Nga Skënder Minxhozi
Në orët e fundit kryeministri Edi Rama ka dalë dy herë para shqiptarëve për të davaritur retë e tymit që u ngritën nga vendkalimet e pagesave në tunelin e Kalimashit.
Ka bërë më në fund atë që, në kushte shumë më rutinore dhe normale, duhej ta kishin bërë ministrat e tij të financës dhe punëve publike muaj më parë.
Është dashur dhuna dhe përplasjet e dënueshme të protestuesve kuksianë, që të ketë një moment kthjellimi dhe sqarimi, rreth arsyeve që çuan në vënien e tarifave për kalimin në Rrugën e Kombit.
Protesta në tunelin e Kalimashit mori përmasa qartësisht antiligjore, të cilat nuk mund të gjejnë asnjë justifikim, as tek paqartësia që krijoi koncesioni i rrugës së Kombit, as tek vonesat e lexueshme të qeverisë në sqarimin dhe kontaktet me komunitetet që preken nga ky koncesion.
Djegia dhe shkatërrimi nuk duhet të jenë asnjëherë në menunë e protestave në një vend normal.
E megjithëse ne vështirësisht quhemi një shtet normal, sipas standartit europian të të qenit i tillë, sërish ajo që pamë në Kalimash të shtunën, ishte një shfaqje që e kishim harruar, që nga kohë që s’mbahen mend.
Një parim i pashkruar i mjekësisë thotë se është më mirë të parandalosh, sesa të mjekosh. Dhe qeveria duhet ta kishte parandaluar atë që ndodhi në protestën e fundit.
Më së paku duhej të ishte angazhuar që të shuante ato flakë që po ndizeshin gradualisht, pas njoftimit për listën e tarifave të rrugës, të cilat tani na del se do të rishihen me autoritetet lokale të Kukësit. Të paktën sa i përket banorëve lokalë, të cilët ishin edhe epiqendra e protestës.
Rruga e Kombit po bjerret në sytë e të gjithëve atyre që e frekuentojnë. Po shemben skarpatet e pasistemuara, po dëmtohen ndarëset e korsive, po degradon asfalti dhe vijojnë të mbeten të papërfunduara veprat e artit, urat e mbikalimet që s’u bënë kurrë nga qeveria paraardhëse.
Qindra milion euro korrupsion që ajo rrugë mban në arshivat e saj me firmën e Berishës e Bashës, janë zanafilla e kësaj situate anormale dhe absurde.
Në këto kushte është e qartë se ky projekt prej një miliard eurosh, rrezikon të çojë dëm edhe koston që u përdor për ta ndërtuar, ndërkohë që politika në Tiranë luan lojën e pështirë të tipit “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Rrugë të përmasave si kjo e Kombit pa pagesë nuk ka, edhe Berisha, edhe Rama, edhe Basha e dinë mirë këtë detaj. Mungesa e sinqeritetit në këtë pikë është shkak madhor i tensionit dhe reagimit popullor.
Edi Rama gjen papritur në axhendën e tij të punës një problem që as e kishte parashikuar se do të ndodhte dikur. Është pikërisht aftësia për të parashikuar atë që nuk shihet ose që ndodhet e fshehur mes rreshtave, ajo që e dallon politikanin nga njeriu i zakonshëm.
Kush kujton çfarë ndodhi me çmontimin e armëve kimike siriane, kur presioni i protestuesve e detyroi ta anullojë nismën e ndërmarrë së bashku me amerikanët, edhe në këtë rast Rama po korr frutat e hidhura të një komunikimi të munguar dhe difektoz me publikun.
Shumëkush e kujton sesi pasi ne vërshuam në rrugë për t’i thënë jo helmeve të Asadit, Italia i mori stokun e tyre në Jug të gadishullit Apenin dhe nisi t’i zbërthejë pa asnjë reagim popullor. Kryeministri shqiptar duhet të mësojë nga ai leksion i hidhur moskomunikimi me shqiptarët. Tarifat e një rruge thellësisht strategjike e me impakt ekonomik për Shqipërinë dhe Kosovën, e cila ka kushtuar më shumë se asgjë e ndërtuar në historinë e shtetit shqiptar, nuk mund dhe nuk duhej të ishin një akt banal burokratik.
Pikërisht në emër të mungesës së transparencës dhe korrupsionit masiv që ai projekt mbart mbi vete nga e shkuara, qeveria aktuale duhet të kishte përdorur të gjitha mjetet e saj të komunikimit dhe kontaktit me komunitetet lokale, biznesin e qytetarët shqiptarë, për të shpjeguar sesa dhe sesi do të paguhej për ta mbajtur në jetë Rrugën e Kombit.
Ky shtet ka dhjetra burokratë e zyrtarë, drejtorë e ministra, që paguhen për të llogaritur kostot e tarifat e të gjitha llojeve.
Është krejt pa vend që rolin e llogaritarit ta bëjë tani kreu i qeverisë, pasi ka dalë tymi në Kalimash, meqë këta anonimë zyrash apo anëtarë qeverie nuk janë urdhëruar të bëjnë transparencë për publikun atëhere kur duhej ta bënin.
E kjo bën që Edi Rama të marrë edhe një herë mbi vete tani, kostot e heshtjes dhe të vonesës.
Ashtu si në rastin e armëve kimike, kur e mbajti të fshehtë nga të gjithë atë që fliste orë e çast me ambasadorin amerikan. Këtu qëndron epiqendra e krizës së tarifave në rrugën që na lidh me Kosovën, e që sot duhen negociuar nga e para, dy vjet pasi janë zbardhur në letër.(Javanews.al)
bythe e zgjuar ky qe ka shkruar kete
Natyrisht. Ai edhe bythen e ka me tru. Ndersa shumë të tjere edhe koken e kane me m*t.
Eej, nuk e kam me ty. Po u nxehe, nuk bën gje tjeter, veçse tregon çfare ke brenda kafkës.
Ndersa protesta tregoi vetëm nje gje – që Shqiperia vertet eshte anetare e denje e Konferencës Islamike. Në vend te qeverise ne nuk meritojme as Saliun, as Ramën, por Muslim Brotherhood.
Por edhe diçka tjetër – Edi Rama eshte vertet nje arrogant i pandreqshëm që Jo vetëm nuk mëson nga gabimet, por edhe i perserit ato, si nje kalama i perkedhelur dhe i llastuar. Eshte gjynah që nje tufe injorantesh barbare e bejne Ramen te duket sikur ka te drejtë.
Sa për saktësim, Italia dha portin e Xhoja Tauros për shkarkimin nga një anije dhe ngarkimin në anijen amerikane, e cila i shpërbeu lëndët në mes të Detit Mesdhe! Mos na tregoni legjenda sikur pati ndonjë shtet që i pranoi dhe u bë i pasur, ndërsa ne jemi barbarë që nuk i pranuam.
http://www.repubblica.it/cronaca/2014/07/02/news/arrivate_a_gioia_tauro_le_armi_chimiche_dalla_siria-90483563/
Kur ju gazetarët nuk jeni të informuar si duhet, mendoni pak sa do të jenë lexuesit. Lë pastaj, u bë modë fyerja ndaj atyre që protestuan në atë kohë, sepse me ato “armë” do të mbante pushtetin shoqëria e oligarkëve. Ju djegin shumë protestat për armët kimike, sepse ju solli si ndëshkim Reformën në Drejtësi! ?
Edhe ktu kishte oferte per ti shkaterru ne mes te detit po protestat nuk lejun asnje bisedim me amerikanet. Mos ja mysni kot o njerez.
Problemi me Ramen eshte se ai nuk merr asnje kosto nga c’ka ndodhi. Ai ka dhe do kete vetem perfitime monetare se bashku me zwngjinet e LSi-se.
Ka kosto politike ?? Hiç fte !
Rames nuk i behet vone per PS-ne . Ai e perdor ate kur dhe si i duhet.
Pas ikjse se Rames nga pushteti PS do shnderohet ne nje germadhë.
Ik o Minxhoz. E dime qe je i majte, por ben si gazetar dhe gazetari kur vjen puna per te informuar publikun duhet me qene i paanshem.Kjo nuk eshte prolem informimi Minxhoz. dhe per kete pyet kushuri Qemalin. Nuk te akuzojme se je i majte, por si i painformuar. ose i paditur
Ore f
Sado i squt me qenë prape bithe mbetet
Veç sa dhe si osht e din vërra e alese
jo vete qe nuk u zberthyen ne itali,jo vetem ne anije amerikane,por edhe koordinatat,apo vendi ne det u mbajt sekret deri ne perfundim te operacionit.transparence per kalimashin duhej te kishte,nuk kish pefillonteme 1 prill,munet dhe ne nje maj,prishte ndonje pune?jo.nderkohe ishte bere dhe sqarimi.sa per te tjerat,asgje nuk justifikohet.thote kryetari i bashkise se do te marre pjese e cdo proteste te pd.nuk te ndalon njeri.por kjo te ngarkon me pergjegjei,nese ndodh si ajo qe ndodhi.karshilleku vjen nga injoranca,jo nga mosdija.fatkeqesi qe je kryetar bashkie.ti mund te mbreterosh edhe 100 vjet,per ps ,aq ia ben.por popullit nuk i duhesh,se keshtu e fut ne percarje,ne rrugen e paligjeshmerise.aq me teper,kur nga protestantet e tu u bene thirrje:”kukesi,hasi,tropoja te bashkohen me kosoven.ate protestus e nxorre ti ne proteste.mos valle kete thirrje ia dhe ti?ma shpjegon dot,o zoti kryetar i bashkise?
O minxhoz. Do te behen te xhitha rruget e shqiperise me pahese. Edhe pse ti paguan 324 leke per cdo liter karburante per mirembajtjen e rrugeve. Edhe pse populli ka paguar 15 vjet resht nga koha kur Majko ishte kryeminister, 70000 deri ne 100000 leke te vjetra çdo vit per nje makine. Taksa eshte jashtezakonisht e larte duke mare parasysh se sa eshte minimumi jetik ne shqiperi. Tirane – Sarande O MINXHOZ eshte 280 km. I bie te paguash 56 euro vajtje-ardhje. Te bie me mire te shkosh me avjon. Thirri mendjes o MINXHOZ. sepse neser nuk do jete me Edi. Dhe femija jot bashke me ty nuk do kene favore. Prandaj mendoji mire fjalet. Ti dhe te gjithe ju, si psh Merua Bazua qe lepini bythen e politikaneve. Por harroni qe hani ushqime te pa kontrolluara, pini uji jo te pishem, thithni ajrin me te ndotur ne europ. Nuk vlen paraja kur jeton ne pus.
Rama ne qeveri dhe Erjoni ne Tirane i caktojne taksat sic u pelqen. U mba kurrizi njerezve apo Jo s’duan t’ja dine. Kryeministri te ndryshoje qendrim, njerezit kane te drejte eshte bere mosperfilles.
O Minxhoz sebepi ishte pagesa 5 euro por qellimi ishte diku tjeter Rreth 80% e atyre qe moren pjese ishin njerez te ndershem e nevojtar por rreth 40 vete ishin qe nuk kishin te benin fare me rrugen e komit por ishin te paguar mire nga brenda dhe nga jashte qe shkaktuan tere ate rremuje pra goditen organet e rendit dhe prishendhe dogjen kabinat kompjutrat e çdo gje qe eshte nga paret tona se taksat tona jane qe ne vend we te shkonin investim u dogjen dhe kush e ha populli i varfer se ata qe e bene i moren paret pra u shperblyen me shkatrru dhe ne bejme sehire Me shqeteson edhe thenja e ministrit rendit per ate Sali Lushen qe edhe qenka me probleme per policine edhe qendron jasht burgut jo z. Xhafa nuk ben keshtu ai brenda dites se shtune duhet te rrasej ne burg e ndoshta edhe sot qe eshte e diel ai mund te jete duke henger e pire pije te shtrejta si me i miri pa i hy gjem ne kembe .
Ky nuk eshte problem komunikimi por arrogace, Rama gjithmone e me shume po etregon kete. Arsyet qe ai u perpoq te jepte per tarifen qe duhet paguar dhe ster stergjatja e tij ne daljen para medjave tregon abuzimin e madh qe po vazhdon ne Rruken e Kombit e me gjasa ne vazhdim ne te gjitha rruget. Si kryetar bashkie Rama organizoi shume mire ndermarjet e bashkise dhe te njejten gje po ben dhe Veliaj. Rama tha se koncensionari ka blere 12 borepastruese Benz ?! Te gjitha rruget e shqiperise mund te mirembahen lehtesisht duke krijuar vetem nje ndermarje te vetme mirembajtese qe duhet te kete: 1. Nje ekip jo politik drejtues dhe punonjes te mire paguar dhe me ore jashte orarit dhe shperblime dhe dieta. 2. Makineri moderne teknologjike per mirembajtje rrugesh. 3.Fonde maksimumi deri 30% te atyre qe sot jepen me tenderime apo PPP. Dhe vetem 1€ te ishte tarifa e Rruges se kombit kjo do i mbulonte te gjitha. Kam eksperienc ne mirembajtje dhe e di shume mire se sa dalin kostot ne ndermarje te tilla kur punohet. Por Rames dhe servilave te tij ju eshte erresuar arsyja ekonomike dhe morale, e shohin cdo gje me cinizem!
Para se te beje shpjegime per taksen shtese, per ti mbushur mendjen njerezeve te cilet kane qe ne kohen e Majkos qe e paguajne ate, nje qeveri qe punon per popullin duhet te beje transparencen e korrupsionit te stermadh ne kete rruge dhe te nxjerre pergjegjesite por edhe parate nga hajdutet qe i perfituan. Mbasi te kete bere kete me pare dhe mbasi “koncesionari i ri” te kete riparuar dhe perfunduar te gjitha mangesite e rruges me parate e sekuestruara nga hajdutet, atehere le te vendoset nje takse simbolike per ate rruge me leke dhe jo me euro, por kurrsesi 5+5 euro.
Mjaft me me apologjite per Edi Ramen, sepse edhe kjo qeveri nuk ka mbetur pas me vjedhjet dhe arrogancen e saj.
Z, MInxhozi dhuna e kuksianeve kundra llamarinave te koncesionarit Kastrat-Salillari eshte plotesisht e justifikueshme. Meqenese ne shqiptaret vdesim per te marre shmebull Ameriken, kujtoj ketu se nje nga episodet, qe i paraprime revolucionit amerikan shte edhe e ashtuquajtura Boston Tea Party, ku kolone amerikane te maskuar si indiane sulmuan anijen angleze te ngarkuar me caj, qe do shitje ne koloni(13 kolonite e Anglise se Re) dhe i hodhen ballot e cajit ne det. Kujtoj qe kolonistet e Amerikes perfshire edhe kolonelin shume te dekoruar Xhorxh Uashnigton u rebeluan dhe shkelen betimin ndaj Mbretit te tyre anglez Xhorxh sipas parimit: No taxation without representation! kolonet nuk ishin kundra pagimit te taksave ne favor te kurores angleze, por taksat t’i vendosnin perfaqesuesit e zgjedhur te koloneve jo lordet angleze ne Londren e larget. Pikerisht sot Edvini i ndjekur edhe nga kryebashkiake si Erionka veliaj apo lala krimenl i Elbasanit apo rrospija e Kocos kryebashkiake e Sarandes i vene taksat dhe tarifat lokale si ua do byca shpesh here e defloruar kohe me pare, pa pyetur a u mban kurrizi shqiptareve apo jo. Nejse mbremja e sotme do jete decisive per faktin, nese Kukesi 2018 do jete si Vlora ne ajnar 1997!
Ne kuksianet qe dhame token pjellore,bile ma pjellore per kete rruge,qe prishen shtepite pa kompensim per kete rruge duhet tash edhe te paguajme eddhe nje here? Po ku keni pa keshtu?
Sa per kryeministrin tone ,qe ka qendruar pak ne France, le te marre shembull atje per si kalkulohen e si shperdahen taxat e rruges : nje pjese per demshperblimin per gjithe jeten per qytetaret e demtuar,nje pjese per komunat e demtuara idem ad vitam eternam,se po po kendej eshte demtim nje autostrad se sjell ndotje akoustike e aerore, nje pjese per rimbursim te investimit per ate qe e ka ndreq me paret e veta e kjo eshte pjesa ma e medhe,nje pjese per mirembatjen, e nje pjese per rruget tjera neser per vendet jo te zvilluara te shtetit.
Pjesa per fitim te koncesionarit nuk tejkalon nje fare % te investimit te tij…
Kurse ketu asnje investim,asnje kompensim per te demtuarit,edhe paret hazer per Kastratin,qe po na vjedh boll me benzinin,? !
Ku keni pa keshtu o kryeminister,
Kush ju keshillon ka e prapa?
Kështu e ka bota!?
Këto dy dekadat e fundit,kur mbaron argumenti,nxirret formula :” Kështu e ka bota”.Me këtë term absurd, mosdijes i vishet manteli i pseudokulturës. Për këtë shkrim shkak u bë revolta në tunelin e Kalimashit.Dhuna nuk është e pëlqueshme,nga të gjitë ata që kanë dy para mend në kokë.
Eshtë e vërtete ,që shteti kapitalist, mbahet mbi grumbullimin e taksave direkte mbi popullin e tij, siç është vërtetë që edhe regjimet kumuniste,shteti mbi taksa mbahet,por ato janë të fshehura bukurmirë,që në shpërndarjen e të mirave materiale.
Në Shqipëri,regjimi në kalbëzim,në fund të viteve tetëdhjete,të shekullit të kaluar,bëri eksperimente mbi popullin shqipar, me reformat e tufzave dhe arzva, të famshme.Eshtë mëse e vërtëtë,që ajo reformë mjerane, nuk është parë, e as dëgjuar në mbarë Globin Toksor,sëpaku unë nuk e kam lexuar gjëkundi.
A duhet paguar taksa për mirëmbajtjen e rrugëve?Edhe unë si ekonomist i vjetër jam pro pagesës se saj,por vetëm njëherë ,dhe jo sa t’i tapet, e tupet qeverisë,për vlerën e saj.
Si në komunizëm,takasa në fjalë, është fshehur tinëzisht, një herë në çmimin e karburantëve. Kjo është arsyeja ,ndonëse jemi vend prodhues nafte,çmimi i saj është më i lartë në rajon,njëkohësisht dhe me cilësi mjerane . Vendimet e gjykatave, po tregojnë se nga pusi nafta shkon direkt te automjetet, duke u shitur me çmimin më të lartë në Ballkan.Më keqja është, se këtë taksë të fshehte,e paguajnë,si; mjetet lundruese; bujqësore;statike dhe besoj se jeni të bindur që nuk dalin në rrugë aspak.
Taksën, për mirëmbajtjen e rrugëve,tinëzisht e kanë grumbulluar si të majtët edhe të djathtët.Kinse ngatërrohen ndermjet tyre,se kush ia ka futur më shumë,apo e më pak shqiptarëve.Të jenë të gjithë, mëse të qartë,se shqiptarët, si bota ,e paguan taksën për rrugët,se nuk kanë si levizin pa karburant.Ndryshe nga bota,siç e thamë me lart,nga “dëshira” e madhe për të paguar taksa,për rrugët paguajnë flotat ;detare;bujqësore dhe statiket.(Gjeneratoret,makineritë dhe pasijet e ndryshme ,që punojnë me karburant, dhe nuk kanë rast ta shohin rrugën e asfaltuar,apo të paasfaltuar.)
Për rrugën e Kombit ka histori të veçantë.E nisin të majtët.Për të grumbulluar para, shtesë për këtë rrugë,u vendos e famshmja taksa Majko, pra për të dytën herë.Fjalët e liga thonë,se ato para, të grumbulluara nga shqiptarët,avulluan në fushata elektorale.Unë,si ekonomist i vjetër,nuk e besoj.
Për të tretën here, inisiative e morën të djathtët.Nga taksat e shqiptarëve ju dhuruan 100 miljon euro kampanisë ndertuese Amerikane, për të blerë makineri e paisje,që ta ndërtojë rrugën përgjysëm.
Për herë të katërt,nga të majtët rivihet taksa për Rrugën e Kombit,me arsyetimin (e mosarsyetuar) se e kemi dhënë me konçension, dhe duhen para shtesë (për herë të katërt)që të ndertojnë rrugën , e lëne në mes të rrugës, nga Amerikanët, dhe për ta përfunduar nga konçensionari i ri.
Ju a them me bindje,se këtë eksperiencë nuk e gjen në asnjë shtet, në globin toksor.Shqiptarëve,(brënda kufirit shteteror, u kërkohet ta paguejnë për të katërten herë ,me premtimin so do ta përfundojnë se ndërtuari me në fund). Pak kush e beson!Do Perëndia,që qeveria,të mos na vere taksën e pestë,për te zhdëmtuar dhunën e ushtruar nga kuksianët!
Për herë të parë,papritmas,u nrihet gracka edhe shqiptarëve jashtë kufijve. Paguani edhe ju,se nuk behet qameti!Meqë babzitja nuk ka kufi,përseri përdoret hilja për ta grumbulluar me dhunë,taksën në fjalë.Në kundërshtim me ligjet financiare, taksa nuk vihet në monedhën shqiptare,si të gjitha taksat e tjera,por vihet në euro, dhe vilet në lek. Asnjë shqipar nuk ka për ta marrë vesh, se me çfarë kofiçjentesh do të konvertojë euron konçensionari .Dhe kryebabzitja, jo rezideteve shqiptar, ju merren euro ,dhe ju kthehet kusurin në lek,se kështu është programuar sistemi!?O pikë e zezë! Këtë shpikje as e kam pare, e as kam dëgjuar.Nuk kam asnjë arsy,si ;patriotike;profesionale;…. që ta mbështes këtë nismë të qeverisë.
Fatmir Lohja
Tiranë,më 01.04.2018