Nga Erjon Braçe
Po mor po, Luli, Monika, Edi dhe cilido që ka shtëpitë e tyre, do paguajë më shumë taksë për shtëpinë!
Sot paguajnë veç 100 lekë në muaj taksë.
Po, pensionistët do të paguajnë zero lekë taksë, familjet me ndihmë ekonomike do të paguajnë zero lekë taksë, familjet në shtëpi të para 1993 do të paguajnë 30% më pak taksë, të gjithë bashkë mund të paguajnë edhe 30% të tjera më pak taksë!
Por jo Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Edi Rama!
Drejtësi për shqiptarët e ndershëm, edhe me taksën e shtëpisë!
Nuk do paguajë Lulzimi e Monika?
Do paguajnë si Çeçua!
Dua ti drejtohem cdo shqiptari te ndershem qe sapo degjoi thirrjen e dy zengjineve te rinj per te mos paguar taksat;
Miqte e mi!
Lulzim Basha dhe une banojme ne nje rrugice!
A e dini sa eshte taksa e shtepise qe ne paguajme?
Ua them une, meqe nje i paditur por parelli qe nuk sheh kurre faturat e tij-Lulzim Basha, nuk ua thote:
100 lekë në muaj!
Pra, Lulzim Basha me nje shtepi mu brenda ne park, ne katin e fundit te nje kulle, te madhe dy kate-minimumi 300 metra katrore, paguan vec 100 lekë në muaj taksë.
E kuptoni-100 lekë në muaj taksë për shtëpinë!
Une banoj ne vec 80 metra katrore dhe paguaj po kaq, 100 lekë në muaj taksë.
E padrejtë sa më s’ka.
Por akoma me e padrejte eshte per te gjithe ata ne kete rrugice qe kane nje shtepi edhe me te vogel se une, pra me pak se 80 m2 shtepi!
Ata paguajne sa une dhe, cmendurisht sa Lulzim Basha!
Por tmerresisht e padrejte eshte per ata qe, banojne ne te njejten rrugice por ne pallate te ndertuara para vitit 1993!
Edhe ata paguajne njesoj sa Lulzim Basha!
Çfarë kemi bërë ne? Kemi bërë drejtësi!
Ne nuk duam qe Lulzim Basha per shtepine e tij ne dy kate, per zyren e tij ne kullen perballe stadiumit, per disa apartamente e zyra te tjera ne kullen e ish- Klanit, per megashtepine ne Lalez, të paguajë vetëm 100 lekë në muaj taksa!
Pra, duam qe kush e ka shtepine e stermadhe dhe te shtrenjte si Lulzim Basha, te paguaje takse me shume!
Eshte e turpshme qe Lulzim Basha te paguaje sa nje pensionist:
100 lekë në muaj!
Do ta detyrojme Lulzim Bashen te paguaje me shume, fiks aq sa i takon per nje pasuri kaq te madhe, sipas metrave që ka dhe çmimit për çdo metër që ka!
Kete do bejme edhe per shtepite e stermedha te Monikes!
Po mo po, edhe per shtepine e Edi Rames!
Te gjithe ata qe kane keto pasuri te paguajne me shume!
Te tjeret sipas asaj qe eshte e drejte dhe e ndershme;
Pensionistet: zero leke takse per shtepine!
Familjet me ndihme ekonomike: zero leke takse per shtepine!
Familjet qe banojne ne shtepi te ndertuara para vitit 1993: 30% me pake takse!
Te gjithe bashke, mund te fitojne nje ulje tjeter-pertej kesaj, deri ne 30% te tjera me pak!
Kush e ka pasurinë më të madhe dhe me më shumë vlerë, do paguajë më shumë.
Cilet jane?
Këta të dy që dëgjuat të thonin se nuk duan të paguajnë taksa!
Lul e Mona, do paguani si gjithkush qe ka bere pasuri kaq te madhe si ju!
fix ,e ka fajin Rama me administraten e qelbur qe ka kjo eshte rilindja e EDI RAMES maje me shenet Rama
Problemi me i madh eshte se si shperndahen parate e mbledhura.Nuk duhet te jene financime per te punesuar kollare dhe minifunde si keshilltare apo rrogetare pa fund.
Po nuk ka turp ky ciwaua qe tallet me shqiptaret? Une kur lexova titullin thashe se do ta detyronin lul bashen te paguante 230 mln eurot te vjellura ne rrugen e kombit ky dashka ta kepusi ne mese me pagesen nga 1.200 leke ne vite me 20.000 leke. O po q…in.i nenen ketij populli se mban. Me kete popull keni 100 vjet ymer.
Titulli qellimisht te jep pershtypjen sikur edhe Edi Rama do ti nenshtrohet vetingut dhe do paguaje vjedhjet e tij kolosale si dhe per Bunkerin 1 milionsh me leket e mamit.
–
Po kur lexon qe ky shkrim eshte nga Erjon Brace, i therret mendjes.
A ja vlen te lexosh me tej deri ne fund shkrimin e autopolantit te prishur?
o Erion kujt do ja fusesh ti? ne, sduam qe ata te paguajne shtepine ne duam qe atate shkojne ne burg per shtepite e blera me parate e korrupsionit, je i vogel ti erion te ja fusesh popullit.
Erioni dashje pa dashje na tha qe Mona, Lulja dhe Edvini kane saraje zengjinesh. A do behet ndonje here transparence se si i justifikojne keto pallate keta? Apo me honorare e rroga si Shkerdheni me Argiten?
O Equal, jo vetem burg, por ti konfiskohen te gjitha padurite e luejtshme dhe te palujtshme, sepse keto pasuri nuk i kon vone me djersen e ballit.,por i kon von me anen e vjedhjeve….
Luli dhe Mona ti dali emri ne Fletrrufe.
Kaq mjafton.
Po bene autokritike ti japim pushime te shoqeruar me fletekampi
Para se te paguajne taksen e shtepise, te sqarojne si e vune pasurine , dhe ne rast se nuk munden tu konfiskohet ajo.
Se pari politikanet ti neneshtrohen ligjit, te jene te paster para tij, pastaj te flisni per kete .
Erjon.
-Te zotet s’ishit te vendosni nje kryetar te majte,
-te zote s’ini te ndiqni politika te majta,
-te zote nuk ishit te benit drejtesine,kaq vite,
-s.ini te afte per aderimin europian.
-te pa afte ne ngritjen e instuticioneve,
-te pa afte ne riorganizimin e administrates,
-te pa afte per tu pergjigjur veshtiresive,
-te pa afte per te qeverisur.
Ose vini mend e zgjohuni ose largohuni ndershmerisht si te pa afte.
Do te ish turp i madh per te majten,te neperkembet dhe shtyhet nga nje tufe idiotesh e kriminelesh.