Debati live për "Tepelenën"/ Xhufi: Pse më provokon, mos ma përmend emrin. Tufa: Nuk jam qen i stërvitur për…

3 Prill 2018, 21:43Politika TEMA

E kaluara jonë komuniste ka shkaktuar shpesh herë debate në mediat shqiptare, së fundmi shkak për debat është bërë kampi i Tepelenës.

Për kampin e Tepelenës për fat të keq ka pak dokumente sepse regjimi e ka zhdukur dosjen e Tepelenës por krimi lë gjurmë.

I ftuar në “Studio e Hapur” në “Neës 24”, historiani Pëllumb Xhufi tha se nuk janë deklarata e mia, por të dhëna të një dokument i CIA-s.

“Unë e pashë, pas 5 ose 6 ditësh nga debati që askush nuk prek thelbin. Unë nuk jam kundër poër tu vizituar qendrat e represionit, por të vizitohen burgu i Spaçit dhe burgu i Burrelit.

Madje jam i mendimit që burgu i Burrelit edhe i Spaçit të mos lihen të degradohen por të çohen madje edhe nxënës për ta vizituar.

Lexova sot para se të vija këtu dhe lexova që një person që kishte jetuar në kampin e Tepelenës dhe në Kampin e Turanit. Dhe ai vetë bën me dije që kushtet më të mira kanë qenë në kampin e Tepelenës.

Dhe atje kanë çuar fëmijë për tu çuar fëmijë për t’u çfarosur. Ai ka qenë një kamp internimi.

Thonin që fëmijët i conin të punonin, por kjo nuk është e vërtetë. Fëemijët shkonin në shkollë.

Unë mund tju sjell edhe urdhrin e Shemzi Totollanit ku shkruan se kemi marrë vesh se fëmijë të Turanit nuk shkojnë në shkollë.

Kam ndjeshmërinë për vuajtjet e atyre njërëzve, janë ekzagjerime. Dikush e bën se e ka të treguar. Në atë kamp nuk ëhstë vrarë njeri thonë ata që kanë jetuar”, deklaron Xhufi.

E ndërsa Agron Tufa tha se këtu kemi ardhur për të sqaruar përtej përgjigjeve fyese në shtyp.

“Për herë të parë kam sjellë 100 të mbijetuar kryesisht femra të moshave 80 vjeç.

Unë nuk dua të lë asnjë lloj përshtypje por shpërndarja e tyre nëpër fushë, ata kanë humbur motra dhe vëllezër.

Është krejtësisht e kundërta e asaj tabloje rozë që tha zoti Xhufi. Ska fare lidhje.

Unë e kuptoj, psikologjikisht është e shpjegueshme ajo që tha Xhufi.

Ne e filluam shumë vonë këtë institucion për tu marrë me të tilla të vërteta. Sepse është territori që  duhet ta kishin bërë historianët e vjetër si zoti Xhufi”, tha Tufa.

Xhufi: Unë merrem me histori të vjetra.

Tufa: Po por herë pas here arratisesh dhe del në falang tjetër.

Xhufi: Unë historinë mundohem ta mësoj të tërën. Se edhe reja shpjegohet me të vjetrën.

Tufa: Unë nuk ndërhyra. Në as gjënë tuaj ju durova me shumë qetësi olimpike

Xhufi: Ti më përmende tre herë emrin. Po më provokon. Ti po me thërret po më grish.

Tufa: Unë nuk jam nga ata qentë e stërvitur mirë që të zihem në studiot televizive

Xhufi: Lere emrin tim, unë nuk ta përmenda emrin tënd. Më ler të merrem me Skëndërbeun. Mos ma përmend emrin

Tufa: Skënderbeu mund tja dalë edhe pa ju.

7 komente në “Debati live për “Tepelenën”/ Xhufi: Pse më provokon, mos ma përmend emrin. Tufa: Nuk jam qen i stërvitur për…”

  1. free says:

    ta paska rras Tufa bre dhe mbaje se ktu ske sia del.

  2. shqipe says:

    Pra Ky tufa e pranon qe eshte nje qen,por qe s’eshte nga ata te sterviturit!….

  3. Tarasi says:

    Xhuferat kane qene pjese e sistemit c’histori zeza do bejne ata,Kur te tjeret dergjeshin
    neper burgjet e enver hoxhes, Xhufi krenohej per enverin jashte shtetit .”Studjues i historise”.Sic duket
    nuk eshte se ka qene i detyruar si shume te tjere por ka qene e ka ngelur enverist ne gen.

  4. I persekutuari dixhital says:

    O TUfi ,ti nuk je qen ,por me keto probleme te imazheve te para 70 vjeteve,vetem e vetem per tu bere ti faktor,je nje qen e bir qeni.

  5. Lumi says:

    Ca ke me Tepelenen mor Xhufi, pse te shqetson masa e vujtjes, ka qene vujtje madhe apo e vogel, nuk mjafton prania e femijve atje, nuk mjafton privimi I tyre nga lodrat, apo s’duron dot kur flasin keq per komunizmin se helbete dhenderr i atij sistemi je.

    1. Kryqi says:

      Nuk ka sagje te keqe,nuk mund ta gjykosh tjeterin per bindjet e tije.
      Malinjiteti qendron ne faktin qe Xhufi do ti shese ato bindje si “historian” kur ne fakt ben
      vetem nje propagande te ulet enveriste,nje zanat me eksperience 50vjecare te perfituar nga idhulli
      mjeshtri i disinformacionit ,Enver Hoxha. Simbas Pseudo komunisteve(vagabondeve) manipulimi i historise se djeshme vlen akoma edhe sot.
      Nje kamp PERQENDRIMI ne mes te te cilit kishte femije te pa fajshem “Historiani “Shqipetar e quan jo edhe
      aq te keq sa auschwitz !
      Ky eshte kulmi, A kane nipa e mbesa njerez te aferm te familjes,si e justifikojne monstren enveriste ne syte e femive inocente
      te kthyer ne viktima prej atij rregjimi brutal.Si mund te quhet kampi i Tepelenes,arritje e partise?

  6. I tillë je , sa herë që hap gojën says:

    Z.Agron , që je qen , këtë nuk e ve në dyshim askush !
    Ajo që nuk e dimë dhe presim të na i thuash , është
    se çfar rrace qeni je ! Të lutem shume , na i shuaj
    kërshërinë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje