Sipas parashikimeve nga kontrata per koncesionin e segmentit Milot-Morinë, të ardhurat e kompanisë pritet të jenë rreth 400 milionë euro gjatë 30 viteve nga të cilat rreth 338 do të financohen nga taksat dhe 61 milionë euro si subvencion për trafikun e munguar (shiko tabelën).
Sipas tabelës, në dhjetë vitet e para pritet që të merren nga trafiku i garantuar mes 8.5-10 milionë euro në vit. Përveç këtyre të ardhurave koncesionari do të marrë mesatarisht midis 1.5-1.7 milionë euro në vit nga buxheti për kompensim të trafikut të munguar.
Pas vitit të dhjetë pritet që të ardhurat vjetore nga trafiku i garantuar të rriten, në 10-14 milionë euro në vit. Në rritje do të jetë dhe kompensimi midis 1.7 deri në 2.7 milionë euro në vit.
Deri në fund të koncesionit, pas 31 vitesh, kompania ka të garantuara 400 milionë euro të ardhura, pasi nëse nuk i merr direkt nga trafiku, do i marrë nga buxheti. Mbi këtë shumë, ajo do të ndajë gjysmën e të ardhurave.
Të ardhurat parashikohen në rritje vit pas viti, duke supozuar trafik më të lartë, por nëse tarifa do të ndikojë në uljen e trafikut, barra do të bjerë mbi buxhetin, që do të duhet ta kompensojë atë.
Në kontratën e koncesionit, lidhja me të dhënat e trafikut nuk është publikuar. Sipas studimit të IFC–së që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës mars 2014-mars 2015 lëvizën rreth 5000 automjete në ditë.
Supozohet se me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera të shqiptarëve të cilat shkojnë në minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro.
Por nëse trafiku do të jetë mbi kufirin e supozuar nga IFC 5000 automjete në ditë, kontrata parashikon që fitimet e koncesionarit të ndahen përgjysmë me qeverinë.
Gjithashtu, kontrata ka paqartësi në lidhje me nivelin e investimeve, pasi në krye të saj, thuhet se do të investohen 40 milionë euro dhe më poshtë në brendësi të saj kur janë shpenzimet më të detajuara, vlera e punimeve llogaritet 100 milionë euro.
Sa fiton koncesionari
Korporata Financiare Ndërkombëtare konsultente e qeverisë për koncesionet llogarit se për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit duhen shpenzuar 45.6 milionë euro, ndërsa në kontratën e koncesionit të miratuar nga qeveria, investimet nuk rrumbullakosen as në 40 milionë euro.
IFC llogariti se vlera mbi 45 milionë euro e investimit përfshin 15 milionë euro për urën e re në hyrje të qytetit të Kukësit, rreth 11 milionë euro për karrexhatat anësore, ndërprerja e kalimeve të paligjshme me 6,5 milionë euro, masat mbrojtëse të mjedisit 3 milionë euro, ndërtimi i sistemeve të pagesës 2.5 milionë, ndërsa ndriçimi dhe përmirësimi i masave të sigurisë, 7.3 milionë euro.
Koncesionari do të jetë përgjegjës për ndërtimin e urës së re të Kukësit, deri në fund të vitit 3 të periudhës së Koncesionit.
Ndërsa koncesionari do të jetë përgjegjës për përgatitjen e projekteve përfundimtare të detajuara. Shpronësimi potencial i kërkuar deri në 3 hektarë tokë, kërkon zhvendosjen e 5 familjeve.
Gjithashtu koncesionari do të investojë më pak fonde se rekomandimi i IFC-së. Mirëmbajtja rutinë gjatë gjithë periudhës së koncesionit do të kushtojë 199 milionë euro sipas studimit të IFC. Nga kjo shumë, 148 milionë euro janë shpenzime për mirëmbajtjen rutinë dhe 50.8 janë për mirëmbajtjen rutinë.
Ndërsa në kontratën që është në zbatim, vlera e investimit në mirëmbajtje për të gjithë periudhën e koncesionit është 14 miliardë lekë, pak më shumë se 100 milionë euro.
Në total shpenzimet e koncesionarit do të jetë 140 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga pagesat për të gjithë periudhën e koncesionit kalojnë minimalisht 400 mln euro. Ne total, koncesionari fiton 260 milionë euro për 30 vite.(Monitor)
I dolen te palarat ne opinoin kesaj kontrate. Ne cdo nen te saj pagaesat quhen takse, tani o eshte bere taksidar privati o taksa eshte per te hyre direkt ne buxhet dhe qeveria paguan privatin nga buxheti. Ajo kontrate qe paraqitet ne publik do jete fake,
Kjo Kontrate esthe SKANDALOZE. Keshtu i falet firmes per 30 vjet rruga e kombit dhe nese nuk fiton sa i do qejfi ja kompensojne taksapaguesit prape. KJO NUK ESHTE VJEDHJE POR RREPJE. Ai koncesionari s’ka pse ta vrasi me mendjen. Te rrisi taksen ne 30 euro dhe po nuk deshen ta perdorin shqiptaret aq me mire. Parate i merr nga shqiptaret nepermjet Taksave qe ja fal Rama dhe rruga nuk i demtohet, keshtu qe nuk harxhon as per mirembajtjen. SKANDAL. Sa litare po i lidh ne qafe Rama Shqiperise??????
Kujtoni vertete qe edhe pas 15 apo 20 vitesh ,pagesa e rruges do te jete 5 euro?,,,jo jo do te shtohet sipas inflacionit dhe do te behet te pakten 2-fishi.
Sa abuzime do behen.
400 milion garanti nga Fantomas Rama,..si hykan makinat si nuk hykan ,..oligarku i Rames eshte i garantum per 30 vite.
Sipas kesaj kontrate Rama do shpallet mbret ?
O militant te qelbur,.a e shikoni se kush po’ qeveris.
Voten e merr nga populli,..kujdesjen ja kushton oligarkeve ne kurriz te popullit ben muuuuuuuu
Kontrat e Rames le jasht pergjegjsise oligarket e rruges
Qe nga asfaltimi cdo 2 vite
Kullimi i rruges nga reshjet
Riberjen e rruges nga rreshqitjet
Riberjen e tunelit nga dukurit natyrore dhe mirmbajtjen
Pastrimi e bores dhe kriposjen
Sinjalistiken
Tarifat pa drejt rritje.
Gjith keto elemente mungojne
Mirmbajtje dhe riberje e rruges ,tunelit,ures e tjere ,kane kuptime te ndryshme
Dhe ketu ta ka fut koncesionari o Ramut apo mos vall ja ke fut ti popullit ne emer te mirmbajtjes.
shkrimi nuk eshte teresishti sakte.nuk jepen shuma per mirembajtje,per sherbimet dimerore(debore,akull)nuk jepen pagat e personelit dhe shuma ne cdo vit shoqeria aksionare detyrohet ti jape bashkise kukes cdo vit,konsumi i energjise ,mjeteve,karburantit.te gjitha duhet teparashikohen ne bilanc,madje edhe fatkeqsite natyrore,termetet rreshqitet,etj.thoni se fitimi eshte 230 milion ne 31 vjet.d.m.th.fitimi vjetor i bije te jete rreth 7000000euro.mos harroni,ne 4 vjet ne kete rruge u vodhen 230000000 milion euro per te cilat akuzohet basha lulzim,i biri i xhemalit.kerkoni te hapet kjo dosje,te gjukohet dhe te paguhet gjithe kjo shume.keshte kompensohet cdo gje.me mire te leme vete kompanine dhe organin mbikqyres te bejne bilancet.
Mos paguani kurre. Verini flaken asaj dhe shtetit kryemafios te edvin droges, birit te kurves anete
Po koncesionari kush eshte dhe a ka ai lidhje me qeverine?
Kastrati eshte
Po ku ishit o gazetare te kotsirave per me hulumtuar ma perpara?
A mundeni tash me pjeseyuar sa bejne keto per koke qytetari ne kukese…qe te kuptohet skandali i vertete.