Edmond Spaho: Qeveria i preu në besë protestuesit

2 Prill 2018, 10:52Politika TEMA

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, thotë se është qeveria ajo që shkeli marrëveshjen që kishte vendosur me protestuesit.

Gjatë protestës para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Spaho tha se ishte rënë dakord që të pezullohej protesta në “Rrugën e Kombit”, dhe të mos kishte arrestime.

Këtu nuk bëhet fjalë për rregulla dhe ligje, po ka patur një akord mes qeverisë dhe protestuesve që të pezullohej protesta në rrugën e Kombit, të mos arrestoheshin njerëz, të hynin në dialog me autoritetet vendore për të gjetur një zgjidhje.

Për fat të keq qeveria e theu këtë marrëveshje në mirëbesim mes palëve dhe gjatë natës arrestoi 23 veta që ju tashmë e dini.

Nëpërmjet veprimeve të dhunshme me forca speciale, a thua se po kapnin kriminelët më të mëdhenjtë e këtij vendi që po bredhin të lirë. Qytetarët janë të vendosur që ata të lirohen”, tha Spaho për Top Channel.

Spaho tha më tej se protesta do të vijojë deri në lirimin e të arrestuarve, dhe madje do të rritet, pasi dot ë ketë solidaritet dhe nga rrethet e tjera të vendit.

Protesta do të vijojë derisa të lirohen, ose këtu në Tiranë, ose në Kukës, madje të jeni të sigurtë që do të rritet dhe solidariteti nga rrethet e tjera të vendit për të liruar këta qytetarë që protestuan për të drejtën e tyre.

Ne nuk synojmë dhe nuk është në natyrën tonë që të përdorim akte të dhunshme. Protesta është e qetë pasi ata duan vetëm të shprehin kërkesat e tyre që të lirohen të arrestuarit”, vijoi ai.

4 komente në “Edmond Spaho: Qeveria i preu në besë protestuesit”

  1. Late says:

    Po mire, o Spaho. Po demet e shkaktuara ne impiantet e kompanise kush do i pagoj.

    1. Kujtimi says:

      Spao ju ini Bandit organizatore ju duhet te gjykoi

  2. h says:

    Problemi eshte se ju quani te drejten dhe pronen tuaj
    gjithka ju shohin syte (që t’ju dalin).
    Shtet i zanun mos ju kujton gjë ???
    Me ligjin nuk bëhen akorde.Ai zbatohet.
    Kafshe te ngjizura me majmune.
    Paguani dëmet dhe do t’ju lirojnë.

  3. Mere says:

    O Qyqar pse nuk thua leja per protesten u dha qe te zhvillohej ne menyre paqesore dhe nuk u dha per vandalitet kjo sipas teje quhet Bese
    Fshati qe duket nuk do kallauz, se c’are natyre dhe synim keni juve eshte pare ne 27 vjet, vetem shkaterime, djegje, vjedhje, vrasje, sabotime e vetem destabilizim per mbajtje te pushtetim e per ta rimar ate, ngelem ne tranzicion te qe bere mute nqse kete quani demokraci , ku populli mori aratine e zhduket ne drejtime te ndryshme si zogjte e korbit sepse i mbuloi varferia, krimi , psiguria per nje jete te qete pa oligark, kriminela,tadhetare, abuzues ne arganet drejtuese e shperdoruse ne detyre,
    Distancohuni nga populli se vetem benzine hidhni , te gjithe derat nje turi kane, njesoje jeni te gjithe me pd- lsi dhe nga radhet e ps-se, solidariteti i popullit per nje jete me te mire do te vije kur drejtesia te triumfoje e tu tregoje vendin qe meritojne kush do qofte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje