti konfiskohet pasuria dhe milionat ne Off-Shore.
      Duke filluar nga Ilir Meta
      Edvin Rama
      Sali Berisha
      Nishani/Fullani/Ruli/e bandite te tjere.

  6. Iliria e bashkuar says:

    Qente e saliut, mbi drejtesine ska asnje

  7. Devolliu says:

    Edhe ata që kishin shkuar në protestë me leva, me kazma e me vare të liohen? Po ata nuk quhen protestues por quhen KRIMINELË dhe vendin e kanë në burg.

  8. owl says:

    Keshilli bashkiak te mos kerkoj lirimin e tyre po te mos I perdorte kuksianet si mish per top per politikat e tyre dhe te partive qe qendrojne pas tyre. Kufirin te thana tja kishit vene bodiguardeve e sejmeneve te Saliut para se te fillonit protesten.

  9. return of the saint says:

    Asnje loje politike nuk ju shpeton nga vettingu perpjekjet per destabilizimin e vendit Jane te kota jeni te rrethuar nga te gjitha anet nga vendet anetare te Natos, nuk e pengoni dot me vendin ne rrugen e tij drejt perendimit

  10. ela says:

    ne asnje menyre.ti leshojne.ose te jap doreheqjen kryeministri ose mos te leshoje ata.nuk ka me politike anarkiste iken ato kohe.po i liroj mbaroi vettingu.pse pikerisht tani ? sepse eshte muli ne hetim,per pasurite.Po qe se nuk arestohet Meta ,Berisha Muli.Basha etj nuk ka shqiperi.te largohen dhe te rine vetem maloket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje