Tatimet nuk do të bashkohen me Doganat: Ja pse u tërhoq Qeveria

29 Mars 2018, 20:29Ekonomia TEMA

Edhe pse e konsideroi si një nga reformat kryesore në administratën publike, qeveria është tërhequr nga bashkimi i Tatimeve dhe Doganave në një agjenci të vetme.

Burime për televizionin Klan bëjnë me dije se pas kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për të rishikuar këtë nisëm, është rënë dakord që të dy administratat të vijojnë punën të pavarura nga njëra–tjetra.

Mësohet se shkak i rishikimit të vendimit është edhe përmirësimi i punës së dy agjencive në vetvete, e se bashkimi i të dyjave do të sillte një çorientim në mbledhjen e taksave, apo ulje të të ardhurave në buxhet.

Vetë FMN në muajin Tetor 2017 kërkoi rikonsiderim të kësaj nisme dhe vlerësoi se ky proces do të kishte risqe të mëdha për buxhetin e shtetit.

Në programin  e qeverisë Rama krijimi i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave ka zënë vend që në mandatin e parë, por as 4-vjeçarin e shkuar nuk mundi të realizohej.

Reforma në këtë administratë synonte shkurtimin e procedurave të biznesit, uljen e korrupsionit dhe monitorimin më të mirë të punonjësve pranë këtyre autoriteteve.

2 komente në “Tatimet nuk do të bashkohen me Doganat: Ja pse u tërhoq Qeveria”

  1. Po says:

    HIhihi ne fakt aq keq eshte drejtuar kto vite sa dhe bashkimi u duhej. Edi hiq dore sa nuk eshte vone nga cupelinat. Po e shikon besoj planin si te ka shkuar pikiate….

  2. I URTI says:

    O EDI , A RRON NE KETE BOTE TI ?! A E DI TI , QE NE DOGANA NUK KA NDRYSHUAR ABSOLUTISHT ASGJE , QE NGA KOHA QE MBRETERONTE SHPELLARI BAJRAKTAR I VICIDOLIT ?! TI , DO E BEN KESHTU , PER TE MARRE PERQINDJEN TENDE , APO NUK KE HABER FARE SE CFAR BEHET NEPERT DOGANA ?! UNE QE PO TE FLAS KAQ I REVOLTUAR , JAM I MAJTE DERI TEK THONJTE E KEMBEVE , POR KJO QE PO THEM ESHTE E VERTETE AQ SA ESHTE E VERTETE DRITA E DIELLIT . GJEJ MENYRE PER TE VENE NJEREZIT E DUHUR DHE PER TA PASUR GJENDJEN NEN KONTROLL , SEPSE DOGANAT JANE BERE SI VRIMA E ZEZE NE UNIVERS , QE THITH ME QINDRA E QINDRA MILIONE LEKE NE DITE ! ! !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje