FOTOT: 1-vjetori i ndarjes nga jeta, përurohet busti i kantautorit Françesk Radi

3 Prill 2018, 12:55Sociale TEMA

Miq, të afërm dhe dashamirës të muzikës së tij, u mblodhën sot pranë kodrave të Liqenit Artificial, për të përkujtuar një vjetorin e ndarjes nga jeta të kantautorit të njohur shqiptar, Françesk Radi. Përkujtim i cili u shenjua edhe me vendosjen e një busti të artistit, në vendin që ai deshi aq shumë në këtë qytet, ku me kitarën e pandashme krijoi meloditë e para.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se kantautori i njohur i muzikës shqiptare, përmes tingujve dhe teksteve të tij, ishte burim frymëzimi për shumë të rinj. “Franko ka ndryshuar shumë jetë njerëzish, ka prekur shumë individë e ka frymëzuar shumë të rinj. Për shumë njerëz ai ka qenë edhe arsye mbijetese në një situatë shumë të vështirë, ku fjala e lirë, muzika, opinioni, bindjet e lira kanë qenë sfidë për Shqipërinë. Vetëm ata që janë trima të vërtetë marrin guximin të sfidojnë në momentet më të vështira status-quon, realitetin, gjërat që ndodhin, të provokojnë një debat, atëherë kur të bëje një gjë të tillë, të kushtonte jetën. Ai i kushtoi vitet më të bukura të jetës, e megjithatë detyra e gjeneratës sonë, e një brezi të ri që merr stafetën nga një gjeneratë tjetër, është të mos harrojë dhe të kujtojë”, tha Veliaj.

Bashkëshortja e kantautorit, Tefta Radi falenderoi të pranishmit për kujtimin e veprës së Frankos. “Për mua, për familjen, për të gjithë adhuruesit e Frankos është një kënaqësi e madhe që e lemë mes njerëzve. Ai do të mbahet mend si kantautori i parë shqiptar, si i riu që solli risinë në muzikën shqiptare, që futi modernen, për të cilën nga diktatura u dënua afro tre dekada, iu hoq e drejta e krijimtarisë në fushën e muzikës së lehtë, pa ia shuar kurrë pasionin për muzikën, sepse edhe në Pukë, edhe në Fushë-Arrëz, Frankoja punoi me të njëjtin pasion. Është një kujtim vërtet i bukur, faleminderit Bashkisë së Tiranës, faleminderit z. Veliaj për gatishmërinë. Është një mrekulli”, u shpreh mes emocionesh Tefta Radi.

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se busti i artistit të njohur në Parkun e Liqenit do të shërbejë edhe si një nxitje për sjelljen qytetare. “Jam shumë i lumtur që ky ‘xhevahir’, ashtu siç ishte në të gjallë, është sot një stoli për Parkun madh të Tiranës, sepse Franko mbillte përditë qytetari”, tha ai. Mandej, shtoi se fushata e biçikletave që do të nisë së shpejti, e ka kolonën e saj zanore. “M’u kujtua kënga e Frankos, “Biçikleta”, dhe mendoj: Asgjë nuk nisi sot! Gjithmonë, ka pasur njerëz që këto ide avangarde për pemë, biçikleta, qoftë me këngë, qoftë me një frymëzim tjetër, i kanë shtyrë në shoqërinë tonë. Ndaj, më vjen mirë që tashmë e kemi edhe ne kolonën zanore për fushatën e biçikletave me ‘Biçikletën’ e Frankos”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi se Amfiteatri i rinovuar, një nga monumentet më të dashura të Parkut të Liqenit, falë punës së Bashkisë së Tiranës, do të rikthehet si skena më e madhe e muzikës, ku qytetarët mund të shijojnë artin e vërtetë pranë natyrës.

“Kjo rrugicë na çon tek Amfiteatri i rinovuar, që do të jetë ndoshta skena më e madhe e muzikës që donte Franko, që kompozonte dhe që luante, dhe besoj që do të jetë një shteg shumë i ëmbël për të gjithë ata që do të marrin fëmijët përdore dhe për t’u treguar se kush ishte, çfarë bënte në kohët kur ishte shumë e vështirë të flisje, të kompozoje, të këndoje. Për qytetin tonë është dinjitoze që të kujtojmë njerëzit që kanë vlera, ata që kanë lënë një gjurmë, që kanë transformuar jetët tona”, tha ai.

Më pas, familjarët mbollën edhe disa pemë pranë bustit, në nderim të figurës së kantautorit, i cili njihet ndryshe edhe si këngëtari i liqenit. Pjesë e mbjelljes ishte dhe kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Ines Muçostepa, për të kontribuar në shtimin e gjelbërimit të Parkut.

21 komente në “FOTOT: 1-vjetori i ndarjes nga jeta, përurohet busti i kantautorit Françesk Radi”

  1. fffff says:

    Rrumpalle hesapi? Car kryeveprash paska lene Francesku qe ju dashka bust? Nje kengetar i rendomte qe nuk e mban mend njerei?

  2. ta says:

    e keni qare,por i ziu do rrije ne shi e debore ne te nxehte do pervelohe,nuk ju vjen keq te pakten ti benit nje strehe.

  3. Vlonjati says:

    Po mire ..kush e ka bere bustin ? Asnje emer spashe ..

  4. santiago says:

    si ka mundesi me dy kenge te kenduara ketij i bene bust..VK

  5. Ķol says:

    Po te na kishte ardh keq per kete artist te mrekullueshem,duhet ta kishim ndihmuar,kur ai ishte i semure dhe kishte nevoje per ne.Po ne e braktisem ate, ashtu si gjithmone qe jemi mesuar t’i braktisim vlerat dhe t’i kushtojme me shume rendesi antivlerave te dashur miq.respekt vepres se Francesk Radit.Kol nga Gjermania.

    1. arjan cani bir k...e says:

      Kol!!! nuk me thua se pervec se dy kenge te kenduara nga Francesku cfar tjeter ke degjuar qe e quan artist te mbrekullushem

      1. Bardhi Tolabi says:

        Mund te besh dhe vetem nje kenge e te metesh I paharruar.Shume kenge kane keta “kantautoret” e tallavave,por qe I Harron mbasi I degjon…

  6. A. says:

    Sipas Jozef Radit, vepra eshte realizuar nga Ardian Pepa! Ardiani eshte nje artist e njeri i rralle nga Fushe Arrezi.

  7. Moisi Golemi says:

    Bust??? Eshte dtatuje, o gomere. Bust quhet nga gjoksi e lart.

    1. fffff says:

      Edhe statuje te jete, eshte ndotje ambjenti. Po ashtu i bej edhe une babait tim te ndjere qe ka po aq merita sa Franko. Paret i kam se jam emigrant dhe sa here dal nga liqeni nxjerr mallin. Cfa behet po te veprojme te gjithe ashtu? Ne kemi statuja budallenjsh neper rruge si Azem Hajdari, dhe lloj lloj rrotkaresh si Ahmet Zogu qe e la popullin e vet dhe iku me tonelata me flori

      1. Moisi Golemi says:

        Nuk ka statuje ende Vace Zela apo Tonin Tershana. Dhe ka ky, qe askush s’i mban mend ndonje kenge, pervec ndonje titulli.

      2. ELIOT says:

        ti fifi paske qefe bustin e enverit me ha mendja ;; babi jot ja thithe bolshevikeve ;;; cesku ja trullosi mendjen sa e ben armik dhe e interrnuan ;;;nag frika ;;;cfare bene dhe ti santiago dhe te tjeret mbylleni rupin zgjebsa ;;se kompozitori cesk radi e meriton dhe po ta leojnte enver trapi daja jot skizofren ;; francesku do te ishte si albano si zukero si Zdravko colic si shum kengetare qe bene shume albume ;;por qeveria e dhjere se la te qete ;; e kuptoni bolet e demokracise ;;apo ;;;

  8. Roberto says:

    Francesk Radi nje muzikant shume i mire,kantautor dhe kitarrist qe kompozoi dhe kendoi kenge nga me te bukurat ne vitet 70′. Te gjithe artistet duhet te perkujtohen me respekt por mua me vjen keq per komentuesit e mesiperm qe nuk e njohin nga afer dhe nuk ja njohin kontributin ne fushen e muzikes se lehte. Nderim dhe respekt per Frankon mikun tone.

    1. fffff says:

      Nuk tha njeri Franko nuk ka qene i persekutuar apo burre i mire. E vetmja kengetare qe la dicka ishte Vace Zela. Pyet publikun kush ishte Franko e shumta e shoqja dhe Veliaj e dine, aq i famshem ishte

  9. Prenga says:

    Franko ishte nje njeri sh i mire; dhe si artist. Por statujat ngrihen per njerez te nje kontributi te vecante ne nje fushe te caktuar, te cilen kane bere histori si psh. Cesk Zadeja. Ngritja e statujes nuk mendoj se eshte e duhur, panvaresisht vlerave te Frankos. Ne nje vend ku i ngrihet bust apo statuje Azem Hajdarit, cdo gje mund te presesh. Pershendetje, GB

  10. Eduart says:

    Ato qe shkruajne komentet negative, me siguri nuk I kane jetuar vitet ’70 , nuk e dine as historine e festivalit te 13, por njohin vetem tallava. Bravo bashkise se tiranes, mu duk ne pamje te pare si statuja e Paul M’ Caurtney ne Havana!

  11. Ali Pashe Tepelena says:

    Francesk Radi ka qene njeri shume i mire dhe ka lene nje trashegimi te pasur mbrapa.

    Do kishte ecur shume me shume na karriere sikur te mos kishte kaluar trauma nag regjimi komunist.

    Kjo gazete eshte e mbushur me lloj lloj vemjesh qe mbrojne edvin drogen dhe e bejne socipatin enver hoxha engjell te kulluar

  12. USA says:

    KY TERE JETEN DY KENGE KISHTE KANTAUTOR LESHI ISHTE SHUME SIMPATIK

  13. kenga qe me mungon says:

    Me lumturon kjo qe ka bere bashkia e Tiranes per Françesk Radin. Ai ka qene idhulli i kohes ne rinne tone qe me kengete dhe muziken e tij na bente te mos ndjenim asgje te keqe ne veten tone. Françesku, kudo qe shkoi apo e shpune, nuk rreshti se punuari me muziken e tij dhe kjo tregoi fuqine e tij njerezore qe njeriu ne çdo rrethane e kushte , kur eshte pasionant e i perkushtuar per diçka por dhe per njerezit, gjen forca e e perballon jeten duke u krijuar edhe te tjereve shijen e mire. Françesko dhe Tefta ishin si dy yje te rene nga qielli ne pozicionet e tyre. Sa mire ka bere bashkia me kete menyre! Keqardhje per ca komentues me larte qe tregojne se sa funderrina jane ne kete bote kaq moderne por dhe te trazuar. Dhe jane moshe e re, por qe nuk u gjene asnje çike rini brenda tyre, se rini do te thote zjarr, dashuri, kenge. Nje kujtim per Françeskun qe do te çlodhe gjithe vizitoret duke e pare e duke e kujtuar.

  14. Doci says:

    Z. Velia! Te lutem ngri nie statuje per anene time. Ajo ishte aktivistja me e madhe e fshatit tim, ka nje kontribut te madh se te gjitha grate e fshatit i beri prostituta.

  15. Respekt says:

    Si ka mundesi te lexoje njeriu kaq ligesi. Vepra eshte e bukur dhe Francesku ka qene nje artist dhe njeri shume i mire. U shtofshin vepra te tjera per te tjere njerez te shquar qe te zbukurojne parkun dhe qytetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje