Komisioni "Tahiri" thërret Bashën për një kabllogram të ambasadorit të SHBA

4 Prill 2018, 13:52Politika TEMA

Komisioni i posaçëm parlamentar i hetimit “Tahiri” ka thirrur mbledhjen e Komisionit hetimor për rastin Tahiri për të plotësuar planin e hetimit.

Nënkryetarja e komisionit hetimor, Ermonela Felaj tha se nuk ishte e domosdoshme që të thirrej opozita pasi që në mbledhjen e kaluar ishte lënë që takimi i ardhshëm të ishte sot në orën 12:30.

Gjatë leximit të pjesës së maxhorancës sa i takon planit të hetimit, Felaj tha se do të thirret në komision edhe kreu i PD-së Lulzim Basha për një kabllogram të ish ambasadorit Uidhers në vitin 2009.

Administrimi i kabllogramit të nëntorit 2009 me titullin që shprehej shqetësimi i ambasadës amerikane lidhur me Agron Kuliçajn ku thuhet: Burgaj e ka shprehur se ka problemet e tij me Kuliçajn.

Burgaj është i intimiduar pasi Kuliçaj është njeri i afërt me kryeministrin”.

Na duhet një dëshmi e Bashës dhe çfarë shqetësimesh zyrtare, çfarë përgjigje ka dhënë kur i është referuar ky shqetësim nga ish ambasadori Uidhers”, tha Felaj.

Sipas saj “Sa lëndë narkotike është sekuestruar në portin e Durrësit nga 2005 deri në 2013. Do mbledhim të dhëna që lidhen me gjendjen e funksionimit të radarëve deri në 2013.

Do sqarojmë edhe rrethanat se si është arrestuar Dritan Zagani dhe në çfarë faze është procedimi ndaj tij.

Do marrim informacion se në cilën periudhë është regjistruar në QKR Arbër Cekaj (Kuliçaj).

Do marrim të dhëna për sasitë e sekustruera dhe hetimin pasuror për rastet nga 2005 deri tani.

Do na duhen të dhëna se cilat janë pronat e Balilajve, kush janë kontratat e qerasë, kur është bërë privatizimi i hotelit të tyre në Sarandë.

 Pjesë e hetimit do të jenë të dhënat për diplomatë e nëpunës të ndryshëm të përfshrië në trafikun e drogës”.

1 komente në “Komisioni “Tahiri” thërret Bashën për një kabllogram të ambasadorit të SHBA”

  1. ela says:

    shyqyr qe u kujtuat.jo mo jo duhet me themel dhe per cdo gje ,gjarprit priji koken se te ha pstaj.dhe gjarperi eshte Ilir Pasuria,shkelzeni dhe gjidhe qelbesirat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje