Një defekt teknik në Eurocontrol ka shkaktuar probleme në trafikun ajror në Europë.
Lajmin e bën të ditur vetë agjencia në faqen e saj, ku saktëson se problem ka të bëjë me Enhaced Tactical Flow Management System, d.m.th. sistemi që mbikëqyr fluturimet në Europë.
“Nga 29 500 fluturime të programuara në rrjetin europian, rreth gjysma mund të kenë vonesa për shkak të defektit të sistemit”, thuhej dje në një njoftim të Eurocontol. (TemA TV)