Paralajmërimi i ish-gjeneralit rus: Bota është në prag të luftës së fundit në historinë e njerëzimit

3 Prill 2018, 19:26Bota TEMA

Ish-gjenerali rus Evgeny Buzhinskiy, ka paralajmëruar botën se është në prag të “luftës së fundit në historinë e njerëzimit”, në mes të pasojave diplomatike mbi helmimin e një ish-spiuni në Mbretërinë e Bashkuar.

Evgeny Buzhinskiy, i cili i shërbeu 41 vjet në ushtrinë ruse, tha se përjashtimi i diplomatëve nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar, është më “keqe se sa Lufta e Ftohtë”.

Një luftë e vërtetë. Më e tmerrshme se sa Lufta e Ftohtë, është një luftë e vërtetë.

Do të jetë lufta e fundit në historinë e njerëzimit”, shtoi ai.

Kur prezantuesi e pyeti nëse çështja Skripal mund të çonte drejtpërdrejtë në luftë, Buzhinski u përgjigj:

Jo helmimi, por presioni.

Shtetet e Bashkuara po e shtyjnë këtë çështje vazhdimisht.

Çfarë po dëshirojnë të arrijnë ata? Do të arrini ndryshimin e regjimit? Është e padobishme,” shtoi ai.

Buzhinski, i cili doli në pension me gradën e Gjeneral Lejtnant në vitin 2009, u pyet nga nga Nick Robinson i BBC Radio 4.

Ai tha se sa më shumë t’i bëhet presion Rusisë, aq më shumë shoqëria i afrohet presidentit.

Ju nuk i njihni rusët. Sa më shumë që i bëni presion, aq më shumë shoqëria i afrohet presidentit.

Ju na dëboni diplomatët, ne i dëbojmë diplomatët tuaj, ju dëboni vazhdimisht, cili është hapi i radhës?

Kjo është një shkelje e marrëdhënineve diplomatike. Për ta mbërthyer Rusinë është një gjë shumë e rrezikshme”, theksoi ai.

Britania dhe aleatët e saj kanë akuzuar Rusinë për helmimin e ish-spiunit të dyfishtë dhe vajzës së tij në Salisbury, muajin e kaluar.

Hetuesit thanë se një agjent nervor i grupit Novichok, që është bërë në një fabrik në Rusi, është përdorur në helmimin e Skripal dhe vajzën e tij.

Viktimat e sulmit me gaz nervor u gjetën të shtrirë në një park dhe u transportuan me urgjencë për në spital, ku ndodhen në gjendje kome.

Mjekët thonë se Julia nuk është më në gjendje kritike dhe po “përmirësohet me shpejtësi”, ndërsa babai i aj është ende në gjendje kritike.

Rusia e mohon me forcë se është pas helmimit dhe ka kërkuar të vizitojë Julian në spital.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, ka sugjeruar që shërbimet e inteligjencës britanike mund të jenë pas sulmit, në mënyrë që ta largojnë nga Brexit.

Ai argumentoi se Rusia nuk kishte asnjë motiv për të sulmuar z. Skripal, i cili ishte ish- agjent i dyfishtë i MI6, i lëshuar në një shkëmbim të spiunazhit 2010.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje