Post-protesta, Kryemadhi premtim popullor: LSI do kthejë besimin tek shqiptarët e zhgënjyer nga qeveria e narkotrafikut

1 Prill 2018, 16:27Politika TEMA

Monika Kryemadhi ka bërë një status të gjatë në rrjetin social Facebook, detikuar zhvillimeve pas protestës kundër taksimit të Rrugës së Kombit.

Duke dënuar arrestimet e kryera në Kukës, Kryemadhi garanton se LSI do të sjellë shpresë tek shqiptarët e zhgënjyer nga qeverisja “Rama”.

Represioni dhe dhuna ndaj protestuesve në Kukës është thjesht rishfaqje e arrogancës dhe frikës që ka pushtuar Edi Ramën këto 24 orët e fundit.

Qytetarët e ndaluar barbarisht me format dhe metodat e Sigurimit të Shtetit tregojnë qartë, se sado të përpiqen ish bashkëpunëtorët dhe pinjollët e komunizmit i kanë të shenjuar thellë në ndërgjegjje metodat staliniste.

Protestuesit e ndaluar dhe të shoqëruar në komisariatet e Tiranës kanë mbështetjen tonë dhe të të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, që e kuptojnë dhe dënojnë këtë taksë absurde, haraç të Edi Ramës për oligarkët e tij.

Siguroj të ndaluarit nga policia dhe familjarët e tyre se kjo histori nuk mbaron këtu!

Ne do të kërkojmë me forcën tonë dhe të ligjit, jo vetëm lirimin e tyre, por edhe rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur nga falangat e qeverisë.

Edi Rama që kërcënon sot banorët e Kukësit dhe protestuesit e ndaluar, bën mirë të angazhojë policinë, forcat speciale, prokurorinë, madje dhe vetë Saimir Tahirin po të doje, që të gjejë ish drejtuesit e policisë të arratisur dhe të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Bën mirë të hedhë sytë e të kërkojë hetime të ndershme për Elvis Roshin apo ish shokët e tij të grupit parlamentar, që akuzohen për krime të rënda.

Kjo është detyra për një kryeminister të përgjegjshëm dhe jo peng të krimit dhe pazareve me banditët.

Ne si LSI, jemi të bindur në betejën tonë për ndryshimin e tarifës dhe mbështetjes ekonomike për banorët e kësaj zone.

Askush nuk mund ti detyrojë qytetarët e Kukësit dhe zonave përreth, që në skajshmerinë e varfërisë ku i ka çuar kjo qeveri të paguajnë taksë për orekset e klientëve të Edi Ramës.

Asnjë vegël e Edi Ramës, apo qoftë dhe ai vetë, nuk do të munden të dhunojnë të drejtën e banorëve të Kukësit për të mos u varfëruar çdo ditë e më shumë për hir të qejfeve dhe perversiteteve të një kryeministri të papërgjegjshëm.

Lsi dhe opozita shqiptare do të vazhdojë të jetë në krah të banorëve protestues dhe do të kundershtojë çdo akt dhune apo presioni që përpiqet të frikësojë Kukësin dhe kuksianët.

Ne do të vijojmë përpjekjen dhe betejën tonë për të rikthyer besimin te shqiptarët e gënjyer dhe zhgënjyer nga qeveria e narkotrafikut,” nënvizon Kryemadhi. (TemA)

8 komente në “Post-protesta, Kryemadhi premtim popullor: LSI do kthejë besimin tek shqiptarët e zhgënjyer nga qeveria e narkotrafikut”

  1. Bayern Fan says:

    Shefe Mona,po kur nuk kane besim e po te braktisin militantet qe i ke ber keshilltar si do ja fitosh besimin popullit??????

  2. Dorina says:

    Foli edhe baxhella….pikaqe nuk i bie…

    1. ce says:

      amon kur flet dhe kjo baxhella sic e ka identifikuar gjithe populli shqiptar pas cizmes , po pse me huliganet e kukesit do te vish ne pushtet, jo or jo ti nuk vjen me ne pushtet, shqiptaret kane nje urrejtje aq te madhe per ty dhe cizmeparticken tende qe po shkrihet perdite sa jane gadi te ja japin voten dhe nje partie sic psh psv 91 qe ka 2 antare dhe vetem LSQI-se nuk ja japin me. pergaditu dhe deri ne zgjedhjet e vitit 2025 kur perseri do fitoje ps ju do jeni shkrire dhe nuk do merni as nje deputet ne parlament, . Perpara LRI e kukesit me vandalet e saj drejt protestave te reja nen udheheqjen e shpifarakes floida….

  3. Edhe kjo e mban fjalen ne vjedhje.

  4. jimmy says:

    Prej jush dhe Pedeve ben pall Rama

  5. Germicoku says:

    Po te besuam tuy,o Monika , shkofshim te gjithe mu ne hale te gomares … Do te besojme kur te flassh se ku i gjete parate e vilave,ku e coi floririn yt shoq se bashku me ty. A je dakort me emrinqe e pagezoi saliu tet shoq ILir Floriri ? Po me emrin Ilir Blloku ,je dakort ? Fol per keto e pastaj folse sa te do populli….

  6. Gri says:

    E di Mpni si rrotet besimi i popullit?
    Duke cuar ne burg: S.Berishen te kombimuar me Zenin, Ilir Meten te kombinuar me ty, L.Bashen si abuzues dhe ekzektues i vjedhjes se R.Kombit,Detit dhe te vrasjes se 4 te pafajshme, kombinuar me SB and co.? dhe se fundi E.Rama qe ka 5 vjet qe ju mbron ju skote e ndhre e Shqiperise, kujton se po ja hedh populli! Por…. cdo gje lahet ne kete bote! Zoti eshte i madh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje