Lulzim Basha: Ajo që nisi me Kukësin nuk do të ndalet. Zotohem për ndëshkim ndaj të korruptuarve. Kjo pranverë nisi mbarë

2 Prill 2018, 12:26Politika TEMA

Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra, se “ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet”.

Basha foli në Shkodër, në përkujtimin e ngjarjes së 2 prillit 1991, ku mbetën të vrarë 4 persona.

Ky është muaji ku maska e Edi Ramës ka rënë tek shqiptarët. Këto janë aktet e fundit të një grabitqari e mashtruesi pasi vjedh përbuz e tallet me popullin e tij.

Unë i them sot nga Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim, i them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndaluar derisa tirania e krimit të rrëzohet.

Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar, ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish që pasurohen mbi gjakun e tyre.

Le të jetë ky një fillim i mbarë iu pranverës që po vjen.

Detyra e madhe e PD-së dhe gjithë njerëzve të thjeshtë e të ndershëm është të shkëpusim njëherë e mirë lidhjet e politikës me krimin.

Një Parti Demokratike e çliruar nga korrupsioni nga oligarkët, ka vetëm një interes, interesin enjerëzve të shkodranve dhe të shqiptarëve.

Zotohem në këtë altar të lirisë sot se gjithë çfarë kemi denoncuar si opozitë as nuk do ti falim as nuk do ti harrojmë kur të vijë ora e përgjëgjësisë së pushtetit, nuk do të falim askënd që ka bashkëpunuar me krimin, që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët.

Nuk do të ketë pushtetarë, nga kryeministri deri te punonjësit më të thjeshtë të administratës që nuk do të japë llogari”, tha Basha.

Këta kanë ndërtuar një sistem ku një grup i strukturuar kriminal, politikanë oligarkë, kriminelë kanë kapur shtetin ekonominë dhe gjithë Shqipërinë. Nëse nuk çmontohet ky sistem kriminal Shqipëria merr fund, ekonomia shqiptare po vdes nga droga, koncesionet korruptive, borxhi dhe grabitja e pasurive natyrore. Vendi nuk ka asnjë perspektivë ekonomikë”, tha Basha më tej.(TemA)

11 komente në “Lulzim Basha: Ajo që nisi me Kukësin nuk do të ndalet. Zotohem për ndëshkim ndaj të korruptuarve. Kjo pranverë nisi mbarë”

  1. Koba says:

    Po ku ka ma te Korruptuar se Ty mor Legen Llamarine.Mor Oturak i Sali Kriminelit.Po vjen dhe Ora per te dhene ate qe meriton .Hajdut i paskrupullte.

  2. Gazetar EU says:

    Une kam besim te Lulzim Basha qe ‘do ti bej zap te korruptuarit’.
    +
    Ky eshte ndryshe nga Edvin Rama.
    +
    Ajo qe i bashkon keta te dy jane perpjekjet per shmangje burgu dhe e milionave te fshehur e grabitur me pushtetin e vjedhur.

  3. Argon says:

    Ish Ministri i Brendshëm i 21 janarit 2011, ku u vranë 4 shqiptarë dhe u plagon me dhjetëra të tjerë, ka shkuar të përkujtojë 4 të vrarët e 2 prillit 1991 në Shkodër! Kjo është “heshtja mafioze” që kanë disa njerëz në Shqipëri. Pranojnë të flasë para tyre një vrasës në përkujtimin e 4 të vrarëve të tjerë shqiptarë !

    1. Eri says:

      Hajsuti 250 milion E berte se do te fusë ne burg hadutet që nuk kanë qe skane patur pune me te.Cdare ironie dhe idjotesie

  4. eli-tiv says:

    .sipas lulit Rama po vjedh popullin e tij..?!…luli ka vjedhur popullin e Rames.?! pra ja ka bere mire Rames kriminelit..Luli eshte gjynah..nuk ka pupull te tij..haaaa

  5. litari says:

    o lul na hape barkun me keto qe pjerth cdo dite.

  6. salem says:

    Ti mos mprih dhembet per kryeminister,po shtrengo b… per ne burg !

  7. Lulka says:

    Po pse mor qelbesire e mbare pranvera per ju per te shkaterruar pronen e perbashket.
    Ju jeni mbetja e plerave te vendit qe duheni zhdukur nga rrenjet.????kur flet ti te vjen stomaku ne Foyt.

  8. do vijë një ditë says:

    Keta dhe te vrasin dhe te qajne!

  9. rroku says:

    Ky po,ky eshte ai qe lufton korrupsionin bashke me Saliun,Moniken e shume e shume te tjere qe populli i ka per zemer,i njeh mire dhe mezi po pret qe te vijne votimet dhe te votoje per ta.

  10. shkoderlokja says:

    me kot e keni. Vetingu (burgu) nuk ndalet. Aty e keni hallin …zagare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje