Shtëpitë e vjetra shkodrane në një ekspozitë, Bushati "sfidon" Bashën më 2 prill: Zgjedhja e Shkodrës dhe Prizrenit, simbolikë e Bashkimit Kombëtar

2 Prill 2018, 17:59Kulturë TEMA
Shtëpitë e vjetra shkodrane në një ekspozitë, Bushati

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në ekspozitën “SHKODRA, familja-shtëpia-historia ime″.

Nje ekspozite e hapur pikerisht sot me 2 prill, nderkohe qe dhe kreu i PD Lulzim Basha nuk pati me shume njerez te mbledhur ne pervjetorin e 2 prillit ne Shkoder.

Ekspozita e cila ishte ndërtuar me foto te vjetra të shtepive Shkodrane para viteve ‘90, të cilat përtej të qënit godinë, shpalosin historinë.

Aktiviteti u zhvillua në Shtëpinë e Ismet Halilit, Monument Kulture Kategoria I dhe u shpalosen 50 foto të Shkodres dhe Prizrenit.

Ministri Bushati vlerësoi këtë nismë në promovimin e vlerave dhe theksoi se është detyra e politikanëve për të mbështetur iniciativa të tilla.

Ministri Bushati bëri me dije se “sivjet është viti evropian i trashëgimisë dhe kjo që po shohim ne këtu ështe vetëm nje pjesë e trashëgimisë kulturore dhe kontributit që ka Shkodra jo thjeshtë në historinë e shqiperisë po të kombit shqiptar”.

Për Ministrin Bushati dhe përzgjedhja e Shkodrës dhe Prizrenit ka simbolikën e vet, jo vetëm nga pikpamja arkitekturore por dhe për simbolikën e Bashkimit Kombëtar.(TemA)

1 komente në “Shtëpitë e vjetra shkodrane në një ekspozitë, Bushati “sfidon” Bashën më 2 prill: Zgjedhja e Shkodrës dhe Prizrenit, simbolikë e Bashkimit Kombëtar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje