Nga Nertila Dosti
Takimet që komuniteti LGBT ka zhvilluar në gjimnaze shkaktuan një reagim të fortë të opinionit publik. Psikologët thonë se shkollat nuk janë ende gati për debate të tilla dhe këshillojnë komunitetin LGBT të jetë i kujdeshëm me informacionet që transmeton në këto takime.
Psikologët këshillojnë që komuniteti LGBT të jetë i kujdeshëm në informacionet që komunikon në takimet me nxënësit, pasi mund të ndikojë në orientimin seksual të atyre të rinjve që ende janë në dyshime.
Takimet i cilësojnë pozitive për aq kohë sa informacioni është me karakter edukativ dhe jo i tepruar.
Psikologia, Oneda Kabashi, i sheh ende larg shkollat nga ky debat. Sipas saj të rinjtë ndeshen me shumë probleme të tjera sociale që kanë nevojë për vëmendjen e drejtuesve të shkollave.
Adoleshenca është mosha kur të rinjtë nisin të kuptojnë orientimin e tyre seksual.
Në këtë moshë, këshillohet biseda me prindërit si dhe psikologëve.(oranews)
Keta psikologet te fillojne e te edukohen me shume mbi praktikat e perendimit me fushatat e sensibilizimit te fokusuara sipas temave te ndryshme, e mos te bien pre e fobive shpellore dhe propagandes opozitare qe sic po saboton progresin ligjor e ekonomik, po e shtrin doren edhe tek aspekti i te drejtave te njeriut qe ka te njejten peshe kur matet progresi i vendit nga BE. Eshte e qarte tashme se sulmi mbi LGBT eshte i mireorkestruar nga opozita me qellim qe te provokoje pakenaqesi nga BE, e cila me pas eshte e detyruar t’ja terheqe veshin qeverise. Dhe opozita ka interes ne kete gje, qe vendi te paraqitet problematik ne cdo sfere. Por edhe psikologet ne vetvete nuk mund te thuhet se nuk kane interes ne kete teme, sepse perfitojne me shume nga nje klient konfuz, se nga nje klient i mireinformuar prej fushatave sensibilizuese. E shohin shoqaten e LGBT si konkurrente. Po u permiresua gjendja e LGBT-ve, nuk do kene me nevoje per psikologe per te luftuar depresionin qe pesojne nga bullizmi e per seanca te kota konvertimi. Do ishin te pranuar sic jane pa bullizem, e si rrjedhoje me me pak depresion e me me pak deshire per konvertim.
Larg duart nga shkolla lgbt. Nqs femijet duhen informuar, ministria le ti fusi ne programin mesimor.
Por keto pacavure organizata larg durat mga shkollat.