Berisha flet për bojkot, Basha sërish në zgjedhje në "minutën e fundit": Opozita nuk do futet në asnjë palë zgjedhje me Edi Ramën

3 Prill 2018, 08:55Politika TEMA

Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ka folur edhe për bojkot të zgjedhjeve lokale.

Ai tha se PD nuk duhet të futet në asnjë palë zgjedhje me Edi Ramën.

“Opozita duke mos mohuar problemet e saj, nga ana tjetër është përballur në mënyrën më të jashtëzakonshme direkte të këtij regjimi.

Situata ka qenë dhe vazhdon të jetë vërtetë dramatike për Shqipërinë, sepse në pushtet është një njeri që sot disponon miliarda për pushtetin e tij.

Ai kontrollon mediat si në 1990. Që kontrollon drejtësinë me të njëjtion forcë si në diktaturë. Një prokuror kriminel i jep bllokun e fletëarresteve policisë. Mbushi vetë. Gjë që nuk ndodhte në diktaturë.

Prokurori në diktaturë e priste fletë arrestin. Opozita e ka marrë mesazhin dhe ajo është e përqendruar në transkriptimin e këtij mesazhi.

Këtë ditë opozita do ta shndërrojë në ditë historike dhe mosbindja civile do përfshijë mbarë vendin për t’u kthyer shqiptarëve shpresën dhe besimin te ligji.

Të gjitha llojet e formave janë mbi 50 manuale. E ka djegur mandatin e vet Rama. Ata që vendosën flamurin në Kalimash, ata nuk ka vend në Shqipëri që nuk vendosin flamurin e tyre.

Opozita është deklaruar për mosbindje civile. Nuk do ketë zgjedhje me Edi Ramën.

Për mendimin tim, ky është mendimi im, PD nuk duhet të futet në zgjedhje, në asnjë palë zgjedhje”, ka deklaruar Berisha.

Por pervoja ka treguar se asnje nga partie politike nuk i ka bojkotuar zgjedhjet, as ato parlamentare dhe as per pushtetin vendor.

Ne zgjedhjet e 25 qershorit te vitit te kaluar, Basha qendroi mbi 3 muaj ne çader dhe ne fund, ne “minuten e fundit” hyri ne zgjedhje opozita.

Rezultati i PD dihet tashme, me i uleti ne 27 vite.(TemA)

1 komente në “Berisha flet për bojkot, Basha sërish në zgjedhje në “minutën e fundit”: Opozita nuk do futet në asnjë palë zgjedhje me Edi Ramën”

  1. Gazetar EU says:

    E di Berisha , qe ky kercenim beri pune heren e fundit.Se nga frika e kthimit ne monizem, duhej te sakrifikonte Edi Rama per nje demokraci fallco, ne leter.

    Shqiperia eshte ne nje udhekryq dhe krize politike te papare pas komunizmit. Demokracine e kane rrembyer ish komunistat dhe gangsterat demokrate.

    Shuarja e ketyre mostrave parti politike , me udheheqesit e tyre mafjoze aktuale dhe lindja e nje brezi te ri mendimi politik dhe parti te reja qe skane lidhje me bandat PS+PD+LSI e vetmja zgjidhje.


    Problemi eshte se nuk ka brez ne Shqipri qe nuk eshte infektuar nga ky sistem i korruptuar e mafjoz qe perjetuam ne keto 26 vjet.

    E ardhmja e femijeve dhe brezave vazhdon te jete e erret dhe pashprese.

    Por me kryesore, nese nuk zhduken nga politika:
    Sali Berisha
    Edvin Rama
    Ilir Meta
    Lulzim Basha
    Pallat e Rucat…
    aty nuk ka drtite ne fund te tunelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje